(rrëfenjë bulevardi)
Me rastin e 100 ditëve të para të “suksesesshme” të qeverisë Micko që thoni ju o shokë, qeveria e tij në emër të humanizmit dhe solidaritetit me kafshët e lagjes ka organizuar një darkë të gratshme për ato si shenjë e “mbarësisë dhe suksesit” të kësaj qeverie.
Kështu, premieri Micko i drzhavës Severna” pas “suksesit” të 100 ditëve të para të qeverisjes ka porositur darkën festive për maçokët dhe macet e lagjes, në shenjë zemërgjerësie dhe keqardhje për kafshët, të cilët për çdo mbrëmje zhurmojnë dhe shqetësojnë kalimtarët duke kërkuar ushqim nëpër kazanët e mbeturinave të oborrit qeveritar.
Që premieri Micko është një altruist i paparë flet edhe kjo darkë e gratshme me peshq koranë dhe trofta nga liqeni i Ohrit enkas për maçokët dhe macet e lagjes së tij, ndërsa për kotelet e vockla ka porositur cironka nga Drini i Zi.
E po që thoni ju more shokë, ky është altruizmi në vepër i premierit tonë Micko që të na rrojë sa malet, se kujdeset jo vetëm për kafshët por edhe për njërëzit në nevojë siç janë: punëtorët dhe fshatarët, bujqit dhe blegtorët, për mësuesit dhe mjekët, për pensionistët, dhe të gjitha shtresat e shoqërisë njëlloj.
Kjo që shihni ju more shokë është vetëm fillimi, pasi me premierin Micko macet e lagjeve tona nuk do të ngelen më nëpër kazanë duke miaulluar për të gjetur ushqim, por do të kenë trajtim të veçantë nga qeveria me një ligj të veçantë në mbrojtje të kafshëve.
Qentë e rrugës të cilët janë duke u endur nëpër lagjet tona me egërsi ndaj qytetarëve pasi gjysma prej tyre janë tërbuar.
Qeveria menjeherë pasi është mirtuar në ditët e para ka kërkuar vaksinimin e të gjithë qenëve të rrugës.
Ata gjithashtu do të kenë radhën e tyre për një darkë solemne pas miratimit të ligjit për mbrojtjen dhe kujdesin e kafshëve nga qeveria!
Ja more shokë, kush nuk e do një qeveri si kjo tona që kujdeset jo vetëm për qytetarët e saj por edhe për kafshët, përveç ziliqarëve dhe nihilistëve që nuk shohin asnjë perspektivë te kjo qeveri e cila është gati të jap edhe shpirtin për qytetarët dhe kafshët e saj!
Ne more shokë, nuk na mbetet tjetër veçse t’i urojmë premierit tonë altruist Micko suksese në këtë nismë të mbarë dhe humane për angazhimin e tij serioz ndaj kafshëve të abondonuara!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!