Ç’ËSHTË KY SERVILIZËM I MJERË?

26
May
2024
Shkruan: Fadil Shyti

PSE PO I PARAQESIM KUDO NË FESTA DHE NË MORDE, MADJE, EDHE DITËVE TË PËRKUJTIM E E TË FIGURAVE TË LARTA KOMBËTARE, HISTORIKE DHE TË DËSHMORËVE TË ATDHEUT, FLAMUJT E HUAJ?!!!
VALLË, A NUK PO NA MJAFTON VETËM FLAMURI KUQEZI, FLAMURI YNË KOMBËTAR ME TË CILIN LUFTUAM DHE FITUAM GJATË SHEKUJVE?!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

-RECIPROCITET ME MIQ DHE ME ARMIQ!

-Drejtuar një mikeshe këtu në fzb:
-Këtë certifikatë, si shenjë suksesi, të vendosur nga moderatorët
“modernë”, nuk do ta pranoja me flamur të huaj!
Do ta pranoja vetëm me flamur kuqezi!
-Do ta ktheja prej nga ka ardhur!…
-Jo, nuk krekosem së koti, me asnjë simbol laramanie të shteteve mike as armike, kudo nëpër botë.
-Ju, miq dhe mikesha të nderuar/a këtu në fzb!
A më thoni, a më dëshmoni:
-Ku ka shtet a komb,-veç kombit tonë SHQIPTAR, (gjatë kësaj kohe të pa kohë, të dhijo-kracisë feudal-kapitaliste këto tridhjetë e ca vite), -në krejt botën që shpërndanë çertifikata, mirënjohje etj, që ditët e festave dhe të mordeve, i ka bërë dhe i bën me flamuj të huaj,-apo edhe më konkretisht, me flamurin tonë kombëtar shqiptar?!!!
-Mendoj, kjo është një dëshmi servilizmi, inferioriteti i mbuluar pas veladonit të zi të sahanlëpirës ve dhe sahanlëpirë-
seve politikanëve demonë-kratë, “të nderimit” në fakt të
përuljes ndaj shteteve dhe kombeve të huaja!…
“Kur Evopa kacavirej nëpër drunj, ne e kishim kulturën e rrozullimit” !
(Avdyl Frashëri).
26 Maj, 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk