Shkruan: Medai Shaholli
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Para afro një dekade më parë dy udhëheqësit kosovarë rrufjanët Hashim Thaçi dhe Isa Nustafa, kanë nënshkruar ‘Asociacionin e komunave serbe’ si shenjë e vullnetit të mirë në marrëdhëniet serbo-shqiptare si kompromis dhe altruizmit të paparë në diplomaci.
Fatmirësisht, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e rrëzoi atë stisje antishqiptare si të papërputhshme me kushtetutën dhe ligjet e saj që bie ndesh me to.
Sot, pasojat e asaj marrëveshje ndihen fuqishëm te faktori ndërkombëtar, ku janë intesifikuar presionet e eskortave diplomatike si Lajçakët dhe Eskobarët ndaj qeverisë së Kosovës, për ta miratuar ‘Asociacionin’ i cili nuk është tjetër veçse një ‘Republika Srpska’ brenda Kosovës.
Nga ana diplomatike qeveria e Kosovës është e përfaqësuar dobët dhe nuk i bën dot ballë valës propagandistike shoviniste serbe për ta zhvatur veriun e Kosovës me sajesën grabitqare Asociacioni i komunave serbe, si hap i parë drejt shkëputjes që defakto në veri të Kosovës ka ndodhur tashmë.
Kurse diplomacia shqiptare dhe Edvin skuthi në këtë rast janë pranë vëllamit Vuçko dhe jo me kosovarët, pasi ata kanë zgjedhur një lider tjetër nga çfarë dëshironte Edvini, ndaj mbështetja është për opozitën e djeshme e cila kishte nënshkruar ‘bosnjëzimin’ e Kosovës me miratimin e mortajës Asociacion.
Eskortat diplomatike e kanë dhënë tashmë ‘ultimatumin’ ndaj Kryministrit Kurti për formimin e Asociacionit i cili do të themelohet edhe pa dëshirën e qeverisë!
Këto lloj politika të shantazhit dhe presionit për të skëputur copa territori nga Kosova si shpërblim për Serbinë gjakatare dhe aleaten e vetme të Rusisë në Ballkan, janë politika neokolonialiste të një kohe të perënduar që mesa duket qëndron akoma në kokat e sëmura të Europës plakë.
Fushata e egër politike që kanë ndërmarrë ndërkombëtarët ndaj sovranitetit të kontrolluar të Kosovës duken si haptas si qëndrime të njëanshme antishqiptare dhe paraqesin shkelje të rëndë të sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës të cilën perëndimi e ka njohur dhe duhet ta respektojë.
Eskortat diplomatike të cilat po bëjnë presion ndaj qeverisë së Kosovës për të pranuar një ‘Republika Srpska’ të re në Kosovë le t’i propozojnë më parë qeverive të tyre Asociacione hispanike për Teksasin apo Kaliforninë apo Asociacion për baskët në Spanjë.
Përse këta ‘altruistë’ nuk kanë atë inkurajim siç e kanë për Kosovën dhe t’i kërkojnë Beogradit të themelojë për luginën e Preshevës një Asociacion të komunave shqiptare !
Ndaj shantazhit të eskortave diplomatike qeveria Kurti duhet marrë një vendim para popullit dhe të deklarojë;
Se qeveria e Kosovës preferon dorëheqjen më parë se sa të pranojë një ‘Republika Srpska’ brenda në Kosovë, miratimin e mortajës Asociacion le ta bëjë opozita ashtu siç e ka bërë më parë, pasi siç thonë ata liria ka emër, një meritë që ata ia atribuojnë vetes së tyre gjë që nuk qëndron, pasi edhe tradhtia gjatë luftës dhe pas saj ka emër!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!