Deshirohet dhe punohet, qe motorri i jetes se shqipetareve, te shkoje per skrap.

16
Sep
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Motorri i jetes se shqipetareve, ka humbur shume vaj dhe uje gjithashtu! Armiqte po e cojne per skrap, sic cuan ekonomine dhe ushtrine, e tere pasurine kombetare te krijuar ne 45 vjet pune vetemohuese ne Shqiperi, dhe e njejta skeme, po ka gati tridhjete vjete qe po zbatohet ne nenelojen Kosove, qe nuk po i zene eshtrat qetesi!

Nje pllakat, ne kete te fameshin f.b., shkruhet nga dikush qe ka humbur jo vetem rrugen ne oborrin e shtepise se tij, por ka humbur edhe krejt oborrin, e shpejte do humbasi shtepine dhe atedheun perseri, sic ndodhi ne luften e fundit ne Kosove. Ky zotnia shkruan:

“Me mire te godasim e humbasim Albin Kurtin, se sa te godasin Kosoven”!

Po pse u dashka Albin Kurti te konsiderohet per “koke turku”?! Goditja e tij eshte goditje kunder Kosoves, kush nuk e kupton kete, ka humbur shume!

Qe kure arritem ne shqipettaret, qe ne sherbim te mbrojtjes se prapani*es tone, te shesim ata qe i dolen e i dalin zot popullit dhe atedheut? Po mire more “filozofer”, qe vetem njerez nuk mund te jeni, kur udhehiqeni nga mendesi tregetari, bile te nje tregatari te ndyre, cinik, pa kurrefare ndjenje e personaliteti njerezor, pa le me atedhetar, jo qe jo, u dashka te braktisesh dike qe nuk e vjedh popullin dhe atedheun, qe ju ka bere mur i pakapercyeshem armikut shekullor qe beri mijera krime mbi popullsine civile shqipetare te Kosoves.

Po si more harramer, edepseze, pa cipe ne faqe, e pa kollone vertebrale, bashibozuke te pavlere, u pranuaka te behet kurban biri i ketij populli e i ketij vendi, sepse “na duhet te shpetoje Kosova”?!

Ne se veprojme keshtu, duke prere koka turku, qe armiku “te mos godase Kosoven”, a nuk na thua ti more “gjeni” se cfare do te bejme me ate qe vjen pas Albinit, ne se edhe ai, nuk vjedh, nuk shet popull e atedhe, a duhet ta presim edhe nje koke turku te dyte e keshtu me rradhe, te presim panderpreje koka shqipetaresh, por a nuk ke frike se shpejt i vjen rradha edhe kokes tende?

Po ti njeri, qe njeri nuk je, e siguron veten, “duke bere politike te madhe”, duke i dhene atedheun e gjithcka armikut, sepse keshtu “behesh mire me gjithe boten”, edhe me aleatet kur te kerkojne qe te mos ekzistosh, se keshtu “e do diplomacia” e gjeopolitikes, qe shqipetaret ne dekada e ne shekuj, te jene koka turku, e territoret me pasurite e tyre, monedha tregetie, ne sherbim te kenaqjes se shovinisteve fqinje.

Pse i beni hije tokes kot? Edhe hija juaj i rendon vete dheut, ndaj ju nuk meritoni asgje!

15 Shtator 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 16/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk