Çubrilloviq: “Sanxhaku i Novi Pazari zgjidhet vetvetiu”

13
Feb
2023

/ Mar nga Fezboku i Salih Đerekarac/
“Në rastin tonë duhet pasur parasysh sa më parë se këtu kemi të bëjmë me një racë të gjallë, të fuqishme dhe të pëlleshme, për të cilën i ndjeri Cvijiq ka thënë se është raca më ekspansive në Ballkan.”
Nga ligjërata e Çubriloviqit “Shpërngulja e Shqiptarëve” që është mbajtur në Klubin Kulturor serb më 7 mars 1937, për Sanxhakun e Novi Pazarit thoshte se:
“zgjidhet vetvetiu dhe ai, në jetën tonë shtetërore, nuk e luan atë rol që luante në vitin 1912. Vetëm do të përmendim se me shpërnguljen e shqiptarëve këputet lidhja e fundit e myslimanëve tanë në Bosnjë e në Novi Pazar me pjesën tjetër të botës myslimane. Ata bëhen pakicë fetare, e vetmja pakicë myslimane në Ballkan, i cili fakt do të shpejtoj nacionalizimin e tyre” – shkruante në elaboratin e tij, në lidhje me propozimin e kolonizimit të viseve jugore.
Para së të flet për Sanxhakun, Çubriloviq thot: “o veçojmë një pjesë nga elaborati i tij ku theksohet: ‘Në rastin tonë duhet pasur parasysh sa më parë se këtu kemi të bëjmë me një racë të gjallë, të fuqishme dhe të pëlleshme, për të cilën i ndjeri Cvijiq ka thënë se është raca më ekspansive në Ballkan. Gjermania prej viti 1870 deri në vitin 1914 ka shpenzuar shumë miliarda marka që gradualisht, duke e blerë tokën nga polakët, t’i kolonizojë trevat e veta lindore. Por pjellshmëria e nënave polake ka ngadhënjyer mbi organizimin gjerman dhe paratë gjermane. Në vitin 1928 e mori prapë Poznanjin e vet. Statistikat tona të viti 1921 dhe të viti 1931, që i përmendëm më parë, tregojnë se edhe pjellshmëria e grave shqiptare ka ngadhënjyer mbi politikën tonë të kolonizimit”.
Çubriloviq nuk pushoi as në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944 doli me projektin me titull “Problemi i Pakicave në Jugosllavinë e Re”. Këtu ai parasheh që për pakicat të formohen kampe të përqendrimit kurse pasuritë e tyre të konfiskohen. Më tutje, ai propozon që familjet e tyre të dërgohen në kampe dhe, në rastin e parë, të dëbohen në shtetet kombëtare të tyre. Këtu, në radhë të parë, ai parashihte dëbimin e shqiptarëve, hungarezëve dhe gjermanëve. Medoemos, sipas tij, Pollogu dhe Dukagjini duhet spastruar nga shqiptarët.
Është koha ta pyesim vetën, a jemi më “një racë të gjallë”, racë “e fuqishme”, a jemi racë në ekspansion në Ballkan, siç konsideroheshim dikur, a po jo ?
A ka kush që mund të merret me këtë çështje, apo kanë “ikur” e duhet të presim të vijnë? A duhet me doemos ta bëjmë me kohë punën që patjetër duhet bërë në mënyrë që tjerët (serbët) të mos e bëjnë për ne, nëpërmjet nesh. Me këtë shkallë të emigrimit, të përtëritjes së popullsisë dyshoj se pas 20 -30 viteve nuk do të mund të merren kurrfarë masash për at që thotë Çubriloviq që të jemi ata që ishim: “racë e gjallë”, “racë e fuqishme” apo racë në ekspansion. Apo siç thoshte më herët Cvijiqi, mësuesi i Çubrilloviqit: “Në aspektin gjeografik, fiset më të forta etnografike të Gadishullit Ballkanik janë: banorët e Kodrave të Malit të Zi, Peshterit dhe viset e Shqipërisë veriore. Banorët e këtyre trevave e kanë ruajtur formën e vjetër të vëllazërisë fisnore, gjinive-fiseve, organizimin, karakteristikat tjera dhe pamjen e tyre fizike.”

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 13/02/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk