DIALOGU SHOVINIST

31
Jan
2023

Shkruan: Beqir Elshani
(skicë)
Në ish-Jugosllavi UDB-a serboçetnike ishte e fuqishme, për të cilën kujdeseshin të gjitha republikat, për fat të keq edhe disa shqipfolës të stërvitur për arrestimin dhe torturimin e kryengritësve shqiptarë. Tri shkronjat serbe U-D-B janë inicialet e agjenturës vrastare, që do të thotë “Uprava Državne Bezbednosti” (shqip: Drejtoria e Sigurimit Shtetëror). Dihet që UDB-a nuk e torturonte asnjë popull të djepit sllav, përveç popullit shqiptar. Prandaj UDB-a nuk është krijuar për mbrojtjen e vendit, asnjë shtet fqinj nuk e rrezikonte integritetin e ish-Jugosllavisë, por është krijuar vetëm për të shtypur e për të ndjekur kryengritësit shqiptarë që kërkonin liri dhe barazi kombëtare. Historikisht UDB-a famëkeqe është krijuar në vitin 1946, fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, që me shprehjen librore do të thotë se aty ku e la gestapoja gjermane, të vazhdojë UDB-a serbosllave, prandaj ishte më fashiste se e para. Me një shkrim të analistit në albaniapress është shfaqur një karvan udbashësh, prej Mehmet Maliqit deri te Vesel Krasniqi, kështu i kishte përputhur emrat e xhelatëve sipas rimës, por edhe sipas terrorit që kanë kryer mbi popullin shqiptar, sidomos ndaj kryengritësve shqiptarë që kanë kërkuar liri dhe bashkimin e gjysmëatdheut me shtetin amë – Shqipërinë. Natyrisht që edhe udbashët shqipfolës kanë qenë ujq ndaj popullit shqiptar, por lepuj ndaj serboçetnikëve. Këta të fundit edhe po të shanin Titon me gjithë Jugosllavinë, asnjë e keqe nuk i gjente. Ndaj si pjesë e shtypjes jugosllave duhet përmendur edhe një këlysh sllavomaqedonas, i cili nuk është mësuar të jetojë i lirë në shtetin me emër të bukur “Maqedoni”, por kërkon të rikthehet, siç thotë populli në gojë të arushës serboçetnike.
– Zotëri gjeneral, vij nga Maqedonia, – tha qytetari që sapo kishte zbritur prej trenit që shkonte prej Shkupit në drejtim të Beogradit. Për shkak të luftës në Kosovë, qarkullimi i trenit shqiptar në mes Shkupit e Prishtinës është ndërprerë, kurse treni serb në mes Shkupit e Beogradit vazhdon të qarkullojë.
– Betohu që nuk je shqiptar!
– Pasha kryqin, nuk jam shqiptar, as maqedonas nuk jam!
– Kjo nuk mjafton. Hiqmani qafet këtë melez! – u tha ushtarëve të vet gjenerali serb që kishte udhëhequr luftën e egër kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve.
– Pasha gjakun sllav që më vlon në damarët e trupit tim, nuk jam asgjë tjetër pos bir serbi!
– Shporru, mor horr, kjo nuk mjafton! Ti je gënjeshtar.
– Pasha sytë e Shën Savës, që na mban gjallë, nuk jam asgjë tjetër, pos serb!
– Mirë, si të quajnë?
– Më quajnë NN, lindur diku në Maqedoni. Ju e dini që ky vend në dikur quhej Južna Srbija” (Serbia jugore).
– Po, e di. Çfarë kombësie je?
– Prej mëmës jam serb, kurse prej babait bullgar.
– Qenke melez… Mirë, po të ishe para organeve greke, çfarë do të deklaroje?
– Njësoj. Vetëm me një ndryshim të vogël do të deklaroja se prej mëmës jam serb, kurse prej babait grek.
– Ashtu, ë! E, çfarë zanati ke?
– Jam matrapaz kuajsh, mirëpo automobilat e kanë marrë dheun dhe kuajt askush nuk i do. Tani jam kryetar i Parlamentit të Maqedonisë. Bereqavërsen, fitimi është i madh, por edhe tregtia me drogë më shkon mirë.
– Mirë. Çka urren më së shumti?
– Më së shumti, i urrej shqiptarët dhe këtë emrin Maqedoni, që më ka mbetur si gur mulliri në qafë.
– A i urren shqiptarët pse janë myslimanë apo pse janë thjesht shqiptarë?
– Unë falënderoj Zotin, që shqiptarët i përkasin konfeksionit mysliman, përndryshe po të ishin të krishterë, kurrë Evropa nuk do të kishte lejuar që ne t’i pushtojmë tokat shqiptare. Asnjë shtet ballkanik nuk do të mund ta pushtonte Shqipërinë pa e pasur mbështetjen e diplomacisë europiane. Shikoni, Kroacia, një grusht popull, për një javë e çliroi vendin, po shqiptarët çka nuk do të bënin po t’i ndihmonte diplomacia europiane?! Po t’i ndihmonte diplomacia evropiane, ata do të bashkonin të gjitha trojet e pushtuara nga serbomalazezomaqedonët dhe grekët, dhe qysh moti do të kishin Shqipërinë e Madhe prej Tivarit deri në Prevezë, dhe për një kohë të shkurtër do të bëhej një shtet i fortë ekonomik. Beogradi do të ishte katund para Prishtinës. Prandaj për sa kohë që shqiptarët të jenë myslimanë Evropa do të na mbrojë. Ah, po të ishte edhe Greqia e konfeksionit mysliman, Maqedonia do të kishte Selanikun dhe ne do të kishim dalje në detin Egje, kurse emrin e bukur “Maqedoni” as topat e allamanit nuk do të mund ta shkatërronin.
– Mbase ndoshta pikërisht për këtë qëllim po i digjni edhe manastiret ortodokse?
– E dimë që këtë nuk do ta bënte asnjë besimtar i fesë ortodokse. Mirëpo ne këtë e bëjmë në emër të shantazhit sa për ta sensibilizuar Bashkësinë Ndërkombëtare. Mos kini kasavet për këto… ne do t´i ndërtojmë më të mira, tani në maje të malit po ndërtojmë kryqin më të madh në botë, dhe atë, vetëm për inat të myslimanëve. Ndonjëherë jemi të detyruar të sabotojmë edhe me vrasjen e policëve dhe ushtarëve tanë, në mënyrë që ta nxitim masën pansllave për luftën e shenjtë kundër popullit shqiptar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 31/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk