ÇKA NDODHI DJE NË BRUKSEL – MË PYESIN DISA MIQ?

01
Mar
2023

Nga: Ali Sh Mehmeti
Përgjigja më e thjesht dhe më e saktë, për mua do ishte:
– asgjë nga aspekti i Kosovës,
– nga aspekti i Serbisë, sipas Borelit, pajtimi gojor i Serbisë me “marrëveshjen bazë”, që nënkupton se Serbia në raport me Kosovën do të sillet sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, që nga ana tjetër, përgënjeshtrohet nga Vuçiqi! https://www.youtube.com/watch?v=-b4KYJXIe_o
– nga aspekti i Borelit shënoi sukses sepse të dy, edhe Kurti edhe Vuçiqi u dakorduan me propozimin
Asgjë nga aspekti i Kosovës, sepse propozimi franko gjerman, nga Kryeministri Albin Kurti është vlerësuar qysh në gusht të vitit 2022 sikur “bazë e mirë” drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme. Kjo marrëveshje ndryshoi emrin gjatë muajve në vijim dhe u shndërrua nga propozimi franko-gjerman në evropian, pastaj në evro-amerikane për t’u pagëzuar në fund edhe zyrtarisht sikur “marrëveshje bazë” – pikërisht siç e quajti Kryeministri ynë në fillim.
Ka qenë e qartë se Vuçiqi nuk do e nënshkruan këtë marrëveshje sepse në dhjetor të vitit 2022, Këshilli për siguri nacionale i Serbisë e ka refuzuar këtë propozim. Këtë e pohoi edhe Vuçiqi dje, menjëherë pas takimit në Bruksel se nuk u arrit pajtimi. Arsyetimi ishte, sepse Kurti refuzoi të formoj së pari Bashkësinë e komunave me shumicë serbe dhe pastaj të flitet për “marrëveshjen bazë”. Pra, qëllimi ishte i qartë: që paraprakisht të sigurohet formimi i asociacionit sipas marrëveshjes së vitit 2015, pa marrë parasysh vërejtjet e Gjykatës kushtetuese të Kosovës, që e përmendi edhe vet Vuçiqi ne deklaratën e tij. Pastaj do vazhdon loja “ngreh e mos këput” edhe për dekada tjera, duke pritur rrethana më të volitshme gjeopolitike që favorizojnë edhe më shumë Serbinë. Kësaj radhe, me mos nënshkrim, Serbia mbeti lakuriq duke u parë se nuk është e gatshme, as e interesuar madje, për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme.
Problemi është, që këtë lakuriqësi nuk po e sheh Boreli duke deklaruar se takimi ishte i suksesshëm, sepse Kurti dhe Vuçiqi u pajtuan se kjo “marrëveshje bazë” nuk ka nevojë të diskutohet më tutje dhe se bisedimet do të vazhdojnë me 18 mars rreth planit të zbatimit. Përkundër faktit se asgjë nuk u nënshkrua. Si shpërblim për “kooperativitet” që e deklaroi Boreli dhe mohoi Vuçiqi, sot Serbia u shpërblye me një kontratë prej 2,2 miliardë euro për ndërtimin e hekurudhës, prej të cilës shumë 600 milion janë donacion pa kthim, kurse pjesa tjetër kredi!
Pse ka këtë qëndrim Boreli – dhe jo vetëm ai? S’pari sepse anon nga Serbia, prandaj nuk do ta emëroj fajtorin për mossukses, që nuk do hezitonte ta bënte sikur qëndrim refuzues të kishte Kurti, siç ndodhi në njërin nga takimet e kaluar. S’dyti sepse mossuksesi në këto bisedime konsiderohet edhe mossukses i tij personal, bashkë me të Lajçakut. Kurse zgjedhjet për institucione të përbashkëta evropiane nuk janë larg. Janë vitin që vjen!
Prandaj, e gjitha ka mbetur në fjalë me disa kuptimësi që mund t’i interpretoj kush dhe si do, kurse e dimë se “fjalët i merr era” dhe se vetëm “çka nënshkruhet nuk luhet”!
U TUND MALI DHE POLLI NJË MI !

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk