Çanak: Nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë, manastiret ortodokse u përvetësuan nga Serbia

06
Sep
2023
Tha: Nenad Çanak

“Mashtrimi më i madh është tek identiteti ta quajmë i popullit serb, i cili përmes falsifikimeve po shfrytëzohet për synime politike. Siç e di unë dhe siç e dinë ti, në Kosovë nuk ekziston asnjë manastir serb. Ato janë manastire ortodokse. Manastire ortodokse. Pastaj është gjë tjetër që serbët ato shenjtore i përvetësuan. Në çdo shkrim deri në shekullin e XIX njerëzit janë identifikuar
sipas religjionit sepse nuk ka pasur kombe. Kombet janë themeluar në shekullin e XIX”, pohoi 63-vjeçari.
Kujtojmë se para dy vjetëve, ai ka vizituar së bashku me djalin e tij varrezat në Mejë të Gjakovës.

Në shumë intervista të dhëna, politikani ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta pranojë realitetin e ri të krijuar në Ballkan.
Ndryshe, Çanak një kohë ka qenë edhe kryetari i kryetari i Parlamentit të Krahinës Autonome të Vojvodinës në Serbi.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk