Deputeti gjerman në një vijë me Albin Kurtin: kërkon çmontimin e strukturave paralele serbe dhe grupeve banditeske në veri të Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shpërndarë një fjalim të mbajtur në Bundestagun gjerman nga deputeti Peter Beyer, ku ky i fundit theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen për Kosovën.
Sipas ambasadorit Ajeti, deputeti gjerman ka bërë thirrje për çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës, të cilat përbëjnë një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë.
“Lufta kundër strukturave kriminale, bandave dhe grupeve të dhunshme duhet të vazhdojë. Zbulimi i fundit i një arsenali armësh në veri është dëshmi e qartë e rrezikut që përfaqësojnë këto struktura për sigurinë dhe stabilitetin,” citohet të ketë thënë Beyer.
Ambasadori Ajeti ka falënderuar deputetin gjerman për qëndrimin e tij të qartë dhe përkrahjen e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës në Bundestag.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!