ÇOHU GJERGJ KASTRIOTI SHPETONA

14
Jan
2024

I
I pa thyeshmi ynë Kryehero
Trimat Leka i Madh dhe Pirro
Paraardhës t’arbërve i dinte
Trimëria e tyre n’zemër i flinte

Gjergj Kastrioti Kryeylli ynë
T’pakufishme pati trimerinë
Mposhti t’Lindjes Perandori
Me shokë nderoj tokën Arbëri

Gjergji ushtarët e shokët e tijë
Mundën në një luftë dyqindmijë
Guximi i arbërve armiqt tmerroj
Zëri i fitorëve Europën dritheroj

Shpata e Gjergjit ishte vetetimë
N’kokat e armiqëve bubullimë
Kruja Kështjella Arbëria Shënjteri
Rrnofsh sa vet jeta Shqipëri
II
Çohu Gjergj shiqo Shqipërinë
Nuk perngjanë më n’Arberinë
N’çdo krahinë qytet dhe fshat
Shtepi turke n’rrafsh e shpat

Çohu Gjergj shiqo shqiptarët
Shumë nga ta harruan t’parët
N’pushtuesë janë dashuruar
Kulturën ua kanë perqafuar

Çohu Gjergj shpeto shqiptarët
Nuk përngjajnë më n’baballarët
Me sy hapur shkojnë pas turkut
Si kope delesh n’gojë t’ujkut

Çohu Gjergj sa nuk është vonë
Mbushja mendjen popullit tonë
Prap me e dasht Shqipërinë
Si arbërit dikur moti Arbërinë

Çohu Gjergj se ne jemi n’rrezik
Shpejt harrojmë çdo armik
Njëri tjetrit i shprehim smirë
Fetë armike mbajmë me dëshirë

Çohu Gjergj shiqo politikanët
T’mbulojnë ty kur vinë sulltanët
Kokë me kokë bashkë nuk ulën
Grekut dhe sllavit i perkulën

Çohu Gjergj bre sa më parë
Na janë bërë shumë bajraktarë
Një godet “thumb tjetri patkon”
Shqipëria sështë siç ti dëshiron

Çohu Gjergj e lësho kushtrimin
Shqiptarët t’fitojnë vetkthjellimin
Si arbërit dikur me ty në ballë
Popull besnik e atdhetar i rrallë

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk