DHEMBJA DHE DASHURIA PËR ATDHE NUK MATEN DHE NUK MUND TI MOHOHEN ASKUJT

10
Sep
2025
Shkruan: Agim Aliçkaj


I nderuari luftëtar i vërtetë i lirisë, Blerim Gjocaj!
Komenti i yt është shumë i paqartë, por përdorimi i fjalëve fyese dhe nënçmuese është i padrejtë dhe nuk të bëjnë nder si person i edukuar. Komentet e tilla nuk meritojnë përgjigje, por do ta bëj kësaj radhe për shkak të respektit për familjen tënde, me të cilën krenohemi të gjithë.
1. Thënja e ime e pandryshueshme dhe e përherëshme se”përulem vetëm para luftëtarëve të lirisë dhe askujt tjetër” nuk është slogan i thatë por ndjenjë që buron nga zemra. Por, kjo vlen vetëm për luftëtarët e vërtetë të lirisë, askend tjetër. Nuk vlen për luftëtarë fals as për ata luftëtarë që janë shëndrruar në politikanë të korruptuar, të dështuar e të dëmshëm për shtetin.
2. Luftëtarët e lirisë janë të parët në ballë të rezistencës, por çdokush e din se lufta nuk bëhet vetëm në front. Nuk mund të fitohet kurrë pa bukë, pa plumba dhe pa përkrahje nga jashtë. Ato nuk pikin nga qielli. Bombardimi i Serbisë nuk ka ardhë nga qielli, është nisë nga toka e Amerikës.
3. Meqë ke qenë në luftë, ti nuk besoj se e din tamam kush në komunitet e ka mbështetë luftën, me tubime e demonstrata, në shtyp dhe në Kongres, kush e ka konfrontuar Ambasadorin Gelbard që UÇK mos të shpallet terroriste. Nëse je i interesuar, mund ti siguroj materialet.
4. Dhembja për atdhe dhe patriotizmi nuk maten me kandar. Askush nuk ka të drejtë të ja nënçmojë as mohojë tjetrit dhembjen dhe dashurinë për atdhe, as edhe luftëtarët e lirisë të cilët nuk kanë luftuar vetëm për vete dhe familjet e tyre por për mbarë kombin shqiptar.
Përfundimisht,
5. Ata që në ditët e sodit janë duke bashkëpunuar dhe e mbrojnë organizatën armiqësore “Lista srpska”, janë duke shkelur me të dyja këmbët mbi luftën heroike të UÇK-s dhe gjakun e dëshmorëve. Nëse rastësisht e njeh ndonjërin, është mirë që të jua thuash.
Me shumë respekt!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk