Deklarata e këtyre ditëve në Tiranë e presidentit të Francës, Emanuel Makron

22
Oct
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

EUROPA E SOTME PO REFLEKTON, NGA HALLI E JO NGA DËSHIRA; NGA POLITIKAT E SAJ ARMIQËSORE NË DY SHEKUJT E FUNDIT KUNDËR SHQIPTARËVE (SHIH PLANIN SEKRET “NAÇERTANIA”), E PRANON REALITETIN PËR RËNDËSINË HISTORIKE DHE AKTUALE TË FAKTORIT SHQIPTAR NË BALLKAN (ILIRI) DHE EVROPË
“Ajo që na ngop në vetdijen tonë kombëtare janë të vërtetat e mëdha shkencore të pakundërshtueshme në albanologji. Vetëm para pak ditësh, Presidenti Makron e cilësoi kombin shqiptar si “fillues, themelues e frymëzues të Europës” dhe ky prononcim i tij nuk mund të ishte një lajthitje prej turboalbanologu a sharlatani, por prej një personaliteti që ka këshilltarë të aftë në çështjet e historisë dhe kulturës së antikitetit të kontinentit Europian. Në këtë botë askush nuk të dhuron vlera që nuk i ke patur dhe t’i kthejnë ato vetëm kur kanë bindje se janë vetëm të tuat.”
– Agron Dalipaj, gjuhëtar dhe studiues i shquar shqiptar, 21 tetor 2023
***
Trojet shqiptare janë djepi dhe shqiptarët historikisht kanë qenë shpata mbrojtëse e qytetërimit evropian, 22 shtator 2018
– Abdulla Mehmeti
EUROPA I KËRKON RRËNJËT E QYTETËRIMIT TË LASHTË TE SHQIPTARËT DHE GJUHA SHQIPE
Populli shqiptar, e në veçanti shqiptarët në Maqedoni, nuk kanë nevojë që ta konfirmojnë dhe forcojnë identitetin kombëtar, historinë, kulturën dhe gjuhën e tyre përmes integrimit në NATO dhe BE, sepse këtë e kanë bërë të parët tanë shekuj më parë, duke qenë djepi dhe shpata mbrojtëse e qytetërimit evropian dhe botëror.
Shqiptarët kanë nevojë vetëm për përkrahje nga faktori ndërkombëtar, për ta pastruar hapësirën etnike shqiptare nga ndikimet e barbarëve, nga falsifikimet e historisë dhe përvetësimi i vlerave tona kulturore; për ndalimin e pushtimit të mëtejmshëm të territoreve shqiptare nga fqinjët dhe rikthimin e territoreve të pushtuara me dhunë përsa ua kanë mundësuar rrethanat historike veprimet ekspansioniste dhe pushtuese të shteteve fqinje, satelite të Rusisë në rajon.
Nuk është çështja vetëm se shqiptarët duan të integrohen në Evropë, por se, edhe Evropa u kthehet rrënjëve të veta, pas sorrollatjes së burokracisë së saj për disa shekuj nëpër përrallat dhe historitë e stisura greke dhe sllave; sepse shqiptarët nuk kërkojnë asgjë më tepër nga Evropa dhe bota, përveç korrigjimit të padrejtësive historike mbi qenien e tyre në Gadishullin Ilirik.
Që ta mbrojnë Evropa dhe bota dinjitetin e tyre dhe të vërtetën historike, janë të detyruara më në fund të jenë në anën e popullit shqiptar, i cili Evropës dhe botës ua ka lindur Lekën e Madh, Mbretin Pirro, Shën Hieronimin, Shën Albanin, Shën Niketë dardanin, Shën Konstandinin (dardan), Skënderbeun, Shën Terezën dhe shumë figura të tjera të shquara me famë botërore; që i kanë dhënë Evropës dhe botës monumentin më të lashtë të qytetërimit- Gjuhën shqipe, pa të cilën nuk do të ishin ato që janë sot, por do të ishin më të varfëra për pjesën më të lashtë dhe domethënëse të historisë së civilizimit.
Nuk është çështja sot, a do të kalojë apo jo „lumi“ i shqiptarëve në drejtim të Evropës, por se, ky lumë të rrjedh në shtratin e tij të natyrshëm, jo në atë të devijuar dhunshëm përgjatë shekujve nga barbarët.
(22 shtator 2018)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk