DERVEN (“grykë mali”).

09
Dec
2025
Shkruan : Agron Dalipaj studjues


Toponimet që shënojnë gryka malore, qafa, ngushtica janë zakonisht shumë të lashta, sepse janë rrugë kalimi që përdoren nga popullsitë që në parahistori. Grykat mbikëqyrnin hyrje-daljet, kontrollin doganor, kalimet e ushtrive, karvaneve, etj., prandaj shpesh emërtohen si portë, ndarje, mbrojtje, prag, kufi e ndonjë emërtim tjetër kalimi.
Fjala ▪︎derven del shpesh në Ballkan, në vendet ku terreni ngushtohet e krijon kalim të detyruar.
1. Etimologjia klasike (standarde)
Sipas gjuhësisë klasike, fjala ▪︎derven del në turq. ▪︎derbent, pastaj në sllavishte dhe në greqishten e re dhe konsiderohet huazim nga osmanishtja.
Në osmanisht ▪︎derbend : ▪︎derven “kalim i ngushtë, grykë, vend që mbyllet me derë, shpesh edhe pikë kontrolli”.
Pranohet se osmanishtja e ka marrë nga persishtja ▪︎darband (▪︎در‌بند), ku ▪︎dar “derë, portë” dhe ▪︎band “lidhje, pengesë, bllokim”.
Në thelb kuptimi që del është: “vend që mbyllet si derë; kala portash; qafë mali e kontrolluar”. Kjo etimologji ndeshet në shumë studime ballkanike të toponimisë (p.sh. Sijarić, Skok, Çabej tek “huazimet orientale”).
2. Etimologjia me metodën analitike, sipas teorisë së embriomorfemave (em./ t.em.)
Duke e trajtuar fjalën ▪︎derven si formë e lashtë ballkanike dhe jo si huazim, vërehet se ajo ndahet natyrshëm në një kompozitë shqipe të hershme, kështu:
DERVEN < DER + VEN, ku:
• der : der(ë) = derë, hyrje, hapje.
(mbështetet te shq. ▪︎derë, por edhe te koncepti i derës si "vend kalimi".)
• ven : ven(d) = vend, hapësirë.
Pra, trajta ▪︎[DER-VEN] = vend-derë, vend për hyrje-dalje, vend kalimi, që jep saktësisht kuptimin topografik të fjalës: "grykë mali; kalim i ngushtë që shërben si portë natyrore".
Përputhje fonetike ndërmjet gjuhësh (persisht, osmanisht e shqip) dalin kur këto shikohen përmes rotacioneve fonetike (sipas em./ t.em.).
Po të marrim rotacionet r : l (si tek arbitër : albitër) dhe v : b (si te varka : barka), atëherë:
osm. ▪︎derbend < der-bend < shq. der-vend (b : v), si dhe ▪︎derbend < der-bend < del-bend (r : l) < shq. del-vend. Më tej, pers. ▪︎darband < dar-band < dal-band (r : l) < dal-vand (b : v) < shq. del-vend.
Vërejmë raportin fonetik e kuptimor, pra osm. ▪︎der : shq. ▪︎der(ë), osm. ▪︎der : shq. ▪︎del (r : l); pers. ▪︎dar : shq. ▪︎dal/ ▪︎del (r : l), ▪︎der(ë), si dhe osm. ▪︎bend : shq. ▪︎vend dhe pers. ▪︎band : shq. ▪︎vand : ▪︎van (në të folme të geg. së Kosovës).
Në këtë këndvështrim, forma osmano-persiane mund të jetë ngjitje e vonë me të njëjtin koncept, por analiza ▪︎[DER-VEN] bëhet brenda vetë shqipes.
3. Përfundim
Për gjuhësinë standarde, fjala ▪︎derven vjen nga osmanishtja ▪︎derbend < persishtja ▪︎darband me kuptimin "derë + pengesë (bllokim; lidhje)" = "kalim i ngushtë".
Sipas asaj që sjell em./ t.em., fjala është tërësisht e shpjegueshme nga shqipja, pra:
DERVEN < DER-VEN < DER-VEN(D) = derë e vendit = derë e kalimit = vendkalim.
Nëse e marrim kompozitën me ndërrim vendesh, pra: VEND + DER < VEND'DER < VEN'DER DER’VEN > DERVEN = vend kryqëzimi, vend kalimi, grykë (ku kalon dikush a diçka).
Kuptimi topografik i toponimit përputhet në mënyrë të përpiktë me ndarjen e një kompozite shqipe.
Kështu, shqipja është më e drejtpërdrejtë në kuptimin që jep ▪︎[der(ë) + ven(d)] përkundër persishtes e cila e ka ▪︎[dar + band], ku ▪︎band ka kuptimin pengesë. Ndaj është e zorshme ta quajmë fjalën derven si huazim në gjuhën shqipe.
Gjithsesi, fjala pers. ▪︎band “lidhje, pengesë, bllokim” ngjan me fjalën ▪︎bandë “grup; fashë; lidhje”, të cilën e kemi trajtuar më parë, shih te fjala “bandë” (Dalipaj, 2020A, ff. 54-55).

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/12/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk