BUZANA DHE MESANA

01
Jun
2023

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti
1. Buzanë-a: Buzë + Anë; qytet buzë dy anëve, tokave, brigjeve, në ngushticën që e ndan Ilirikun dhe Anadollin.
2. Mesanë-a: Mes + Anë; qytet mes dy anëve, Sicilisë dhe Kalabrisë.
Dy qytete të shqiptarëve të lashtë (ilirë-dardanë), kur nuk kishte në këto anë, as grekë e sllavë, as mongolë e tartarë, me emra të kuptueshëm, të qartë e të pastër edhe në gjuhën e sotme shqipe.
Të thuhet e vërteta dhe të shkruhet historia ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën e largët dhe atë më të afërme, nuk duhet të nënkuptojë shovinizëm, racizëm, urrejtje, por thjesht mësim dhe njohje mbi të vërtetën.
Banorët e sotëm të këtyre viseve, të lindur e rritur në këto qytete, nga gjyshërit e baballarët e tyre banorë të këtyre qyteteve, këtu e kanë atdheun e tyre, gjënë më të çmuar që kanë në jetë, por e vërteta nuk duhet të mohohet, shtrembërohet e falsifikohet, sepse vjen një ditë kur duhet të skuqemi përpara fakteve dhe historisë, të cilat gjithnjë e më tepër, çdo ditë e më qartë i dëshmojnë hulumtimet shkencore, nga arkeologjia, gjuhësia, etnografia, edhe analizat dhe studimet në fushën e gjenetikës.
(1. VI. 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk