Ç’kërkojnë ‘greçkat’ me regjistrimin e popullsisë në Shqipëri?!

22
Sep
2023

(Pa dorashka)
Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri tashmë ka filluar dhe ‘greçkat’ janë mobilizuar si kurrë më parë, brenda dhe jashtë Shqipërisë për ta shtuar artificialisht përqindjen e popullsisë minoritare greke nga 60 mijë sa janë në realtiet, me synimin për ta rritur atë në 2 qind mijë grekë që nga Himara deri në Konispol.
Kali i Trojës dhe trimi i gjithë kësaj fushate antishqiptare për t’i deklaruar një pjesë të ortodoksëve shqiptarë si grekë, është kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, koloneli i Asfalisë greke Janullatos.
Misioni i kryepriftit Janullatos ishte dhe mbeti greqizimi i Kishës Ortodokse Shqiptare dhe i ortodoksëve shqiptarë përmes akordimit të pensioneve nga fondi i posaçëm i shtetit grek për ortodoksët shqiptarë që deklarohen si minoritarë grekë.
Shteti shqiptar dhe Edvin batërdia, janë nënshtruar presionit të jashtëzakonshëm të kryepriftit Janullatos dhe shtetit grek, të cilët punojnë natë e ditë duke i shantazhuar të gjithë ata ortodoksë labilë përmes pensioneve dhe akordimit të pasaportave greke për ta, duke i shpallur si ‘greçka’ shqiptarët ortodoks të zonës së Himarës dhe Gjirokastrës.
Kjo është gjendja alarmante në jug të vendit ku shteti shqiptar po mundohen ta fshehin përhapjen e propagandës greke se të gjithë ortodoksët qënkëshin ‘greçka’, por merren vetëm me terroristin grek Bejleri, duke e akuzuar për blerje votash që në fakt ai është një nga anëtarët e organizatës terroriste ‘Agimi i artë’ që lufton për çlirimin e Vorio Epirit dhe me këtë akuzë duhej burgosur nga Gjykatat shqiptare.
Shteti grek është i vetmi shtet në BE që nuk njeh pakicat dhe minoritetet brenda saj dhe Europa plakë kurrë nuk e ka ngritur zërin për këtë shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të pakicave në Greqi!
Këtë shqetësim të madh nuk e kanë ngritur as qeveritë ‘demokratike’ shqiptare ndaj heshtjes dhe mosnjohjes së pakicës shqiptare arvanite në Greqi!
Shqiptarët në mbarë trojet duhet të ndërgjegjsohen ndaj kësaj shkelje të rëndë të mosnjohjes së identitetit kombëtar të arvanitëve në Greqi dhe përmes zërit të përfaqëuesve të tyre të alarmojnë Brukselin zyrtar se ju zotërinj Borrellë dhe Lajçakë për 4% të serbëve në Kosovë po kërkoni ‘Zajednicë’ ndërsa për qindra mijëra arvanitë në Greqi po heshtni paturpsisht.
Ne shqiptarët nuk duhet të heshtim dhe gjërat duhet emërtuar me emrin e saj kur tradhtia është tradhti!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk