Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Reagim:
-“Si luftëtar, të vlerësoj lart,
tani në politikë-diplomaci,
s’je i kthjelluar, nuk po ia qëllon,
nuk je i qartë!
(F. Sh).
PO, Z. DAUT HARADINAJ! POPULLI I KOSOVËS KA PROTESTUAR DHE DUHET TË PROTESTOJË BILE FUQISHËM PËR KËTO DËSHTIME TË OPOZITËS MË SA VIJON:
Populli i Kosovës, duhet të protestojë për të gjitha këto turpe dhe krime politike, diplomatike dhe ushtarake që i ka bërë Opozita për më shumë se dy decenie,-para se Albin Kurti të drejtonte Kosovën si Kryeministër dhe VV-ja të vinte në pushtet:
1.
Barazimi i gjuhës shqipe me 95% shqiptar me gjuhën serbe me 3% serbë në Kosovë?!!!
2.
Heqjen e flamurit kuqezi nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke zëvendësuar atë sikur të ishte një këmishë “feste” me një flamos të huaj laraman që s’e ka asnjë simbolikë kombëtare shqiptare?!!!
3.
Kushtetutën e Kosovës e kanë pranuar të rrudhur, si mos më keq; në kornizat e Pakos të Ahtisarit, që minoriteteve iu jap të drejta që askund në asnjë shtet demokratik, me demokraci qindra vjeçare nuk i gëzojnë; merreni me mend: njëzetë ulëse në Kuvend i kanë falas, pa garuar fare në zgjedhje, pa i fituar me votën e sovranit popull. Siç dihet, me vetëm më pak se 4% serbët ardhacakë (minoritarë) i kanë të siguruara dhjetë vende, pastaj, minoritarët tjerë, turq, kroatë, ashkëlinj, egjiptianë, e të tjerë me më pak se 1% banorë në Kosovë, i kanë dhjetë vende?!!! Dhe, tashmë po shihet që asnjë vendim me rëndësi; siç janë formimi i institucioneve shtetërore, as ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës, nuk mund të bëhet pa pëlqimin e tyre, pra, pa votat e tyre.
4.
Kanë pranuar që Kosova të quhet shtet “multietnik”, me hiç më pak se, 95% me shqiptarë autoktonë?!!!
5.
Ka pranuar, Asociacionin
NJË ETNIK në favor të Serbisë Fashiste, për veglat e saj, kolonët serbë në Kosovë.
6.
Shënjimin (demarkacionin) e kufirit me Maqedoninë, humbëm mbi dymijë ha tokë që të parët tanë autoktonë e kishin pronë të patundshme…
7.
Shënjimin (demarkacionin) e kufirit me Malin e Zi, me ç’rast kemi humbëm mbi tetëmijë ha, fusha dhe male që, poashtu, të parët tanë e kishin pronë të patundshme…
8.
Kanë pranuar segregacionin fetar, duke sjellë vendime të gabuara, kinse të gjitha Kishat në Kosovë janë serbe, pra, janë Kisha sllave;-kur dihet mirëfilli fakti që, historikisht shumica e këtyre Kishave, ishin katolike; por, që Serbia pushtuese i ka transformuar, i rindërtuar sipas stilit sllavo-ortodoks, sipas modeleve “të reja” kinse ishin dhe janë kisha sllavo-ortodokse!…
9.
Kanë votuar Gj. S. me seli në Hagë. Tani po kukasni si qyqet e rremit, duke derdhur “lot krokodilësh” për burgosjen e pjesëtarëve të UÇK-së Heroike.
A nuk ishte Albin Kurti dhe VV-ja, me vendosmëri të patundur në Kuvendin e Kosovës që ajo Gj.S. të mos votohej?!
A nuk ishte dhe kundër shumë prapa kthimeve historike në sheshet e Kosovës dhe në Kuvendin e saj, kundër votimit të këtyre kataklizmave politike që dje dhe sot, por edhe nesër populli ynë ka me ua parë sherrin!…
10.
Fatalitetin ushtarak në raport me FSK, e cila sipas një Marre-Veshje, asaj nuk i lejohet të kontrollojë 15% të territorit, andej kah veriu i Kosovës.
11.
Për korrupsionin (hajnitë) zhvatjet, që iu kanë bërë pasurisë të popullit dhe të atdheut, gjatë sundimit kur Opozita ishte në pushtetin autoritar, tipik feudal-kapitalist me orientimin famëkeq djathtistë të sojit ä, alla toptanisto-zogist.
-Tani, logjikisht me dhembje, me pasiguri; shtrohet pyetja:
-Vallë, a do të mund të riparohen nga pushteti i sotëm me në krye Albin Kurtin dhe VV-en në pushtet, apo këta “gur sizifi” do t’u mbeten mbi supet pasardhësve të këtij pushteti?!
Janë bërë dhe fatkeqësisht ende Opozita po vazhdon të zhytet në kënetat e gabimeve fatale në hapat e saj bllokues të institucioneve të Republikës së Kosovës, nga mëritë bajraktariste krejt absurde, kundër e Albinit dhe të VV-es që prej kur ka ardhur në pushtet, me vullnetin e popullit me mbi 51%.
Është koha e fundit për reflektime pozitive; në të kundërtën, Kosova po mbetet një shtet i brisht, i pasigurt për më keq, që po zien nga brenda?!!!
-Gabimet fatale të Opozitës ishin dhe janë dështuese-kapitulluese, në bisedimet me Serbinë me ndërmjetësimin e miqve të saj euro-atlantikë të sojit Grenelli, Llajçaku, Mogherini, Eskobari e të tjerë myteberë dhe mytebere.
Çështja parësore jona duhet të jetë; në politikë dhe në diplomaci në raport me fqinjët pushtues me Maqedoninë, Malin e Zi dhe në veçanti me Serbinë pushtuese të trojeve tona në Kosovën Lindore dhe në Kosovën Veriore, si t’i tejkalojmë bllokadat e jashtme, jo të çohemi peshë kur popullit dhe shtetit tonë i qesim plus dhe bllokadat e brendshme?!
Uroj që të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë atdheut marrim seriozisht, me atdhedashuri rrugët dhe punët e mbara!
29. 07. 2026


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
