“Digitroni dhe Gjithologu”!

08
Sep
2024
Shkruan: Medai Shaholli


qyfyre bulevardi
Vazhdojnë edhe në “Severna” mburrjet mes shqiptarëve pas ndezjes së fitilit të përçarjes kombëtare nga aktori provincial i skeçeve të lagjes, koqevarit Osman Azemi, ku kanë filluar mburrjet edhe në “Severna” sesi lideri i VLEN”-it gjithologu Arben Taravari, ka gjetur përgjigjen e shekullit për peshën e arit kundrej hekurit, duke sfiduar “digitron” Albinin i cili huqi në matematikë.
Shumë shqiptarë e kanë parë në FIKS FARE, kur gjithologu Beni i përgjigjet pyetjes së një gazetareje se 1 kg ar rëndon më shume se 1 kg hekur, përgjigje epike kjo që u bë objekt diskutimi si tallje dhe shpoti mes drejtuesve të emisionit FIKS FARE kohë më parë.
Ne në “Severna” kemi “Gjithologun” Ben Taravari, thonë gojët e liga, i cili zbuloi formulën fizike të peshës më të rëndë që ka ari ndaj hekurit, kurse Kosova ngeli prapa me “Digitronin” Albin, i cili huqi me një ekuacion matematikor në një shkollë para kamerave të një TV që po përcillte “digitronin” gjatë asaj vizite.
“Gjithologu” ynë Beni ka shkëlqyer edhe ne politikë duke iu bashkuar koalicionit me VMRO-në, ku kjo qeveri solli “ndryshimin” e parë me serbomadhin Stoilkiviq heq dorë nga korridorit 8 dhe favorizon korridorin 10 me Serbinë.
Ndryshimi i madh ndodhi me “gjithologun” Beni në Ministrinë e Shëndetësisë, kur dhjetra punonjës shqiptarë të shëndetësisë janë shkarkuar dhe janë zëvendësuar me maqedonë!
“Gjithologu” ynë ka thënë se prioritet i partisë që ai drejton është fshirja e 20% nga kushtetuta kur ata të vijnë në pushtet!
Dhe ja erdhi në pushtet i “gjithëdituri” Beni por a guxon më ta përmend fjalën ndryshime kushtetuese para despotit Micko!
Patriotizmi i “gjithologut” Beni nuk ka fund me paraqitjet e tij senzacionale saqë ai ka treguar vet se himnin kombëtar e di “dellumno”!
Ky është “gjithologu” ynë Beni me shpikjet e tij për NDRYSHIMIN, i cili nuk duket në horizont por le të kthehemi me kembe ne tokë, duke mos i dhënë hapësirë dhe vëmendje përçarësve dhe dashakeqëve të kombit.
Kjo ishte shkëndia e parë e përçarjes kombëtare e hedhur nga serbofili dhe aktori mediokër i humorit provincial Osman Azemi, që hapi debat të panevojshëm brenda shqiptarëve se kush i ka arristët dhe aktorët më të mirë mes shqiptarëve si pikënisje e nxitjes së përçarjes dhe urrejtjes krahinore dhe lokaliste.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/09/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk