DEKLARATË PUBLIKE

30
Sep
2025
Shkruan: Arflet Selmani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kam marrë ftesa nga pothuajse të gjitha subjektet politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por le ta them qartë: nuk më tund dot asnjëra prej tyre. Nuk kam asnjë interes të bëhem pjesë e bandave politike që e kanë kthyer pushtetin në treg, popullin në mashë, dhe politikën në krim të organizuar.
Prej dekadash, të njëjtët njerëz i kanë shitur interesat e shqiptarëve për karrige, privilegje dhe pasuri personale. Ata vajtojnë pushtetin vetëm kur nuk janë në të, por kurrë nuk kanë qarë hallet e popullit që i ka votuar. Ata nuk dinë ç’është shërbimi i ndershëm, sepse janë mësuar me pazare, gënjeshtra dhe mashtrime.
Unë nuk do të bëhem pjesë e gënjeshtrës së tyre kolektive. Nuk do të përkulem para atyre që e kanë përdorur popullin si mburojë dhe kanë ngritur karrierën e tyre mbi fatkeqësinë dhe varfërinë e qytetarëve tanë.
Rruga ime është ndryshe. Ajo është e drejtë, e hapur dhe pa kompromis me krimin dhe korrupsionin. Unë qëndroj me popullin, jo me ata që e tradhtojnë çdo ditë. E vërteta, drejtësia dhe dinjiteti nuk janë për shitje, dhe kush mendon të më blejë me poste apo privilegje, le ta dijë: nuk ka çmim që mund të më blejë.
Unë jam pro një strukture krejtësisht të re, të padjallëzuar, intelektuale dhe vizionare, një rrugë që lind nga idealet e pastra dhe jo nga kompromiset e errëta. Vetëm një qasje e tillë mund t’i japë fund tranzicionit të pafund dhe t’i kthejë shqiptarët në RMV tek dinjiteti dhe e ardhmja që meritojnë.
Është koha të thuhet hapur: partitë tona shqiptare kanë dështuar. Dhe kush ende u beson, mashtron veten. Unë nuk jam dhe nuk do të jem kurrë pjesë e atij mashtrimi.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk