Dalipaj-DEKLARAT…!

07
Nov
2025
Nga: Agron Dalipaj


Në jetën publike të qytetërimit të lashtë, fjala e thënë me zë të lartë, shpallja, kumtimi, lajmërimi para një turme, kishte fuqi ligjore e sakrale. Ajo ishte zëri i autoritetit, “zëri që ngrihej lart”, i cili vuloste vendime dhe urdhra. Edhe në ritet e shenjta, shpallja bëhej gjithmonë me zë të lartë: për t’u dëgjuar nga njerëzit dhe për t’u dëshmuar para hyjnive.
Në këtë kuptim, deklarata nuk është thjesht një thënie, por akt shpalljeje; një zë që ngrihet mbi të tjerët për të shpallur një të vërtetë, një vendim, një ligj.
Etimologjia zyrtare:
Sipas burimeve klasike (Etymonline, Ernout-Meillet, FEW, OED etj.), fjala vjen nga latinishtja:
> declaratio “shpjegim i qartë, shpallje”
prej foljes declārāre “ta bësh të qartë, ta shpallësh hapur”
që përbëhet nga:
– de = “plotësisht, përfundimisht, jashtë”
– clārāre = “të ndriçosh, të bësh të qartë” (nga clārus, “i ndritshëm, i qartë, i famshëm”).
Kuptimi bazë:
> “të bësh plotësisht të qartë”, pra “të shpallësh publikisht”.
Në shqip, fjala deklaratë ka ardhur përmes frëngjishtes déclaration ose italishtes dichiarazione në periudhën e re (shek. XIX–XX).
Etimologjia sipas Metodës Embriomorfematike (EM):
Në shqip, fjala ruan një material fonetik të brendshëm kuptimor, që mund të lexohet si shprehje autoktone:
Përsa si origjinë të fjalës është pranuar rrënja [clārus], që në shqip e kemi [kjart] e me rotacionin j:l, si te ujk : ulk, marrim:
KLART > KJART, porse:
KLARt =
K’LARt =
Q’LARt = Që është i LARë =
Që është i LARëtë =
Që nuk ka papastërti dhe
Që tregon formën origjinale.
Nëse do e pranonim se pjesëza [de] është prefiksi mohues i latinishtes, ajo do i jepte fjalës [clārus] kuptimin e kundërt: de[clārus] = i paqartë. Por kjo nuk bën kuptim, sepse kur dikush del e bën një deklaratë, ai qartëson publikun e dyzuar nga thashethemet dhe shpall versionin e qartë të përgjegjshëm ligjërisht e u jep fund hamendjeve.
Pra kemi të bëjmë me shqipen “jap qartësi” = me dhanë kjartësi” = me dhanë KLART =
DHE + KLART =
DE + KLARëT =
DE + KLARaTË =
DhE KLARë aTë = deklaratë
The QARTË aTë
Një pozim i dytë është:
DEKLARAT >
ZEKLARAT >
ZËKALART >
ZË KA LART
Analiza fonetike dhe morfematike:
– Rotacion fonemash d ↔ z, si te Rama[d]an > Rama[z]an.
– Metatezë e brendshme:
ZË KA LART >
DE KA LART >
DE-KLA-RAT.
“Zë ka lart” = “zë i ngritur, zë që shpall, që shpall me forcë”.
Pra, deklarata është akt i ngritjes së zërit për të shpallur publikisht një vendim a të vërtetë.
Në këtë lexim, shqipja nuk e huazon fjalën, por e shpjegon nga brenda, përmes formës ZË + KA + LART, që pas metateze merr trajtën DE-KLA-RAT, duke ruajtur të njëjtin funksion semantik që ka edhe në latinisht: “shpallje e qartë dhe e lartë”.
Përfundim (hapje për debat):
Në dritën e kësaj analize, DEKLARATË paraqitet si fjalë që, edhe pse e dokumentuar si huazim latin, ruan një strukturë embriomorfematike shqipe:
“Zë që ngrihet lart për të shpallur”.
Kjo përkimje e jashtëzakonshme mes formës fonetike dhe kuptimit funksional ngre pyetjen:
A mos vallë shqipja e ka ruajtur thelbin fillestar të konceptit të “deklaratës” më pastër se vetë latinishtja që e huazoi më vonë?
Pyetje që mbetet e hapur për diskutim në dritën e metodës së EM.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/11/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk