Dëshmorët e karadakut në Sllupçan, nuk i duan vizitat e dezertorëve!

03
May
2023

Shkruan: Medai Shaholli
class=”alignnone size-medium wp-image-1443″ />
Sot me rastin e 2 majit, në 22-vjetorin fillimit të betejës së UÇK-së në Sllupçan të Kumanovës, Ali Ahmeti me skotën e tij pa fije turp ia mësynë varrezave të dëshmorëve të karadakut për të bërë homazhe mbi to në këtë datë të shënuar.
Ish komandanti dezertor Ali Ahmeti dhe servilët e tij integristë, guxuan të bëjnë homazhe pranë dëshmorëve të Karadakut, të cilët ranë për liri, ku për dy dekada me radhë shkelën mbi amanetin dhe betimin të tyre në luftën për liri dhe barazi të plotë në IRJM, duke e devijuar atë amanet me një status denigrues siç është 20%!
Statusin i veteranëve të UÇK-ë të konfliktit të 2001, Ali Ahmeti me integristët e tij e kanë plandosur në kalendat greke.
Si ka mundësi që në një shtet siç thonë integristët se qeveriset nga vullneti i popullit ‘Branitellët’e kampit tjetër i gëzojnë të gjitha të drejtat e me statusin e njohur dhe të privilegjuar, ndërsa veteranët e UÇK-së edhe pas 22 vitesh nuk kanë asnjë të drejtë sciale, por përkundrazi kanë ngelur në mëshirën e fatit!
Dhe sa herë vjen dy maji dezertorët e luftës çlirimtare dynden drejt Sllupçanit duke u mburrur me sakrificën dhe heroizmin e dëshmorëve të lirisë, ku pas betejeve heroike ata u prenë në besë dhe të shkelur mbi atë gjak dhe atë betim duke miratuar pa pyetur të gjithë komandantët e batalioneve dhe kompanive për MO në të cilën u sanksionua 20% denigrues për shqiptarët.
Zotërinj komandantë dezertorë dhe demagogë, Luftëtarët e lirisë nuk luftuan për 20%, por për barazi të plotë në IRJM, ndaj dhe dëshmorët e karadakut nuk ju duan t’i vizitoni në këtë datë të shënuar pasi ju keni shkelur mbi gjakun dhe amanetin e tyre.
Lavdi të rënëve!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk