“Diktatori” shqipetar ka ditelindjen ne kete muaj

15
Oct
2025
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      ”Diktatori” shqipetar ka ditelindjen ne kete muaj, ne daten 16 Tetor. Nje nga burrat qe kombin shqipetar e beri me industri, bujqesi e mbrojtje moderrne, burri qe i dha atedheut dhe popullit me shume se kushdo tjeter, burri qe organizoj dhe udhehoqi USHTRINE E LAVDISHME NACIONAL CLIRIMETARE, qe cliroj atememedheun, qe i dha atij emer me ndertimin e shtetit modern.

      Ai “beri edhe gabime serioze”, si “diktator qe ishte”, e mori populllin pas luftes se Dyte Boterore me teteqinde mije banore, me nentedhjete e pese perqind, e me shume, analfabete, “e kur vendosi, te ike nga kjo jete” e la me gati kater miljon, sepse “e vrau” dhe me qe “kishte frike nga populli”, sic kane vertete frike diktatoret, i dha arme e munciione ne cdo shkolle, universitet, ndermarrje prodhimi, fshati apo lagje qyteti, kudo shqipetaret kishin arme, por nuk i perdoren kunder njeri tjeterit, e as u vajti mendja te vrisnin “diktatorin”, te cilin e vrau duke i rrezuar monumentin kulishi i tij, qe e morri nga Vicidoli, i veshi kepuce e bre*e, e beri me universitet, e beri doktor, sekretar partie te organizates se PPSH-se te spitalit. Por ja qe ky “demokrat i madh”, kollone e peste e UDB-se Jugosllave, ja shperbleu “me besnikeri”, atedheut e popullit, duhe i quajtur fabrikat, uzinat, ushtrine “komuniste”. Edhe guret e themelit dhe tullat “ishin molepsur me ideologji komuniste”, ndaj “gjeniu i gjalle”, dy here “non-grata”, i suli bandat e tij qe kishin pasur deshire te jene analfabete, me ure zjarri ne dore, qe t’i shkaterronin edhe guret e tullat “komuniste”.

      ”Diktatori” e morri nga maja e pishes, nga ngrica dhe acari i bjeshkeve te malesise, nje gjarper te ngrire, e futi ne gji qe ta shpetonte, per t’i ngrene koken popullit e atdheut. Ky jshte gabimi fatal “i diktatorit”!

      Populli tashme i ka marre vesh te vertetat, por eshte teper vone. Ne se populli do zbatonte fjalet e tij, fjalet e “diktatorit”, do te ishte krejt ndryshe. Nje nga fjalet e tij “te molepsur me ideologji marksiste-leniniste”, ishte edhe thenia e tij e fameshme: “urdheri qe eshte ne dem te Partise e te popullit nuk zbatohet”, por propaganda kundershqipetare e taborit te armiqeve te jashtem e te brendeshem, e beri punen e vet, pati jo pak efekt, duke e mpire ndergjegjen kombetare, duke mos levizur per mbrojtjen e punes e te gjakut te gati gjysem shekulli

      Jemi akoma te trullosur, nga “fjala e lire”, ku lirine e ka vetem ai qe vret, vjedh, ben korrupsion, ndersa populli “I lire e me fjale te lire”, merr kembet ne krah, e iken, e iken, vetem iken e nuk din se ku po shkon!

14 Tetor 2025

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/10/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk