Çfarë mësuam nga arrestimi i ish agjentit të fbi-së, mc gonigan?

14
Apr
2023

Shkruan:Genta Kaloçi Skënderi

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

1 – Rajoni është pus me para për zyrtarët e huaj që duan të bëhen të pasur dhe një mal me mundësi për të bërë karrierë nëse zbaton ligjin.
Varet nga njeriu çfarë kërkon në jetë, pasurim apo karrierë.
2 – çarli u mori të gjithëve para, nga të gjitha palët rusofile në kremlin dhe në ballkanin shqipfolës nën direktivat sllavoruse, pd, ps, lesheli/pl shpk, drejtësi, media, biznes që janë në hall me ligjin dhe drejtësinë. Të gjitha palët pozitë, opozitë, biznes, drejtësi, media kanë të njëjtin hall.
3 – të gjithë paguan të dilnin nga lista e zezë në amerikë. Berisha me shokë (pd, ps, lesheli/pl shpk) bëri lobim me miliona euro për tua fshirë njollën e non grata.
Harrojnë se një çarl (nënpunës sektori) nuk fshin dot vendimarrjet e presidentit që vijnë si rezultat i të gjitha strukturave, institucioneve të sigurisë së amerikës (shtëpia bardhë, pentagon, cia, nsa, shkb/kontrolli i brendshëm, fbi, sherif etj).
4 – shqipfolësit duhet të kuptojnë një gjë në kokat e tyre boshe se, fbi është hallka e poshtme e zinxhirit të inteligjencës dhe sigurisë amerikane. Është sikur tt mbroj nënpunësi i thjeshtë/roja i ministrisë nga vendimi i kryeministrit, ose presidentit.
5 – gënjyen veten me një spostim, vonesë, shtysë, kjo nuk ka ardhur si punë, ose rezultati kryesisht i mikut ndërmjetësit, por sepse në atë moment politika amerikane e brendshme dhe e jashtme ka pasur të tjera çështje përparësi për nga aspekti i vendimarrjes momentale dhe interesa të tjera në arenën botërore.
6 – Spostimi i vëmendjes nuk do të thotë se shpëtuan shqipfolësit nga ndëshkimi apo ndryshimi i planit dhe rezultatit përfundimtar.
7 – kontrolli i brendshëm amerikan funksionon akoma më rëndë nëse interesi i politikës së jashtme dhe pozicioni kryesor i amerikës në skakierën botërore.
8 – koha shtesë, shtyrja e zbatimit të vendimeve nga instancat më të larta amerikane përkthehen në manipulim të opinionit publik, në sulme ndaj njëri tjetrit me akuza të manipulimit të vendimeve, procesit dhe bërjen pis, fushatë baltosjeje, shpifjesh të personave të përfshirë në vendimarrjet e strukturave më të larta nga persona të inkriminuar dhe të kompromentuar pa peshë vendimarrjeje në shtysën politike nga mbrapa (si trampi me shokë). Sulmi kundër ramës dhe reformës në drejtësi bëhet për konsum të brendshëm politik për të fituar opinionin publik sidomos para zgjedhjeve vendore që është moment i rëndësishëm për opozitën e shpartalluar. U duhet një kauzë e rreme për të rritur votat e të zhgënjyerve dhe zonës gri të të pavendosurve.
9 – kopjimi i reagimit nga berisha/meta/basha shpk nën gjurmët e trampit është një tjetër detaj. Menjëherë pas arrestimit të ish drejtorit fbi trampi postoi; “të shkojë në ferr,” meqë e hetoi për lidhjet me rusinë.
10 – të njëjtën reagim bënë berisha/meta me shokë në vend që të sulmonin trampin/bidenë/shpinë e bardhë që i kanë listuar si non grata institucionalisht dhe ndërkombëtarisht sulmuan ramën që sipas konspiracionit të skenarit të tyre paska paguar çarlin e salikmonës për hallet e veta e të sorrosit. Sulmuan ambasadoren Kim (pa lidhje), e cila mori pozicionin në tiranë afro 4 vite pas mbylljes së hetimeve nga zyrtarët e tramp në fbi nën ndikimin e fondeve ruse. Nuk u del inati me politikën amerikane antiruse në rajon.
11- interesante sesi bëjnë sikur e sulmojnë ndërkoh që e kanë paguar me miliona që të heshti, të shtyjë, ndikojë në favor të tyre në strukturat më të larta amerikane. Sulmi trampit me shokë nuk ka sens, sepse ai hetimet ndaj faktorit rus i mbylli në favor të trampit me shokë në rajon në vitin 2016/17 me ndërhyrjen e mikut/avokatit të trampit rudi xhuliano. Ky deklaroi disa ditë para zgjedhjeve se “diçka e madhe do dali dhe do fitojnë zgjedhjet”, ashtu siç ndodhi. Ndërkoh që mcgonigan mbrohet nga zyra ligjore e Rudi xhulianit (pavarësisht se mikut të trampit dhe putinit i është pezulluar liçensa e avokatisë).
12- sipas berisha/meta/basha shpk, na del që rama është superfuqi. Rama dikton, vendos politikat globale duke u dhënë pare çirakëve të salikmonës nezha/duçka të lobojnë kundra vetes. Bideja është sekretar i ramës, dhe shpia e bardhë është kasollja e tiranës nga ku dalin të gjitha vendimet. Sorosi me djalin e tij janë patronazhistët e rilindjes. Nuk bëjnë protesta në shba për dorëheqjen e dr përgj të fbi, por berisha/meta thërrasin protestë në tiranë të largojnë drejtorin e fbi-së që nuk i dorëzohet shantazheve të lobingut rus. Duan të shpëtojnë amerikën nga rusosllavët salikmonedlulushi shpk të emëruar nga ata në fbi etj. Absurditete alla shqipfolse.
13- çarli i fbi për këto arsye e rreziqe nga faktori rus në amerikë mori paret nga miliarderi rus me biznese të firmosura nga salikmonedlulushi në rajon, nxiti hetimin për emailet e hilari klinton dhe sekretares së saj, më pas mbylli hetimet për ndikimin rus në përzgjedhjen e tramp si president. Menjëherë pasi mbaroi detyrat e tij, mbylli dosjen e luftës kibernetike ruse në zgjedhje, doli në pension, u punësua nga miliarderi rus, mik i putinit dhe trampit.
14 – Ndërkoh që trampi ndau në paqe dhe në heshtje ukrainën me rusinë dhe firmosi ndarjen e kosovës me serbinë, por doli smith, arrestoi thaçin me shokë. Menjëherë filloi lufta në ukrainë, se amerika nuk njohi vendimet e tramp në dëm të palës amerikane por që favorizonin bizneset e familjes tramp, filluan çështjet gjyqsore mbi 3000 të tilla ndaj bizneseve tramp për shkelje të ndryshme me vendime dhe dënime të b/puntorëve më të ngushtë të trampit.
15 – tregojnë se kjo çështje është vijimësia e hetimeve të prokurorëve special të departamentit të drejtësisë në amerikë që ngeli në sirtar 6 vite dhe vuri në rrezik sistemin politik nëpërmjet puçit të 6janarit për të cilën janë nën hetim për ndërhyrje kriminale.
16 – është zgjerimi i hetimeve kundër tramp dhe dosjes pro ruse në shba. Të cilët mbyllën në sirtar dosjen e muzinit edhe në tiranë, drejtësia nuk veproi se nuk kanë shtyllë kurrizore të veprojnë të pavarur e pa ndikim nga situata dhe zhvillimet në amerikë. Si rrjedhojë e ngjarjeve nuk u rizgjodh zeldini në zgjedhjet e fundit, që ishte avokati mbrojtës i fondeve ruse nëpërmjet dosjes berisha/basha/meta në uashington.
17 – nga ky arrestim mësuam se gjithkush mund të marri pare, nëse vlerësimi i situatës dhe i rrezikut për momentin tregojnë në favorin tënd dhe i anashkalon nëpërmjet interesit personal. Të marrësh pare nga të korruptuarit shqipfolës është gjëja më e lehtë, por herët, ose vonë nuk i shmangesh dot kontrollit të brendshëm.
18- Të gjitha palët e dinë se favorizimi është vetëm momental, një shtysë kohe në të cilën shqipfolësit shpresojnë se do ndryshojë pesha e politikave botërore dhe brenda kësaj kohe do sheshohen përplasjet e diferencave rusi amerikë. Automatikisht nënkupton shpëtimin e rajonit rusosllav shqipfolës në politikë.
19 – Por, fatkeqësisht për ta që harruan se, lufta në ukrainë nuk është si në afganistan, siri, jemen, irak etj që të mbaroj lufta në ukrainë duhet të shuhet zjarri në kosovë. Për aq kohë që është e paqëndrueshme çështja kosovë/shqipëri për aq kohë merr fuqi pozicionimi i rusisë dhe kërkesave të saj nga bota.
ublik-nje-analize-qe-nuk-duhet-humbur/

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/04/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk