Çështja kombëtare dhe trojet shqiptare?!

26
Aug
2026
Shkruan: Xhemil Zeqiri

 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Një bisedë me rëndësi mbi çështjen tonë kombëtare midis dy shokëve?!

-Bisedë me veprimtarin, poetin dhe publicistin, Fadil Shyti:
Çështja kombëtare dhe trojet shqiptare?!

Hyrje:
Në një bisedë të gjatë me veprimtarin, poetin dhe publicistin, shokun Fadil Shyti; i trajtuam ca çështje nga më të rëndësishmet, që lidhen me historinë politike të shqiptarëve, me fatin e trojeve shqiptare dhe në veçanti pse ende nuk arritëm ribashkimin kombëtar: në përmbajtje të kësaj bisede trajtuam fenomenin shkak-pasojë; që kjo çështje ka rol të veçantë me zhvillimet që kanë përcaktuar marrëdhëniet e shqiptarëve me shtetet fqinje dhe raportet me fuqitë ndërkombëtare.
Në qendër të diskutimit ishte çështja kombëtare shqiptare; shtruam pyetjen se: deri në çfarë mase proceset historike, politike dhe ushtarake të shekujve XIX–XX dhe të fillim shek XXI, kanë sjellë çlirimin dhe pse jo; ende ribashkimin dhe përparimin e trojeve shqiptare.
Kjo çështje kërkon një trajtim të matur dhe shumë të kujdesshëm; sepse historia shqiptare është tragjike dhe po aq e karakterizuar nga LÇ-re dhe përpjekjet politike-diplomatike për krijimin dhe mbrojtjen e shtetit shqiptar, nga rezistenca përballë pushtimeve dhe nga aspiratat tona shekullore për bashkimin e hapësirave të banuara nga shqiptarët. Për këtë arsye, është e rëndësishme që roli i personaliteteve dhe i forcave politike të vlerësohet drejt, në raport me proceset më të gjera historike dhe jo, kurrsesi rezultat i veprimit të një personaliteti të vetëm.
Çështja e çlirimit të Kosovës dhe roli i UÇK-së?!
Në vitet e fundit, në hapësirën publike dhe veçanërisht në rrjetet sociale, është përhapur shpesh ideja se çlirimi dhe pavarësia e Kosovës mund t’i atribuohen një individi të vetëm. Në këtë kuadër shpesh përmendet, Hashim Thaçi.
Një qasje e tillë, vërtet e thjeshtëzon tej mase këtë proces historik kaq të domosdoshëm. Çlirimi dhe rruga drejt pavarësisë së Kosovës kurrsesi nuk janë produkt i veprimtarisë të një individi (udhëheqësi); ndonëse roli i individit është shumë i rëndësishëm në histori; apo bagazh i një periudhe të vetme.
-Kjo arritje modeste është rezultat i një procesi prej disa dekadash, në të cilin ka ndikuar rezistenca politike dhe ushtarake, sakrifica e popullsisë civile dhe LÇ-e, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërhyrja e NATO-s dhe zhvillimet diplomatike ndërkombëtare.
Në këtë kontekst historik, rol të veçantë merr qëndresa heroike e familjes Jashari në Prekaz; ndaj padyshim, zë një vend të veçantë në kujtesën historike të Kosovës. Përballja e familjes heroike Jashari, me forcat serbe në mars të vitit 1998 u shndërrua në një simbol të rezistencës shqiptare dhe kishte ndikim të fuqishëm në zgjimin tonë kombëtar, në organizimin e LÇ-re në Kosovë, si brenda hapësirës shqiptare; ashtu dhe në mërgatë, që i dha një forcë shtyse dhe në opinionin ndërkombëtar.
Prandaj, roli i Adem Jasharit dhe i familjes Jashari duhet parë jo vetëm në dimensionin e sakrificës individuale, por edhe në kontekstin e gjerë politik dhe shoqëror të kohës. Jeta në ilegalitet që fillim-vitet 90-ta e Komandantit të UÇK-së, Adem Jashari me çetën e tij, i brumosi breznitë për LÇ-re, Prekazi, u bë simbol i një faze të re të LÇ-re dhe i mobilizimit të mëtejshëm të shoqërisë shqiptare, kudo në trojet etnike shqiptare.
Viti 1999 dhe kufijtë e procesit të çlirimit?!
Një nga çështjet që u ngrit gjatë bisedës ishte dhe pyetja; nëse viti 1999 duhet të konsiderohet si përfundimi i plotë i zgjidhjes së çështjes së Kosovës?!
Nga këndvështrimi ynë i paraqitur këtë në bisedë,-përgjigjja është negative. Jo. Kjo fazë e LÇ-re dhe paqes së brishtë, nuk është zgjidhja, natyrisht nuk është as përfundimi, sipas një motoje të rrejshme që nga disa politikanë, po ngritet tym e mjegull: “Bac, u kry”!
Faktikisht, Viti 1999 shënoi një ndryshim të rëndësishëm themelor në pozitën politike dhe ushtarake të Kosovës, por, kjo nuk nënkupton përmbushjen e të gjitha aspiratave kombëtare shqiptare.
Në veçanti, zhvillimet në veri të Kosovës dhe ndarja de facto e qytetit të Mitrovicës, menjëherë pas luftës, tregoi qartë se, përfundimi i LÇ-re të UÇK-së nuk solli menjëherë zgjidhje të plotë në aspektin e përgjithshëm të të gjitha çështjeve territoriale dhe politike.
-Këtu është e nevojshme të bëhet një sqarim i rëndësishëm: i bë çlirimi nga kontrolli ushtarak serb dhe vendosja e administrimit ndërkombëtar. Njëkohësisht, shtruam pyetjen në vazhdim: a ekziston i kënaqshëm në aspektin e arritjeve të fitores për shqiptarët shumicë, krijimi i këtyre institucioneve të Kosovës dhe në çfarë kushtesh u bë shpallja e pavarësisë në vitin 2008?! Kur dihet që, kjo gjendje çojë në ndarje të një etape të një procesi politik, i ngarkuar me shumë padrejtësi dhe paqartësi, madje dhe në nivelin më të lartë të legjislativit, siç është Kushtetuta e Kosovës, e themeluar në pa bazën autoktone të kërkesave tona elementare, por mbi bazën imponuese të Pakos të Ahtisarit?!!!
Pse Kosovës iu mohuan shumë vlera kryesore që, duhet t’i ketë një shtet sovran demokratik?! Po kështu, këto barriera janë pengesa serioze për realizimin e projektit madhështor të ribashkimit kombëtar shqiptar.
Ky dallim është tejet thelbësor për një analizë të argumentuar të çështjes kombëtare.
Dibra si shembull i pasojave të ndarjeve territoriale
Në bisedë u trajtua edhe historia e Dibrës së ndarë, pas LANÇ-re, si një shembull i pasojave që kanë pasur luftërat, ndryshimet kufitare dhe shpërnguljet mbi popullsinë shqiptare. Dibra përbën një hapësirë me rëndësi të veçantë historike në historinë shqiptare. Ndarja e saj gjeografike, sipas konjukturave të ndryshme politike dhe administrative të qendrave të vendosjes ndërkombëtare, ka ndikuar në strukturën shoqërore, ekonomike dhe demografike të krahinës si dhe të shumë viseve të atdheut, të mbetura jashtë kufijve të shtetit amë.
Në këtë pikë, kujtesa historike duhet shoqëruar me dokumentim të mjaftueshëm. Për shembull, pohimi se Dibra kishte më shumë banorë se Parisi rreth vitit 1820 kërkon një burim demografik të identifikueshëm për t’u përdorur si argument historik. Në një trajtim akademik, dëshmitë e tilla duhet të shoqërohen me referenca, në mënyrë që kujtesa kolektive të mund të ballafaqohet me të dhënat dokumentare.
-Megjithatë, edhe pa këtë krahasim specifik, historia e Dibrës dëshmon për pasojat e luftërave, shpërnguljeve dhe ndryshimeve territoriale mbi popullsinë shqiptare, ishin të padrejta, ishin të tmerrshme.
Lufta Anti-fashiste Nacional Çlirimtare dhe çështja e trojeve shqiptare?!
Një tjetër temë e rëndësishme e bisedës sonë, ishte roli i Luftës Anti-fashiste Nacional Çlirimtare, në raport me çështjen kombëtare shqiptare.
Tani shtrohet pyetja; pse çlirimi i Shqipërisë u arrit vetëm pjesërisht,-pse në viti 1944, nuk solli dhe ribashkimin e trojeve shqiptare?!
Përgjigjja realiste me keqardhje, nga ana jonë, u konstatua me realizëm; kjo është negative. Shqipëria u çlirua nga pushtimi nazi-fashist por kufijtë shtetërorë të fqiut tanë të keq, ish-Jugosllavisë, ashtu u vendos nga fuqitë e mëdha, nga shtetet aleate fituese të LANÇ-re, mbetën në fuqi kufij të paraluftës; prandaj, shumica e trojeve të banuara nga shqiptarët mbetën në robëri jashtë shtetit amë, shtetit shqiptar.
-Kjo situatë duhet kuptuar në kontekstin e rendit ndërkombëtar të krijuar gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria, ishte pjesë e koalicionit anti-fashist, ndërsa, rendi i pasluftës u përcaktua nga një kombinim faktorësh ushtarakë, diplomatikë dhe gjeo-politikë, të cekur më lart.
Në bisedë u përmendën edhe lëvizjet e formacioneve partizane shqiptare në Kosovë dhe jashtë territoreve Shqipërisë, pra nga Vishegradi gjer në Zagreb. Sipas interpretimit të paraqitur nga Fadil Shyti, këto veprime lidhen me një vizion më të gjerë të mbrojtjes dhe çlirimit të popullsisë shqiptare në territoret përtej kufijve të shtetit shqiptar të vj, 1913-të dhe të popujve liridashës jugosllavë.
Poashtu, një konstatim i tillë, i drejtë, duhet trajtuar me kujdes dhe të mbështetet në dokumente ushtarake, arkivore dhe historiografike?! Vetëm në këtë mënyrë mund të përcaktohet me saktësi nëse objektivi i këtyre formacioneve ishte çlirimi i trojeve shqiptare, ndjekja e forcave pushtuese, apo qëllimi i realizimit të një objektivi të caktuar strategjik të udhëheqjes shqiptare, siç është ribashkimi ynë kombëtar.
Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore?!
Pas vitit 1944, Shqipëria hyri në një fazë të re politike. Regjimi komunist ndërtoi një sistem politik të centralizuar dhe zhvilloi një politikë të jashtme, që, për të mbrojtur dhe forcuar Shqipërinë Socialiste, shteti shqiptar, i ndryshoi disa herë aleancat, por, jo orientimet e objektivave kombëtare.
Në interpretimin e paraqitur në bisedë, çështja e pazgjidhur e trojeve shqiptare ishte një prej faktorëve kyç,-ndër më kryesorët, bile, para interesave ekonomike të Shqipërisë, që ndikuan fuqishëm në marrëdhëniet e Shqipërisë me shtetet fqinje dhe fuqitë tjera dhe në pozitën ndërkombëtare të regjimit.
-Megjithatë, është tepër e nevojshme të shmanget një shpjegim i vetëm për izolimin e Shqipërisë. Izolimi i vendit, jo në përmasa aq sa po trumbetohet sot; ishte rezultat i një kombinimi faktorësh: përplasjes të regjimit me Bashkimin Sovjetik, prishjes së marrëdhënieve me Kinën, politikës së brendshme, konfliktit ideologjik me Perëndimin dhe orientimit të përgjithshëm të politikës së jashtme shqiptare. Është një fakt i pamohueshëm që, Shqipëria Socialiste, nuk e nxiti politikën e konflikteve me shtetet fqinje dhe më gjerë, ishin të tjerët ata, që e sulmuan shtetin shqiptar.
Për këtë arsye, pretendimi se Shqipëria u izolua vetëm ose kryesisht për shkak të mospranimit të kufijve duhet të argumentohet me dokumente dhe burime historike. Një ngjarje historike në nivel ndërkombëtar evropian, si Konferenca e Helsinkit (1975) e dëshmon këtë, kur Shqipëria, nuk e nënshkroi mos- ndryshimin e kufijve në Ilirik (në (Ballkan) as në Evropë. Kjo nuk e përjashton rëndësinë e çështjes kombëtare në politikën shqiptare, por, kërkon doemos, që ajo të vlerësohet dhe të analizohet brenda një kuadri më të gjerë historik.
Dëshmia e Gjeneral, Veli Llakajt?!
Një pjesë e veçantë e bisedës lidhet me dëshminë e Veli Llakajt, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare.
Sipas rrëfimit që Llakaj i ka dhënë personalisht autorit, në fund të viteve 1970 ai ishte thirrur në një takim me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun. Gjatë këtij takimi, sipas dëshmisë së tij, Enver Hoxha i pyeti bashkëbiseduesit për gjendjen e ekonomisë dhe të ushtrisë dhe më pas ngriti çështjen e mundësisë që Shqipëria të përgatitej për zhvillime të ardhshme ushtarake e gjeostrategjike.
Në qendër të rrëfimit qëndron pyetja e Enver Hoxhës se deri ku mund të avanconte ushtria shqiptare me kapacitetet që kishte në dispozicion, duke përmendur edhe “Mollën e Kuqe”.
Sipas Llakajt, Hoxha kërkoi që çështja të trajtohej në mënyrë konfidenciale, të mos dilej me daulle në Tiranë; por qëllimi final ishte; që të përgatitej një plan ushtarak. Veli Llakaj, sipas rrëfimit të tij, kërkoi një periudhë prej tre muajsh dhe tre kuadro, ndërsa Komandanti, Enver Hoxha caktoi një periudhë prej gjashtë muajsh me gjashtë kuadro.
Kjo dëshmi është interesante për historinë politike dhe ushtarake të Shqipërisë të asaj periudhe, por duhet bërë këtu një dallim metodologjik: ajo është një dëshmi gojore personale dhe, për t’u konsideruar provë historike dhe verifikuese, duhet të krahasohet me dokumente arkivore, materiale ushtarake dhe dëshmi të tjera të pavarura.
Ky dallim nuk e zvogëlon vlerën e dëshmisë. Përkundrazi, e vendos atë në kategorinë e burimeve gojore, të cilat mund të jenë të rëndësishme për të kuptuar perceptimet, synimet dhe kujtesën e aktorëve politikë e ushtarakë.
Autori i këtij shkrimi dëshmon gjithashtu, se e ka finanancuar, Veli Llakajn në botimin e dy librave, ndër të cilët përmenden, operacioni “Shpërthimi”, me tematikë ushtarake, pikërisht për ato mësa u thanë më lart dhe një tjetër vepër publicistike, që poashtu trajton zhvillimet politike pas operacionit të mundshëm ushtarak. Edhe këto materiale mund të shërbejnë si burime për një studim më të gjerë, por, natyrisht, kërkojnë analizë kritike dhe krahasim me burime të tjera.
Çështja kombëtare dhe sfida e interpretimit historik?!
Nga biseda me Fadil Shytin del një ide thelbësore qendrore: çështja kombëtare shqiptare nuk mund të kuptohet përmes një personaliteti të vetëm, të një LÇ-re të vetme, apo një momenti të vetëm, sado të rëndësishëm me peshë të madhe historike.
Historia e shqiptarëve është rezultat i ndërveprimit të disa faktorëve: rezistencës së pandalshme të armatosur, lëvizjeve politike, diplomacisë shqiptare dhe ndërkombëtare, pasojat e ndryshimit të kufijve, shpërnguljeve, rivaliteteve rajonale dhe zhvillimeve të ngjajshme të brendshme politike.
Në këtë kuptim, as çlirimi i Shqipërisë në vitin 1944 dhe as LÇ-re e UÇK-së në Kosovë në vitet 1998–1999, por edhe LÇ-re, e UPK-re dhe UÇMB-ës, nuk mund të interpretohen kurrsesi, jashtë kontekstit ndërkombëtar.
Po kështu, është e rëndësishme që roli i personaliteteve historike të vlerësohet lart; kurrsesi, të reduktuar historinë, në glorifikimin e tyre.
Adem Jashari, pjesëtarët e UÇK-së, dëshmorët dhe figurat politike të periudhave të ndryshme kanë luajtur role parësore, shumë të rëndësishme, por këto role duhet të vendosen patjetër brenda kornizave të zhvillimit të proceseve të thella e të gjera shoqërore dhe ndërkombëtare.
Përfundim:
Biseda me shokun, Fadil Shytin nxjerr në pah; vazhdimësinë e përpjekjeve për zgjidhjen e plotë të çështjes kombëtare shqiptare dhe mënyrën, se si ajo është zhvilluar dhe është interpretuar; në periudha të ndryshme historike.
Një përfundim i rëndësishëm është se çlirimi i Kosovës nuk mund t’i atribuohet një personaliteti të vetëm. Çlirimi i pjesërishëm i Kosovës, ishte rezultat i një procesi kompleks ku ndër vepruan rezistenca aktive ndër vite e popullsisë shqiptare, që nga koha e Shaban Palluzhës, e Adem Demaçit, sakrifica e familjes heroike Jashari, LÇ-re, e UÇK-së Heroike dhe përfshirja e faktorëve ndërkombëtarë, pra, ndërhyrja ushtarake e NATO-s.
Në të njëjtën kohë, historia e vitit 1944 tregon se çlirimi i Shqipërisë nga pushtimi nuk u shoqërua me ribashkimin e të gjitha territoreve të banuara nga shqiptarë. Kjo, faktikisht dëshmon që, çështja kombëtare shqiptare ka qenë, është dhe mbetet e lidhur ngusht me zhvillimet e sistemeve të qendrave të vendosjes, të politikave dhe të diplomacive dhe ushtarake ndërkombëtare; të lidhura ngusht me interesat e fuqive të mëdha, por dhe me zhvillimet politike në Ilirik (Ballkan).
Për këtë arsye, trajtimi i çështjes kombëtare kërkon një qasje që të shmangim njëkohësisht, glorifikimin individual, poashtu nuk guxojmë kurrsesi të harrojmë dhe të mohojmë sakrificat tona kombëtare gjatë historisë dhe interpretimet e pambështetura në argumente. Dëshmitë personale, si ajo e Veli Llakajt, natyrisht kanë vlerën e tyre, por siç theksuam më lart; ato patjetër duhet të ballafaqohen me dokumentet arkivore dhe burimet e tjera bindëse historike.
Vetëm përmes këtij ballafaqimi ndërmjet kujtesës, dëshmisë dhe dokumentit mund të ndërtohet një interpretim më i qëndrueshëm i historisë shqiptare dhe i zhvillimeve që kanë përcaktuar fatin e trojeve shqiptare.
Në këtë kuptim, debati mbi çështjen kombëtare nuk duhet të mbështetet vetëm në emocionin politik të së kaluarës apo, edhe të sotmes, por në studimin kritik të burimeve, në argumente të plotëfuqishme dhe në përgjegjësi morale dhe penale, ndaj së vërtetës historike.
25. 08. 2026

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/08/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk