Deklerata e Edvinit, lotë krokodili për për gjuhën shqipe!

11
Dec
2024
Shkruan: Medai Shaholli

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Deklerata e Edvinit, lotë krokodili për për gjuhën shqipe!
Rama porosi Shkupit: “Gjuha shqipe nuk duhet të preket, është gur themeli dhe jo çështje e partive apo e gjykatës Kushtetuese”!
Ky është reagimi i djeshëm i Edvin batërdisë në lidhje me gjuhën shqipe dhe ligjit për gjuhët e pakicave në “drzhavën Severna”, kur tha se gjuha shqipe nuk duhet të preket (pasi është garant dhe dorëzan i shtetit shqiptar), sipas detyrimit kushtetues duhet t’i mbroj interesat kombëtare të shqiptarëve jashtë Atdheut!
Por, ai nuk do t’ia di për faktin se gjuha shqipe këtu është përdhunuar para dy dekadave qysh më 2001, me MO, nga miratimi dhe kapitullimi i partive politike dhe krahut dezertor të komandantëve renegatë të UÇĶ-së, kur pranuan sanksionimin e gjuhës shqipe si gjuhë e bashkësive që flet së paku 20% i asaj popullsie lokale!
Dy dekada më vonë çohet Edvini narkomani dhe flet për mbrojtjen e gjuhës shqipe, kur e di shumë mirë se kushtetuta e “Severnës” ka përdhunuar identitetin gjuhësor të shqiptarëve, duke na cilësuar si popull nomad pa identitet gjuhësor të shprehur vetëm përmes shifrave!
Gjuha shqipe duhet mbrojtur me vepra dhe jo me fjalë që i merr era o Edvin lemeria, pasi ato harrohen pas dekleratës propagandistike sikur mos t’i kishe thënë kurrë.
Detyrimi kushtetues i shtetit shqiptar për të mbrojtur interesat kombëtare të shqiptarëve e obligon kryeministrin shqiptar, të mbroj interesat kombëtare të shqiptarëve jashtë Atdheut, por aq i bën Edvin narkomanit për “maqedonsat” e tej kufirit, ku me ç’rast dje foli vetëm sa për sy e faqe!
Një kryeministër shqiptar i përgjegjshëm para Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk do të dalldisej pas çetnikut Vučko dhe Open Ballkanit por, do të kërkonte nga qeveria e kryekomitit Micko se: Kushtetuta juaj i dashur Micko, nuk është demokratike dhe se marrëdhëniet tona do të varen nga trajtimi që i bëni gjuhës shqipe dhe për këtë çështje ne si shtet shqiptar do të mbajmë qëndrim të pa lekundur, përderisa ju nuk e fshini nga kushtetuta emërtimin shoven për gjuhën shqipe si 20%!
Ky do të ishte reagimi i drejt sipas nenit kushtetues që obligon kryeministrin dhe presidentin e vendit në mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve jashtë Atdheut siç u duhet sot ndihma jetimëve “maqedonsa të Severnës”!
Por, kjo nuk është rruga që e tërheq Edvin narkomanin, ai tashmë e ka bërë zgjidhjen me vëllamin Vučko dhe Open Ballkanin, për inat të kosovarëve dhe të “maqedonsave” do vete të fle me mullixhiun serb!
Ndaj, “maqedonsat e Severnës” të quajtur nga narko shteti i Edvinit të mos i varin shpresat te drogaxhiu i Surrelit se do të na dalë zot në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe shqiptarëve, por të llogarisin në forcat tona, jashtë partive politike që dëshmuan se janë krijesa të pushtetit të cilat sakrifikuan interesat kombëtare për hir të leverdive financiare dhe karrieriste!
T’i besosh Edvin drogaxhiut dhe vëllamit të Vučkos sot se na paskësh mbrojtur gjuhën shqipe me një dekleratë të thatë sa për ta kaluar radhën, është foshnjëri politike dhe naivitet.
Shqiptarët këtej kufirit janë të detyruar t’i mbrojnë vetë interesat kombëtare pasi “njerka Shqipëri” e narko shtetit me Edvin mafinë, nuk na bën hesap si pjesë e kombit, por na kanë lënë si jetimë në mëshirë të fatit!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/12/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk