GJYSH, ~I.
Në traditën shqiptare figura e gjyshit është “trungu i sipërm” i pemës së prejardhjes. Prej tij njeriu merr gjysmën e origjinës së vet biologjike. Gjyshi shihet si një “ndarje” e madhe e fisit: ai që jep një gjysmë dhe bashkohet me gjysmën që vjen nga gjyshi tjetër, për të krijuar “të plotin”, nipin.
Kjo ide e dy gjysmave që bashkohen është thelbësore në organizimin e hershëm të fisit. Për këtë arsye, figura e gjyshit është natyrshëm e lidhur me konceptin e gjysmës së prejardhjes.
1. Etimologjia zyrtare (standarde):
Fjalorët etimologjikë e konsiderojnë fjalën ▪︎gjysh një fjalë të trashëguar të shqipes nga një rrënjë indoevropiane (i.e.) e pasigurt, shpesh e rindërtuar si ▪︎*sūsa / ▪︎*sūšo- “paraardhës”.
Megjithatë, etimologjia zyrtare është e paqëndrueshme dhe variantet e rindërtuara nuk përputhen qartë me fonetikën shqipe, si dhe nuk japin një shpjegim të brendshëm për formën ▪︎gjysh. Pra, standardi nuk ofron një zgjidhje të plotë etimologjike.
2. Etimologjia sipas metodës analitike mbështetur në teorinë e embriomorfemave (em./ t.em.)
Fjala ▪︎gjysmë në shqipe buron nga rrënja ▪︎gjys, që shënon ndarje, kështu:
GJYS <
GJY-S < S-GJY (metateza) <
S-QY (gj : q, si grigj : griq, të ligj : të liq)
SHQY.
Kudo, GJYS shënjon ndarje simetrike dypjesëshe. Zhvillimi fonetik nga fjala GJYS > GJYSH është krejt i mundshëm, sepse rotacioni s : sh (spjegim : shpjegim, bisër : bishër, lagështirë : lagësirë, etj.) e mundëson një gjë të tillë. Kësisoji GJYS : GJYSH del si një zhvillim i brendshëm fonetik, logjik e kuptimor dhe nuk paraqet rast huazimi.
Në këtë këndvështrim:
GJYSH = burimi i një GJYSME; ai që jep gjysmën e trashëgimisë biologjike të nipit. Çdo njeri ka dy gjyshër (gjysha) dhe secili prej gjyshërve (gjyshave) përfaqëson një gjysmë të prejardhjes. Rrjedhimisht:
DY GJYSA = një pasardhës i plotë.
Kuptimi i fjalës del natyrshëm si formulë embriomorfemore. Ky është një rast i pastër i krijimit të fjalës përmes logjikës së brendshme të gjuhës.
3. Përfundim:
Sipas em./ t.em., fjala ▪︎gjysh rrjedh nga ▪︎gjys(më) dhe me rotacionin e dhemboreve s<z GJYSH = ai që është burimi i një gjysme të prejardhjes, dhe këtu gjys < gj-ys < gj-yz < gj-yd < gj-dy = gjë-dy = 1/2 e gjë-së. Kjo analizë etimologjike tregon, se:
•është semantikisht i plotë;
•është fonetikisht i qartë;
•lidhet drejtpërdrejt me strukturën e shqipes;
•përputhet me embriomorfat e tjera të së njëjtës familje dhe është shumë më koherent se rindërtimet e pasigurta i.e.
Fjala ▪︎gjysh është, pra, një formë thjesht shqipe e krijuar mbi konceptin e gjysmës së origjinës.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
