Çiftelia: “Një Instrument Muzikor Autokton me Rrënjë të Thella Historike”

28
Jul
2025
Autori: Kol Marku


Çiftelia, vegël muzikore me dy tela dhe ndërtim të thjeshtë, zë një vend të posaçëm në kulturën shqiptare, veçanërisht në trevat veriore dhe Kosovë. Ajo shfaqet jo vetëm si mjet muzikor, por edhe si simbol i trashëgimisë etnokulturore dhe artistike të shqiptarëve. Ky artikull shqyrton prejardhjen e çiftelisë nga pikëpamja gjuhësore, muzikologjike, etnografike dhe arkeologjike, duke krahasuar format e saj me instrumente të ngjashme në rajon dhe në botë.
1. Etimologjia e fjalës çifteli
Fjala “çifteli” vjen nga bashkimi i fjalës çift (që në shqipen do të thotë “dy sende së bashku”) dhe tel (fill metalik i hollë). Bashkimi i tyre jep kuptimin e saktë: “instrument me dy tela”. Formimi ka ndodhur përmes përngjitjes së dy fjalëve njërrokëshe, me ngurtësim fonetik të dy /t/-ve në një /t/ të vetme.(Jam dakort me shpjegimin e berë nga Prof.Muharrem Abazaj fb dt.24.07.2025)
2. Origjina kulturore dhe funksioni i çiftelisë
Çiftelia është vegël muzikore që ka pasur funksion të gjerë në shoqërimin e këngëve lirike, epike dhe valle popullore. Ajo ka qenë përherë e lidhur me jetën malësore, shpesh e varur pranë pushkës dhe simbol i krenarisë nacionale.
3. Përhapja gjeografike dhe instrumente të ngjashme
Çiftelia është përhapur në: Shqipërinë e Veriut (Tropojë, Kukës, Pukë, Dibër), Mirditë,Malsi e Madhe, Kosovë,Mal të Zi Maqedoninë e Veriut, Preshevë e Sanxhak etj.
Instrumente të ngjashme me çiftelinë janë:
– Dotar (Iran, Afganistan): do-tar = dy tela.
– Dombra (Kazakistan): dy tela.
– Pandoura (Greqinë e lashtë- në fakt pellasgji që e quajtën Hellas si element kulturorë term grek nuk ka është shpikje e shek.19-të ): me dy-tre tela.
– Waj (te Kalashët e Pakistanit): instrument me dy tela që luhet si çiftelia.
4. Dëshmi arkeologjike
Deri më sot nuk është zbuluar ndonjë objekt arkeologjik që paraqet çiftelinë shqiptare në formën e saj moderne. Shkaqet janë: materiali drusor nuk ruhet në tokë dhe instrumentet popullore nuk përfshiheshin në varrime.
Instrumenti “pandoura” i periudhës helenistike në Egjipt (shek. II p.e.s.) është dëshmia më e afërta e një vegle me trup të zgjatur dhe dy-tre tela, e ngjashme me çiftelinë por nga studiuesit nuk është vlersuar si çifteli.
5. Studiuesit shqiptarë mbi çiftelinë
– Ramadan Sokoli: E konsideron çiftelinë si vegël popullore shqiptare, e zhvilluar nga nevoja për këngë të lehta e lirike. Nuk e lidh drejtpërdrejt me lashtësinë ilire.
– Qemal Haxhihasani e shikonn si pjesë të trashëgimisë popullore.
– IKSHI: E klasifikon si vegël autoktone.
6. Rasti i Kalashëve: mbetje kulturore e ekspeditës së Aleksandrit?
Popullsia Kalash e Pakistanit verior përdor ende sot instrumentin “waj”, me dy tela. Studiues si Scott Robertson dhe Jean-Yves Loude vërejnë ngjashmëri të habitshme të tij me çiftelinë.
Pra, çiftelia është padyshim një instrument autokton shqiptar, i lidhur ngushtë me kulturën gojore të Veriut. Megjithë mungesa e provave arkeologjike direkte, ngjashmëritë me instrumente si dotar, pandoura, waj sugjerojnë një prehistori të thellë të saj, të lidhur ndoshta me kulturat ballkanike parailire dhe me zonat lindore indo-iraniane.
Burimet:
1. Sokoli, Ramadan. Veglat muzikore popullore shqiptare. Akademia e Shkencave, Tiranë, 1981.
2. Jean-Yves Loude & Viviane Liénard, Kalasha, les derniers infidèles de l’Hindou-Kouch. Paris, 1996.
3. Scott Robertson, G.W. The Kafirs of the Hindu Kush. London: Lawrence & Bullen, 1896.
4. Sachs, Curt. The History of Musical Instruments. Norton, 1940.
5. Kartomi, Margaret J. On Concepts and Classifications of Musical Instruments. University of Chicago Press, 1990.
6. Apel, Willi. Harvard Dictionary of Music, s.v. “Pandoura”. Harvard, 1969.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Itali 25.07.2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/07/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk