Çfarë… Tani ju doni të gjithë Shqipërinë për ta transformuar në një kamp përqendrimi?!

15
Nov
2023
Nga: Ylli Meçe


(Intervistë e supozuar: Shpjegim “shkencor” i kr/ministrit shqiptar Rama lidhur me ngritjen e kampeve të përqendrimit )
E dija se me të vërtetë ,se të kërkoje ta merrje në intervistë K/ministrin Rama sidomos mbas polemikave të ndezura për çështjen e refugjateve afrikanë, për mua do të ishte një mision i vështirë.
Por ja që në të vërtetë nuk ndodhi ashtu sepse kur Rama gabon bën të kundërtën, hiqet sikur nuk ka ndodhur gjë, ruan qetësinë bën humor, lëshon batuta, por vetëm një sy i kujdesshëm e kupton fare mire, pra vetëm kur ai rrotullon i pa përqendruar sytë në drejtime të paditura, ashtu sikurse ja mbathin dhe kusarët kur vjedhin dhe ikin andej nga ku as ata vet nuk e dinë e kupton se është në gjendje dhe situatë të vështirë.
Gjithsesi, fakti që për një javë ai ish bërë epiqendra evropiane e kanaleve televizive e kish sjellë në gjendje ngazëlluese të tillë, saqë ai mendonte se tashmë i përket liderëve më me rëndësi të Evropës.
Sapo sekretarja e njoftoi për intervistën që kërkoja prej tij ai, nuk nguroi dhe për hir te së vërtetës më priti.
– E di, e di “Kusur Madhi” e di që ke ardhun enkas për mua… e theu ai i pari heshtjen, duke më dhënë dorën, veç duke mos më uruar mirëseardhjen.
Po ho mor burrë ça ke me na intervisto sot? Më thuj se me thonë t’drejtën n’orën 11 kam nji bisedë telefonike me Melonin, pikërisht për kët’ çështje. Z. Rama.
– Ju tashmë sikurse e kini vërejtur dhe nga mass-media, jini vendosur në qendër të vëmendjes jo vetëm për opinionin shqiptar brenda, por dhe jashtë Shqipërie, sidomos, për vendimet e një anshme, pa pyetur as Kuvend, as Presidencë dhe as Këshillin e ministrave për vendimin e një anshëm, lidhur me pritjen e një sasie të konsiderueshme refugjatësh afrikanë dhe për ngritjen e kampeve te përqendrimit, në zonat tona të Veriut.
– Ndigjo ti “Kusur Madh”! Problemi është shumë kompleks, sepse kena t’bojmë me nji fenomen që ne e kana heq vet n’kurrzin tonë. Po si thu ti, ti çojmë në Vlonë? A e di ti se Vlona e ka hedh ne det Italinë qysh me 1920-ten? Tash e kuptoj se A.Zogu paska qenë burrë me tabon, iku vet ama shpinë ja pot lonë raljonit mikut tradicional tonit.
Pra n’Vlonet, as qi bohet fjalë, se ata mëndjen për luftë e kanë. I ke pa labët tina se tash që janë në paqe nuk rrinë dot rehat dhe kërcet kallashi si në të shtatë puset ? Vallahi për nji at zot qi osht nji, nuk dimë si me ja bo me labët. Me ta keq në kohë lufte e mo keq akoma në kohet paqe!
– Z. Kryeministër ! Këta afrikane pse nuk i presin pikërisht vendet ish kolonizatore qe dikur i kishin mbajtur nën zgjedhë e të pushtuara? Nisma personale e juaj a nuk përbëjnë një rrezik të madh për sigurinë kombëtare, madje jo vetëm kaq , por a nuk do të krijoheshin dhe kushtet që krimi i organizuar dhe trafikimi i qenieve njerëzore, pse jo dhe organizata te ndryshme terroriste të zhvillojnë veprimtarinë e tyre?
– Shiko Kusur! Mos e shko nder mend se na e kena harru ket gjo. Po çfarë me i bo dhe Elena Kocaqit që fjalën Afrikë e shpjegon “Afër – ik”.
Po una nuk e mendoj kshtuna, sepse fjala “afrikanë” do me thonë …”a- frik-kanë”, qi don me thonë : a kane frikë?
Kët emër ja ka vu Evropa dhe po tashet kjo Evropet ka ronë n’hall të modh, sepse e ka kuptu që nji ky lloj rasati, s’ka aspak friket.
Nji kshtuna o pra!
Pa do më thush ti mu se pse nuk e kam pyt as Kuvendin, as Presidencën, as Partinë dhe as opozitën. (Këtu Rama qesh me të madhe)
E ko me pyt or burrë Salën? Sala u ka currufjeps krejt o mo…
Apo me pyt Lulin qi thotë 7x 7 = 42?
Nuk thu shyqyr që nuk ish Luli kr/minister se kish me ja kredhë Meloni e prej ksoj meseleje, kish për me dalë me kepuce te kuqe,?!
Apo nuk i shkojnë Lulit ato këpuce madje dhe me i bo ene buzët tan t’kuqet !? (Qesh)
Po m’thuj mue ti ko me pyt ko…?! Me pyt partinë? E pse me e pyt, kur te gjithë e dinë fort bukur se partia jom unë, pse me e pyt parlamentin ? A i ke pa si futen ata prej dritarje se mondjen e kanë ke dajaku sa që u kena bo gazi i Evropës?
Na kanë turpëru pasha zotin po! Mblidhe menjen “Kusur modh” se ne me kët’ opozitë, qi menjen e kanë me u rrah, të betohem se kam me i çu t’gjithet deputetët e tyne gardianë me rujt kampin e Shëngjinit e me bo zap afrikanet me i vu në provet se a kanë me te vërtete frikë sipas shpjegimit etimologjik të fjalës apo jo?
At’Mulin, tuj qenë se osht prej malciet kam me e bo kryegardian. Ja m’thuj ti Presidentin kush e vuni mos vallë opozita? A nuk e pae ti se ata, tonë i patën dolë kundra. Mos me qenë unë, kishin me ja heq nji e nga nji penët e kishin me e katandis si nji pulastren Kavaje.
Nji kështuna o pra, se kusuret bien mbi mu, e jo mbi presidencë e as mbi kuvend.
Veç vollahi ene unë kam nji merak, se tani që rinia e jonë ka marrë arratinë kanë me u kryqëzu gocat shqiptare dhe konë me na ndryshu rracën, sepse që thu ti Kusur, kryqëzimi i femrës se bardhe me te rinj afrikanë japin “metisët” dhe e kundërta, po të ish se djemtë tanë kishin me shku ne Afriket…kishin me lindë “mulatë.
E vërteta osht’ se na ja kena dhi dorë për doret, Italisë, Francës e tanë Evropës kolonizatore, që askush nuk i don këta fakirë.
E pse? Sepse janë krejt t’zi. Veç na e kena traditë se shqiptari shpinë e vet e ka dhe për mikun. Jemi popull bujar, dalim vet prej shpiet, ama mikun nuk e lemë kurrë jashtë. Melonin e du fort vallahi dhe ajo m’don mu. E pae… e pae “Kusurmodh” se si qeshi kur unë i futa nji t’ puthme n’gushet saqë i shlun sytë xixa? Asoj i ndritin sytë kur m’sheh mu e pret me i dhonë ndoji..isharet, sidomos tash që u ka pas nda dhe prej jaranit t’vet.
Nuk më shqetëson aspak ky problem, vet jam në holl te modh sepse po qe se sjellin dhe femna afrikane, ju betohem për kët’ opozitë që kemi, se mbas 5 vjetish ka për me u bo tan’ Shëngjini si Shkodra pse jo dhe me ja kalu Shkodrës për frymë popullate.
Pa kur të vijnë brezat e do më vonshëm, kanë per me pyt historianët se si osht’ e mundme qi nji rasat i veçantë e krejt i zi u ka shfaq në shek e XXl- në Malci?! Jo Elena Kocaqi por dhe vet Herodoti me u ngrit prej qivuri ska për me i dhonë dot xhevap.
Ndërkohë bie zilja e telefonit.
– Pronto..?! Eeehhh si..si cara mia amica Giorgia, io sono.. io Rama, il tuo amico piu caro. Cosaa..? Voi volete ora tutto l’Albania, per transformare in un campo di concentramento?! (Urdheroni jam gati…ehhh po po e dashura mikja ime, po po une jam, Rama, miku yt me i shtrenjte. Çfarëëëëë… ?
Tani ju doni të gjithë Shqipërinë për ta transformuar në një kamp përqëndrimi ?! ) (Teksa mua ma bën me shenjë dhe me dorë duke më treguar se duhet të largohem sepse mbaruam dhe po me dorë me gishtin tregues duke e drejtuar nga telefoni e duke me mbyllur syrin me le të kuptoj se është ajo…Meloni – ose pjepri.
Ehh thashë me vete pjepri përherë është i ëmbël dhe dola!)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk