ÇDO DITË QË PO KALON NË MITROVICË SOVRANITETI YNË PO PËRPARON?!

11
Jun
2024
Shkruanë: Fadil Shyti

… Pasi pimë kafet për shtatë palë qejfe, vendosëm të vizitojmë qytetin tonë verior Mitrovicën me rrethinë.
Me Fevziun, vizituam vendet që dikur kemi shëtitur si “Poletin”, ishim te shkolla teknike, pastaj, iu qepëm kodrinave, në të dalë nga qyteti pamë një pallat të ardhacakëve ku nuk punohej, aty ishte ndaluar ndërtimi. Biseduam: ja sikur të veprohej kështu nga Opozita, tani nuk do të kishim ndërrimin e strukturës demografike të popullsisë, 90% ishim banorë shqiptarë, tani jemi kontrast në favor të ardhacakëve serbë gjatë pasluftës. Kjo veç tjerash qe goditja më fatale për ne shqiptarët. Ikja nga trojet nga dhuna serbe dhe zv, i atyre që Serbia për ‘ta derdhi milionat…
Dua të theksoj që, meqë po thuhet se: Car Llazari, ai Kryekriminel, qenka me prejardhje shqiptare, si dukej e kishte marrë malli me na parë, bash sikur ne atë qen bir qeni, i bëmë një vizitë duke i hedhur mallkimet tona!…
Pastaj, u ngjitëm përpjetë kah Kodra e Minatorve.
Morëm ajr të pastër të atdheut te përmendorja e luajve të nëntokës shqiptare.
Pushuam rret 15 min dhe morëm ca foto kujtime përballë kalasë Iliriane të Zveçanit.
Krejt të qetë, zbritëm, (paparalmërim), te Dardan Ahmeti, djaloshi bujar i shokut tonë dhe vëllait të idealit, Rexhep Ahmetit, i cili tani nuk është vetëm fizikisht në mesin tonë.
Me Dardanin evokuam kujtime nga më të mirat për Rexhepin dhe rromuzet e mia me Dardanin kur ishte pionier…!
Pasi kërkuam leje, mezi na lejoi…
Me ndjenja mallëngjimesh u larguam, për të vizituar pastaj, ndaj rrugës më tej shokun, Ali Kadriun, vëllain e dëshmorit të atdheut, Kadri Kadriu.
Lavdi dëshmorit, piktorit dhe poetit atdhetar, Kadri Kadriu!
I paharruar babai, shoku e vëllai ynë i idealit, Rexhep Ahmeti!
9 Qershor, 2024
ÇDO DITË QË PO KALON NË MITROVICË SOVRANITETI YNË PO PËRPARON?!
Çdo ditë rrebeshet e ujërave të “rrëmbye-
shëm” po bien, bubullimat trishtuese të mashtrimit dhe të frikës, po bien, bashkë me maskat e mitit të pathyeshmërisë, nga “të fortit” serbo-shkijëvve: ardhacakëvevdhe llaskucëve “shqiptarë” mendje-. pakëve që mendojnë dhe veprojnë me zorrët, jo me trutë po fundosen në kënetat e pista të turpeve dhe të krimeve, të hajnive të babëzinjve serbë dhe shkijë të fusnotës “kosovo”,
po kapen si minjtë pacovë të majmur, po mbyten e po vetëfundosen rreth e rrotull, përballë vendosmërisë të Albinit dhe të qeverisë “Kurti 2”, të LVV që në punë të mbara nuk po e bëjnë fjalën 2.
Çdo premtim me peshë kombëtare po realizohet. Poashtu, edhe shqiptarët po ndërtojnë banesa të reja, pra po kthehen në shtëpitë e tyre, ca ngadalë, por të siguruar, padyshim.
Andej urës që “po i ndanë” shqiptarët, kanë hyrë në qarkullim shumë punë dhe biznese, jo në të zezën si dikur me pisat kriminelë,
por në punë të mbara me popullin tonë, por edhe me fqinjët serbë që nuk po pranojnë të bëhen shtroja këpucësh (rregzina) të Beogradit.
Nderime shqiptare, miku im, Plis Bardhi!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/06/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk