Në mitologjinë e ashtuquajtur greke, ciklopët janë qenie gjigante me një sy të vetëm në ballë. Jetonin në shpella të thella, nën male ose brenda vullkaneve, ku farkëtonin rrufetë e Zeusit. Më i njohuri ndër ta është Polifemi, biri i Poseidonit, i cili u verbua nga Odiseu pas ngjarjeve të famshme të shpellës.
Në thelb të këtij miti qëndron ideja e dritës së burgosur në errësirë: syri i vetëm i Ciklopit, që shikon nga brenda, është vetë shikimi i Tokës dritë që farkëtohet në gropën e saj.
Etimologjia sipas gjuhës krahasuese:
Sipas etimologjisë tradicionale greke, fjala Κύκλωψ (Kyklōps) ndahet në κύκλος (kyklos) = “rreth, rrotë” dhe ὤψ (ōps) = “sy, fytyrë”.
Pra, Kyklōps = “sy rrethor” ose “ai që ka syrin në rreth”.
Kjo etimologji ndeshet në autorë si:
Hesiod, Theogonia, v.139-146
Liddell & Scott, Greek–English Lexicon, zëri “Κύκλωψ”
Beekes, Etymological Dictionary of Greek (2010), ku theksohet lidhja me rrënjën indoevropiane kʷekʷlo- (rreth, rrotë).
Kjo etim. shpjegon aspektin formor (sy rrethor), por nuk sqaron arsyen mitologjike të syrit unik, as lidhjen e Ciklopit me shpella, zjarrin dhe errësirën.
Etimologjia sipas Metodës Embriomorfematike (EM):
Sipas EM, kuptimi i fjalës nuk lind nga bashkimi mekanik i dy rrënjëve, por nga forma dhe përjetimi që ajo bart në vetvete. Në këtë kuptim, meqë të gjithë ciklopët jetonin në shpella a zgavra, Ciklop mund të rrjedhë nga përfytyrimi i zgavrës, i gropës ku banon ciklopi me qenien e tj me syrin e vetëm. Një ciklop jetonte në një shpellë a zgavër (si zgavra e syrit në një kafkë njeriu) dhe te hyrja e shpellës a gropës dilte një qenie me një sy të madh e shihte. Në përfytyrimin e njeriut mitik Ciklopi mund të ishte një SY që vëzhgonte nga GROPA e që në një lidhje të dy fjalëve do të kemi: SY + GROP
Në shqip, zgavra e syrit quhet [GROP e SY]rit ose SY-GROP.
Në procesin e ndryshimit fonetik natyror (përshkruar nga Embriomorfematika), marrim:
SY-GROP =
SI-GROP =
CI-GROP =
CI-KROP =
CI-KLOP = CIKLOP.
Kështu, fjala nuk shpjegon syrin e rrumbullakët, por syrin e vendosur në gropë, ose banorin e gropës së syrit.
Në mit, kjo përputhet plotësisht me faktin që Ciklopët jetojnë në shpella (gropa në trupin e Tokës).
Pra, Ciklopi është “sy i Tokës”, dritë e farkuar në zgavrën e saj.
Në planin simbolik:
Syri = dritë, vetëdije.
Gropa = errësirë, nënë truall.
Ciklopi = bashkimi i dritës me errësirën, qenie e një shikimi të vetëm që sheh nga brenda, jo nga jashtë.
Konkluzioni:
Në këtë interpretim, Ciklopi nuk është “sy rrethor”, por “sy gropë”;
një figurë që mishëron shikimin e Tokës në vetvete.
Nëse kjo etimologji nuk përputhet me analizën fonetike të gjuhëve klasike, ajo megjithatë ruan vërtetësinë e përjetimit mitik, dhe ndoshta na çon më afër kuptimit të parë të fjalës, atij që u formua nga përfytyrimi, jo nga gramatika.
Ftoj studiuesit e etimologjisë së fjalës, të mitit e të mendimit simbolik, të matin këtë etimologji me të vetat, sepse vetëm përmes debati të gjallë e pyetje-përgjigjeve, lind e vërteta e fjalës.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
