CILAT JANË SIMBOLET E LASHTA KOMBËTARE TË GREKËVE?

21
Dec
2023
Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti

Shpalime historie
Grekët e sotëm, që i dalin zot gjithë historisë së lashtë, nga Parahistoria, Antika dhe Mesjeta, çuditërisht nuk kanë asnjë simbol të vetin kombëtar të lashtë, as stemë të tyre, që ta dëshmojnë këtë lashtësi, të imponuara si rrëfime të rrejshme nga Fuqitë e Mëdha të Evropës, siç duket sa kanë qenë të fjetur ose të dehur, nga mesi i shek. XIX, pasi shqiptarët e liruan Greqinë e sotme nga sundimi i Perandorisë Osmane, më 1821. Grekët e sotëm vazhdojnë edhe sot t’i besojnë kësaj rrene.
Stema më e hershme e shtetit grek është e mbretit të parë të Greqisë, gjermanit Otto, edhe atë, me simbol kryesor Kryqin e Shën Gjergjit ilir, vetëm me ngjyrë të kaltër në vend se të kuqe, siç e përdorin shumë shtete të tjera të botës së krishterë, sa për të dëshmuar se banojnë në brigjet e deteve, pa asnjë simbolikë dhe shpjegim tjetër të rëndësishëm për historinë dhe përkatësinë etnike të tyre.
Kjo është arsyeja pse kaq shumë investoi ky shtet gjatë dy shekujve të fundit për përvetësimin e historisë së Pellazgëve, Ilirëve, Arbërve dhe sidomos nga Epiri ynë i lashtë, historia jonë dhe figurat tona historike kombëtare, që kanë lënë nam në Gadishullin Ilirik, në Evropë dhe në gjithë botën gjithë botën, si Leka i Madh, Mbreti Pirro, Gjergj Kastrioti Skënderbeu etj.
(21. XII. 2022)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk