Ç’ËSHTË KJO HESHTJE SHQIPTARE ?

29
Jan
2023

Shqipëri politike thuaje një fjalë,
Veriut t’Kosovës shpirti mos me i dalë!
Shikoje Sanxhakun tonë t’ngratë,
nese e mban mend ku është n’hartë!
.
Don t’merr Veriun e Kosovës, Serbia.
Sdo t’këtë më ëndërra Shqiptaria;
Sanxhaku nga trungu largohet !
Bashkimi kombëtar perjetë harrohet!
.
Po ti ku je Maqedoni Shqiptare,
për Veriun t’Kosovës sndjenë gjë fare?
Se sheh t’ka hyrë n’hise prap Sulltani!
Sy dhe fytyrë t’ka mbuluar jorgani!
.
E ti Kosova e jonë Lindore,
tue flejt n’gjumë po pret fitore !
Raketat-minare nuk ndihmojnë!
Cari e Sulltani bashkëpunojnë !
.
Ç’është tërë kjo heshtje shqiptare?
Po su bashkuam heshtja bëhet vrastare!
Serbia n’Perendim ka fituar miqësi!
E ne n’mes veti prore n’armiqësi !
.
Presioni që i bëhet Qeverisë së Repubikës se Kosovës nga Perendimi për lëshime ndaj Serbisë do t’duhej t’lehtësohej nga opozita e Kosovës, Shqipëria politike, nga Maqedonia politike shqiptare nga Lugina e Preshevës e bile edhe nga Mërgata shqiptare.
E drejta, trashegimia, historia janë n’anen tonë por edhe fuqia diplomatike-politike… do t’ishin n’anen tonë po mos t’lejonim ti ngjanim Lindjes së Aferme e t’Mesme dhe po t’rezistonim si një popull i njësuar.
Perendimi po kërkon e ngulmon qe çmimin për mos nisjen e luftes nga Rusia e Serbia n’Ballkan, ta paguajmë ne shqiptarët !
Daçiç i tha dinakërisht Turqisë së fundit “perdorni ndikimin n’Prishtinë për krijimin e Asociacionit serb n’Kosovë “. Kjo i bjen “një e gjuajtur dy t’qelluara” për ata që e marrin vesh.
Serbia paraqitet mbrojtëse e Evropës ndaj islamizmit n’sytë e Perendimit. A nuk na i krijoj Evropa, Serbinë dhe ca shtete t’tjera mu në truallin tonë që t’mbrohet nga islamizimi ?
Shtylla kryesore e historisë së kombit tonë është Gjergj Kastrioti Skenderbeu me shumë shokët e tij trima e besnik. Ne po vazhdojmë t’shkelim mbi këtë histori dhe jemi bërë praktikues së kultures së Lindjes se Afert e të Mesme në trojet tona e bile jemi bërë edhe misionarë të kësaj kulture t’huaj për n’Evropë.
Janë t’marrë ata që mendojnë së për mes islamizimit arrihen aspiratat tona kombëtare.
.
Populli ynë vazhdimisht gjak pikon!
Kurrë historinë e vet nuk e kupton !
Kulturë t’huaj n’trojet e veta nderton!
Me sy n’ballë jetën vetit ja shkurton!
.
Po vjen era zgjedhje n’Republiken e Kosovës. Miqt dhe armiqt e dinë që ka patur e ka, sa t’duash servilë shqiptarë që ishin dhe që janë n’gjëndje t’nënshkruajnë kundër kombit e Atdheut t’vet.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk