Cili është dallmi?

10
Jun
2023


Shkruan: Medai Shaholli
(qyfyre bulevardi)
Shpesh në bisedimet tona mes species sonë inteligjente siç jemi ne dykëmbëshit që thoni ju more shokë, bie fjala se cili është dallimi mes gomerëve dhe deputetëve të species sonë?
Dhe përgjigjet janë nga më të ndryshmet ku secili jep mendimin e tij kur bëjmë dallimin mes species tonë dhe gomerëve.
Një thënie e mençur thotë se ”Kur futet gomari në pallat nuk bëhet gomari mbret por pallati bëhet stallë”!
Por si qëndron puna me deputetët tanë dykëmbësh kur hynë në parlament të ‘Severnës’, a bëhen ata zotërinj apo transformohen në gomerë dhe parlamenti bëhet stallë?
Pëvoja e tyre në këto tri dekada të përfaqësimit të shqiptarëve në parlamentin e ‘Severnës’ ka rezultuar se dykëmbëshit e species sonë nuk ndryshojnë shumë nga katërkëmbëshit veshgjatë të stallës së qahja Fekriut.
Ndërsa gomerët e stallës së qahja Fekriut në një zonë malore po pëllasin për t’i rënë në sy gomaricave të tyre, kurse dykëmbëshit tanë pëllasin në stallën e parlamentit për të tërhequr vëmendjen e opinionit sesa të zotë janë.
Dallimi mes deputetëve të species sonë dhe gomerëve është se dykëmbëshit tanë hanë dreka dhe darka qyl në llogari të guvernës, ndërsa gomerët e Fekriut duhet të hanë gjembaçët e krastës.
Deputetët e species sonë ‘pijnë Skopsko’ pivo dhe verë të shtrenjtë kurse gomerët e Fekriut pijnë ujë të turbull nga bataqet e formuar nga shiu.
Ndërsa gomerët e Fekriut bëjnë gara se cili është më i fortë të mbajë barra të rënda transporti për nevojat e qahjait, deputetët tanë gomerë lëvdohen pafund para opinionin shqiptar sesi çështja e 20% do të zgjidhet herën tjetër kur të hapet kushtetuta!
Ndërsa gomerët e Fekriut e kanë platitur mendjen se veç gomaricave të fshatit nuk i intereson gjë tjetër, kurse deputetët tanë gomerë e kanë mendjen sesi të zhvatin përderisa e kanë mandati e deputetit dhe asgjë tjetër veç zhvatjes dhe pasurimit të shpejt përmes postit dhe ndërmjetësimit mes shokëve të pushtetshëm të pushtetit.
Dhe kështu more shokë mendoj se e kuptuat dallimin mes dykëmbëshëve tanë të stallës së parlamentit të ‘Severnës’ dhe gomerëve të stallës së qahja Fekriut.
Një ditë të mbarë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk