ÇFARË TË PAVËRTETA SHKENCORE PËRHAP “ENCIKLOPEDIA E MADHE RUSE” PËR VENETËT/ENETËT DHE FIGURAT MITOLOGJIKE TË TYRE

26
Jul
2024
Shkruan: Akademik Abulla Mehmeti

Shpalime Për çfarë duhet t’i besohet kësaj Enciklopedie për historinë e njerëzimit, për popujt, shtetet, personalitetet dhe ngjarje historike të rëndësishme?
Enciklopedia e Madhe Ruse *Большая российская энциклопедия” (2004-2017), në pjesën ku bën fjalë për Venetët /Enenët e Adriatikut dhe për kultet e tyre të besimit, sidomos për Perëndeshën e tyre Kaldevina, edhe pse thuhet se perënditë që u besonin Venetët ishin të panjohur nga tjerë, megjithatë vazhdon më tej, për interesa rusomadhe, të përhapë të pavërteta, kinse emri i kësaj perëndeshe mund të lidhet (krahasohet) me figurën e Kupalës (Кипала), një figurë folklorike e përhapur ndër popujt sllavë të lindjes, jo më herët se nga shek. 12-të, një festë popullore dhe fetare, që lidhet e ditën e verës, të diellit veror dhe begatisë, që lidhet edhe me festën që shënon lindjen e Shën Gjon Pagëzorit , e që shënohet tradicionalisht më 24 qershor, një datë që e festojnë nga viti 1990 edhe Egjiptianët e vendeve ballkanike.
Kohën e paraqitjes së festës dhe figurës folklorike Kupala, ndër popujt sllavë të lindjes, nga shek. 12-13-të, me figurën e perëndeshës Kaldevina të Venetëve/ Enetëve, i ndajë së paku 1 mijë e 500 vjet të plota!
Prandaj, nuk duhet të çuditeni fare për rrenat që përhapen edhe përmes Enciklopedive serbe, apo “Enciklopedisë Maqedonase” (2009), që janë kopjuese besnike të “prurjeve shkencore” dhe ideve ekspansioniste rusomëdha!
* Посвятительная статуэтка, т. н. Богиня Кальдевиго. Бронза. 5 в. до н. э. Национальный музей г. Эсте (Италия).
(25. 7. 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/07/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk