Në faqen facebook qarkullon një video tik-tok me pamfletin serb, përkthim nga serbishtja: ”Nga të gjitha vendet e botës, Serbia është diçka e veçantë, duke filluar nga Perandoria Romake, në territorin e Serbisë kanë lindur deri në 18 perandori, ndër to edhe Konstandini i Madh, i cili solli krishterimin”.
Çfarë budallaki e shovinizmit serb me anën e videos së tyre fashiste paraqiten si popull i vjetër i mbrojtjes së civilizimit dhe përhapjes së fesë krishtere, kur dihet që Konstandini i Madh ka jetuar në vitin 272-337 në Naisus të Dardanisë, domethënë 400 vjet para ardhjes së sllavëve në tokat ilire-shqiptare. Pastaj 18 perandorët romakë nuk janë serbë, siç është Diokleciani prej Splitit, edhe ai me pasardhësit e tyre ka qenë ilir. Nëse Nikolla Tesllën, shkencëtarin me famë botërore serbët e kanë nxjerrë me prejardhje serbe, këtë gjë nuk mund ta bëjnë me perandorët e vjetër romakë, siç janë: Klaudi, Aureliani, Diokleciani, Galeriusi, Konstandini, Marcianusi, Justiniani etj. Është për t’u çuditur pse nuk e përfshin edhe Aleksandrin e Madh të lindur në Pela të Maqedonisë. Që Serbia ndjek politikën kolonialiste për pushtimin e tokave të huaja, tregon deklarata e politikanit serb, Nenad Çanak, i cili vërteton se nuk ekziston asnjë manastir serb në Kosovë pasi ato janë ndërtuar në kohën kur nuk kanë ekzistuar kombet, pikërisht në kohën e car Dushanit Beogradi i përkiste Hungarisë, ndërkaq serbët janë ardhacakë nga Karpatet. Me këto gjepura të shovinizmit shihet që Serbia vazhdon të vuaj nga sëmundja për pushtimin dhe kolonizimin e vendeve fqinje. Kjo është politika e tyre vrastare për masakrimin e popujve tjerë dhe pushtimin e tokave të huaja. Prandaj serbët vazhdojnë të vrasin historikisht, gjeografikisht dhe politikisht për ta mashtruar opinionin serb dhe miqtë e tyre në dëm të shqiptarëve autoktonë. Diplomacia e Bashkimit Evropian, ose është e dobët, ose është mbrojtëse besnike e Serbisë vrastare të popujve tjerë, vetëm pse shqiptarët dhe boshnjakët nuk pranojnë sundimin serb.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!