“Demokracia” ne SHQIPERI.

04
Nov
2023
Shkruan: Luan Qemal Baci

Meloni e kthen demokracine nga nje fasade “e bukur”, ne nje sistem me afer realitetit…

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Ne Shqiperi, po arrrite te ngrihesh,

ne pozite, ne qeverri,

edhe po ishe trap,

behesh rrap, e nuk te luan njeri,

se karrikja e ngrohte eshte,

dhe xhepi keqas e enderron,

dhe per kete nuk gabon,

nga vendi kapedani nuk levis,

sepse e quan veten i zoti i shtepis,

demokracine te drejtoje ,

e Shqiperine ta paloje.

Sa keq qe demokracite europiane,

nuk ndjekin shembullin e Shqiperise jarane,

Iltalia keq shume u mesua,

nga Shqiperia, duhet mente te marre hua,

Qeverrite shume i nderron,

dhe karar nuk ze, dhe po e peson,

Meloni iniciative ka marre,

Qe punet t’i vene mbare,

Popullin don ta pyese,

Qe kryeminister ai te vere,

e te mos veproje si te tjere.

Me poshte eshte nje material, qe une e mora nga rrjeti, ne anglisht, dhe perkthyer ne shqip nga une. Besoj se Meloni, me sa me poshte eshte perkthyer, ka plotesisht te drejte, e kthen demokracine nga nje fasade “e bukur”, ne nje sistem me afer realitetit e me shume ne sherbim te popullit, por qe me siguri, politika shqipetare, nuk ka aspak inters ta ndjeke nje model te tille, dhe pergjigja e nje pyetje pse, per kete, eshte sepse domtohet xhepi i korrupsionit.

Kabineti i kryeministres italiane Giorgia Meloni ka miratuar propozimin e saj për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të zyrës së kryeministrit, duke synuar të sjellë stabilitet në qeverinë italiane.

Reforma e propozuar do t’i lejojë votuesit të zgjedhin një kryeministër për një mandat pesë-vjeçar, në përputhje me mandatin e plotë të Parlamentit.

Meloni beson se kjo reformë, të cilën ajo e quan ‘nëna e të gjitha reformave’, do t’i sigurojë më shumë stabilitet një vendi që shpesh përjeton qeverisje jetëshkurtër.

Megjithatë, zbatimi i reformës nuk është i garantuar. Nëse dy të tretat e ligjvënësve nuk e miratojnë atë, do të mbahet një referendum për të përcaktuar fatin e tij.

Qeveria e Melonit do të kishte nevojë për mbështetjen e opozitës për të arritur shumicën e kërkuar prej dy të tretave, por partitë kryesore të majta dhe populiste nuk e mbështesin propozimin e saj.

Italia ka pasur nëntë kryeministra dhe 12 qeveri që nga viti 2002, ndërsa Franca dhe Gjermania kanë pasur dukshëm më pak. Meloni pyet pse politikanët italianë kanë qenë më pak të suksesshëm në arritjen e rritjes ekonomike.

Reforma e propozuar do të siguronte gjithashtu që kryeministri i zgjedhur të komandonte të paktën 55% të vendeve të parlamentit, por kundërshtarët argumentojnë se ajo mund të përqendrojë shumë pushtet në duart e një personi, duke minuar demokracinë.

04 Nendor 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 04/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk