Dera e Jasharajve gjithmonë e hapur për Kryeministrin!

28
Jan
2025
Shkruan: Ferat Selimi Oslo


Dera e Jasharajve gjithmonë e hapur për Kryeministrin!
Sot, gjatë një tubimi elektoral në Skenderaj, pamë disa situata të padëshirueshme dhe aspak të denja për një vend të qëndresës dhe heroizmit. Titujt bombastikë të disa portaleve nuk i bëjnë nder as popullit, as mediave që i publikojnë.
Edhe nëse disa individë kanë shprehur pakënaqësi, kjo nuk mund të lidhet kurrsesi me luftëtarët e Adem Jasharit, të cilët asnjëherë në jetë nuk kanë mbyllur derën për Kryeministrin. Përkundrazi, ata e kanë pritur gjithmonë me ngrohtësi në konakun e tyre. Dera e Jasharajve është mbyllur vetëm për shefat e atyre që tentojnë të përçajnë me urdhra dhe që nuk mirëpresin këdo që ka mendim ndryshe.
Duhet ta kuptoni se veprime të tilla dëmtojnë Drenicën heroike dhe trashëgiminë e saj. Në të gjithë territorin e Kosovës, gjatë kësaj fushate, nuk ka ndodhur asnjë incident i tillë. Pse atëherë ndodh në Drenicë? Cilat janë motivet tuaja të vërteta?
Një veprim i tillë nuk i bën nder as Adem Jasharit, as popullit drenicas. Le të ruajmë dinjitetin e asaj toke që simbolizon sakrificën dhe qëndresën për lirinë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/01/2025

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk