Christopher Hyland, anëtar i kabinetit të Presidentit Bill Clinton 1992-2000, në promovimin e librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999” në St. John’s University në New York, mbajtë më 12 qershor 2025:
“Zotëri, jua kemi borxh një mirënjohje të madhe, sepse në shumicën e tragjedive të tmerrshme ushtarake të njerëzimit, rrallëherë del dikush që menjëherë dhe në mënyrën e duhur shkruan një libër të mirëfilltë dhe të detajuar për mizoritë që kanë ndodhë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme.
Libri juaj, Zotëri, bën shumë punë për t’i thënë botës thjesht: shikoni, ju na kërkoni të flasim për çështjet në mënyrë abstrakte, për ngjarje që mund të kenë ndodhë ose jo; ja ku i keni të dokumentuara; tani është koha të bëjmë përpara…
Jam i nderuar me qenë këtu për këtë vepër të madhe. Para do vjetësh, propozova që ajo karajapia e kishës serbe në Universitetin e Prishtinës të shndërrohej në monument paqeje për të gjitha viktimat – shqiptare e sërbe.
Shpresa ime është që një ditë, ky libër të qëndrojë i vetëm mbi një platformë mermeri, në mes të asaj karajapie të zhveshur, si një dokument se ne të gjithë i nderojmë ata që sakrifikuan jetën për të ardhmen e Kosovës.
Ju faleminderit, zotëri, për këtë arritje”.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!