Dëshmi!

11
Mar
2023

Shkruan: Prof.dr.Abdulla Mehmeti
Vetëm armiqtë e arsimit kombëtar, të shkollës shqipe dhe të Universitetit të Tetovës edhe më tej do ta përhapin propagandën kinse “tre kuvendet e komunave, e Tetovës, Gostivarit dhe e Dibrës” e kanë themeluar Universitetin e Tetovës.
Përfundimet për mbështetja nuk janë akte themelimi. Mbështjetje pas themelimit të këtij Universiteti kanë dhënë me dhjetëra institucione, nga vendi dhe bota e jashtme, si të tilla këto mbështetje, politike, morale, kadrovike, hapsinore, financiare, apo të çfarëdo natyre tjetër, nuk mund të lidhen me aktin e themelimit, por me veprimtarinë e mëvonshme të këtij institucioni, ngritjen, ndërtimin dhe afirmimin e Universitetit të Tetovës.
DËSHMI PËR UNIVERSITETIN E TETOVËS
Për ata që janë munduar ta falsifikojnë historinë e themelimit të Universitetit të Tetovës
KUVENDI I KOMUNËS SË TETOVËS NUK KA SJELLË ASNJËHERË VENDIM PËR THEMELIMIN E UNIVERSITETIT TË TETOVËS, AS KUVENDI I GOSTIVARIT DHE KUVENDI I DIBRËS, POR KANË SJELLË KONKLUZIONE PËR MBËSHTETJEN E THEMELIMIT TË KËTIJ UNIVERSITETI
Në vazhdim lexoni tekstin autentik të dokumentit:
KY DOKUMENT ËSHTË PUBLIKUAR PËR HERË TË PARË, MË 9 MARS 2016
Fletorja e zyrtare e Komunës së Tetovës, nr. 6, faqe 5.
Në bazë të nenit 89 dhe 90 të Rregullores së punës të Kuvendit të Komunës së Tetovës, Kuvendi i Komunës së Tetovës në seancën e bërë më 4.11.1994, pas shqyrtimit të nismës për themelimin e Universitetit në gjuhën shqipe, mori
P Ë R F U N D I M E
1. Kuvendi i Komunës së Tetovës mbështet themelimin e Universitetit me mësim në gjuhën mësimore shqipe në Republikën e Maqedonisë.
2. Autorizohet kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Kulturë i Kuvendit të Komunës së Tetovës që në bashkëpunim me përfaqësuesit e komisioneve të njëjta të komunave të Gostivarit dhe Dibrës, si dhe me deputetët shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë, në koordinim me Këshillin e përkohshëm për themelimin e Universitetit, t’i rrumbullakojnë aktivitetet për themelimin e Universitetit me mësim në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë dhe t’u shtrojnë kërkesë organeve kompetente republikane.
3. Këto përfundime hyjnë në fuqi ditën e marrjes dhe do të shpallen në ,,Fletoren zyrtare të Komunës së Tetovës”.
KUVENDI I KOMUNËS SË TETOVËS
Nr. 08-664/6
16.11.1994
Kryetar i Kuvendit të Komunës së Tetovës. Mr. Shaqir Aliti, dv.
Poshtëshënim: Se çfarë ka ndodhur më vonë në lidhje me këto Përfundime, do të lexoni një herë tjetër.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk