DEDIKIM

10
Mar
2023

Shkruan: Zeni Bilimani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

(Elegji, vëllait tim Haki Bilimani, të mirit që na iku nga kjo jetë para kohe).

Jeta e tij, u pre në mes.
Si sot para 7 vitesh
Nga një aksident me makinë në Tiranë.
.
Ai iku nga kjo jetë,
Edhe pse e donte jetën,
Ah, dinte ta jetonte atë Me dinjitet e një burri fisnik me ideale, patriotike atdhetare.
.
Seç me therë një plagë në zemër,
Sa herë dëgjojmë,
Sa herë përmendim emrin tënd!
.
Kanë kaluar vite,
Dhimbja, nuk u shua për ty!
Sytë më mbushen me lot.
Sa herë shikoj fotot tua.
.
U bë kohë e gjatë…
Vite pa ta dëgjuar zërin e ëmbël vëlla.
Qëkur në shpirtin tim, Hape një plagë,
Që kurrë nuk mbyllet.
.
Çdo ditë mërzia jeton, E rritet, si tunxh më rëndon për ty, o vëlla,
Qe kur more rrugën ,
Rrogën tënde pa kthim.
.
Me mungojnë: Buzëqeshja, mendimet, Më mungojnë ndihmat, Përkujdesjet, tua…,
.
Lotët derdhen, e derdhen rrëke!…
Si një burim i pastër
I pashtershëm, mbi dhe.
.
Jo! Zemrat tona, s’do ta pranojnë të vërtetën e hidhur!
Pa ty, o vëllai im i mirë,
Si do ta kalojmë jetën,
Tepër e kemi vështirë!…
.
Kujtimi jot, me ne do të jetoj gjithmonë,
Se shpirti, yt i bukur,
i pastër…,
Se le, asnjëherë zëmrën tonë.
.
Sytë tuaj të bukur,
Vëlla na shikojnë nga larg, e nga lart!
Dashuria, për ty vëlla,
Na mban afër, edhe pse jemi larg…

Po postoj një foto të rinise tënde të bukur të shkrepur atje larg në një nga bazat detare në vitin 1957 të ish-Traktatit të Varshavës në VLADIVASTOK.
.
ALI BËJË KELCYRËN
E Morën?!

(Folklorike)

Atje e ura e Kardhiqit,
Na u bë një Vukahut,
Na morën Ali benë,
E shpunë përmbi Plosat.
.
Tre katër djelmosha,
Në lule të rinisë,
Nga beu, duan hesape,
Për hallet e Shqipërisë!
.
E ngjinë malit lart.
O bëj, sonte të urdhërosh,
Jemi n pyll, si në Grant,
Shpresojmë, do na pranosh:
Si mik vetëm një natë.
.
Na fal se, nuk kemi shampanjë,
S’kemi ballo dhe muzikë…,
Kemi djathë, qumësht
e dhallë,
Bilbili ja kthen me grykë.
.
As krevate, nuk kemi,
Vetëm bar e trëndelinë ,
Dhe, pa fashista jemi,
Smbol qëndrese, kemi rininë.
.
Këtu, s’kemi tradhtarë,
As të shitur, si ti,
S’kemi spiun e kusarë,
O beu, i keq, dallaveraxhi.
.
O shokë, gjithë sa jeni,
O bijtë e mëmëdheut,
Duhet të gjithë ta dini
Historinë e Ali bej Këlcyrës.
.
Ne vitin 1938 ,
U shtrëngua nga nevoja…,
Ali beu, vet i tretë
Kërkoi princ, nga Savoja.
.
Meriton t’ia them me këngë:
Me tel e njohu bashkimin,
Në vitin 1939, e uroi, Musoliin?!
.
Edhe në dyzetë e trenë,
Atdheut,, ja, bëri shërbimin,,
Dalmaco, me Ai benë,
Vendosen armëpushimin.
.
Luftën që po bën Partia,
Nuk e sheh, fare nevojë,
Ky beu, me zotërinjtë e tija,
Ka, vendosur të pushojë…
.
S’ i pëlqen fare programi,
Që udhëheq djalërinë
Prandaj, beu dhe Ariani,
Vendosën gjindarmërinë.
.
O popull i Shqipërisë ,
Pa, shiko Ballin kombëtar,
Si ju përvesh tradhtisë,
Me nazizmin gjakatar.
.
Sa ishte Duçja, në fuqi,
Punonte, prapa përdhesë,
Ne çdo vend bënte pusi,.
Posi qentë e pabesë.
.
Më pastaj, përdhesen e risi,
“Organizata e nderit”
Edhe punës, ja nisi
Me ushtarët e Hitlerit.
.
Ngrehu o popull, bëj bashkimin,
Anembanë Shqipërisë,
Lufto ballin e nazizmin
Të dy armiq të LIRISË.
6 mars, 2023
.
.Ç’U RRIT BORZILOKU!

( Motiv popullor)
.
Ç’ u rrit
borzilok, zuri penxheren,
Kam tre vjet e gjysmë,
Që ja bëj hyzmenë.
.
Në një dorë ibrikun,
Ne tjetrën legenë,
Të këput një degë,
Sa për t’i marrë erë.
.
Qoftë ta paguaj,
Atë, le rehemenë,
Dhe në mos paça para,
Do shes arë dhe do shes ka?!
.
Në mos paça në shtëpi,
Do shes dhen e dhi,
Në mos paça në qese,
Do marre borxh me fajde!…
6 mars, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk