DEKLARATË PUBLIKE!

10
May
2024
Shkruan: Fatmir Brajshori-Tushi

·
I befasuar dhe shumë i indinjuar, me lajmin që Shqipëria ka bë kërkesë, që s‘bashku me Serbinë të jenë organizatore të kampionatit europian U21 jam i detyruar të jap këtë deklaratë publike:
1. Unë ( Fatmir Brajshori – Tushi) tifoz i kombëtares shqiptare të futbollit i cili që nga viti 1994, ka përcjellur çdo ndeshje të kombëtares kudo që ajo ka luajtur; një nga themeluesit e Tifo grupit „ Plisat“, anëtar i Tifozave Kuq e Zi që nga themelimi, një nga themeluesit e tifo grupit ultras „ Illyrian Elite“ nëse Federata Shqiptare e Futbollit nuk e tërheqë menjëherë, kandidaturën që të jetë organizatore s‘bashku me Serbinë të kampionatit Euro2027 për grupmoshat U21,që nga sot do të bojkotoj çdo ndeshje të kombëtares shqiptare; që nga sot nuk do të përkrahë kombëtaren tonë të futbollit as në Euro Gjermani 2024! Biletat e ndeshjeve të Kombëtares për Dortmund, Hamburg e Dyseldorf,do t‘i djeg publikisht! E gjitha kjo vetëm nëse FSHF nuk heq dorë nga kandidimi së bashku me Serbinë.
2. Edhe nëse FSHF-ja heq dorë ( çka shpresoj) dhe atë duke ju kërkuar falje gjitha tifozerive shqiptare, komunitetit sportiv si dhe kombit mbarë, dëmi veç u shkaktua! Vet fakti se për një moment, dikush ka pas në kokë këso idesh idiote, është dëm; është shqetësuese dhe e dënueshme.
3. Zoti Armando Duka, na njeh ne tifozat besnik të kombëtares mjaft mirë. Zoti Duka, e kujton lojën në mes Izraelit dhe Shqiperisë, ku në Tiranë dhe Elbasan, ne u fyem, u sham, u torturuam dhe u poshtëruam ngaqë Izraelitet të zbarkuar me ushtrinë e tyre, për 24 orë iu dorëzua sovraniteti i Shqiperisë atyre. E bëri FSHF-ja. Dhe ne u tham që:“ Në ndeshjen e ardhshme do ta merrni përgjigjen që e meritoni…
4. Ndeshja e radhës ishte në Palermo të Sicilisë. Italia luante kundër Shqiperisë. FSHFja dhe duka e morën përgjigjen. Ne tifozat e kombëtares ndërpremë lojën për më shumë se 30 minuta. Stadiumit në Palermo i doli flaka.Përgjigjen e merituar e morët zoti Duka… Në mbrëmje pas ndeshjes, në restoranin ku ishim ne erdhe ti me stafin tënd… ishte dhe Loriku dhe gazetarja Bejleri. Ti dridheshe si thupra ngase kishe frikë.
5. Edhe kësaj radhe zoti Duka dhe ju stafi i FSHFes, mundeni s‘bashku me Serbinë të organizoni në vitin 2027 kampionatin e futbollit U21, por e kr besën shqiptare, besën e tifogrupeve shqiptare që në Shqipëri s‘do t‘ketë organizim, kampionat dhe as U21 ngaqë si në Palermo secilit stadium, ku do t‘luhen ndeshjet do t‘i dalë flaka! Secilën ndeshje do ta nderpresim dhe as ushtri e polici s‘do t‘mundet me e ndaluar këtë gjë!
6. Zoti Duka, Shqiperia mundet e vetme, të organizoj kampionatin e futbollit për U21 ngaqë ka 3 stadiume që plotësojnë kushtet si „ Air Albania“ stadiumi në shkodër dhe ai i Elbasanit… Deri më 2027 ndertohen stadiumi i Vlorës, Durrësit, Korçës dhe Kukësit ( me pak investime) dhe i ke 7 stadiume… Pse ju duhet Serbia?
7. Zoti Duka, nëse nuk hiqni dorë menjëherë nga kandidimi me Serbinë, Ju dhe FSHFja shumë shpejt dhe atë në Euro2024 në Gjermani do ta merrni përgjigjen! Do digjet Dortmundi, Hamburgu dhe Dyseldorfi!
Unë tifozi i kombëtares shqiptare që nga Italia u dënova me tre vite, që të mos e kem të drejtën të përcjellë asnjë ngjarje, për shkak ndeshjes në Palermo, me zemër të thyer e lot në sy ju bë thirrje që të heqni dorë menjëherë nga kandidimi së bashku me Serbinë…
Nëse jo atëherë për futbolldashësit anembanë ku ndodhën deklaroj dhe ua bë me dije që heq dorë nga përkrahja e kombëtares gjerë sa të jenë në krye të FSHFes idiotet e idesë së organizimit të kampionatit të futbollit të moshave U21 s‘bashku me Serbinë!
Poshtë Serbia çetniko genocidale!
Shqipëria është zemra ime!
Kurr Shqipëri s‘kam me t‘harru
edhe n‘vorr kam me t‘përmend!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk