Dilaverin dhe Dritanin, baba e bir, krejt padrejtësisht i larguan nga puna, “për fajin” pse shkuan në LÇ-re të UÇK-së Heroike?!!!
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!-Paradoksi edhe më më i madh; që mund të quhet skandal e tej, tej, skandal; qëndron dhe në faktin që, Kolonel, Dilaverit zv. Komandant i SHP të UÇK-së, Bislim Zyrapit; për “fajin” pse Dilaveri, pas mbarimit të LÇ-re, kërkoi llogari për fondin “Vendlindja Thërret”; ku u harxhuan, ku shkuan, sa lekë tepruan pas mbarimit të luffës, e të tjera, të jepet llogari nga bartësit e këtij fondi; atëbotë kjo nuk u prit mirë nga Hashim Thaçi i cili, Dilaverit ia mohoi statusin e Veteranit?!!!
Për çështjen e largimit nga puna në USH; unë, njoh dhe kam dëgjuar për dhjetëra e qindra vullnetarë shqiptarë mërgimtar/e, por, edhe miq të kombit shqiptar dhe të popujve liridashës, që gjatë LÇ-re, erdhën luftuan në Kosovë, bile shumë prej tyre ranë dëshmorë; mirëpo, shumica prej atyre u kthyen në vendet prej nga kishin ardhur.
Bile, i marrin dhe ndihmat e VETERANËVE nga Kosova.
Ndërsa, çuditërisht, VETERANËVE të ardhur vullnetarë në LÇ-re, këto ndihma materiale iu mungojnë; nuk e di pse; por mësa kam dëgjuar, (kujtoj) kjo padrejtësi vëllezërve dhe motrave tona të Shqipërisë së andej Drinit, u është bërë, për ca mosmarrëveshje burokratike ndërshtetërore?!
Tani krejt logjikshëm shtrohet pyetja: nëse vullnetarët e luftës kudo nëpër botë i marrin këto ndere dhe ndihma materiale, pse vëllezërve të gjakut e të gjuhës sonë, t’u mohohet kjo?!
Për më keq; kur dihet fakti që, janë mbi 45.000 veteranë të rrejshëm në Kosovë që, krejt pameritueshëm i gëzojnë këto “ndere” dhe ndihma që shtetit i kushtojnë miliona e miliona humbje ekonomike, morale dhe politike.
-Është koha që qeveria “Kurti 4”, menjëherë pas zgjedhjes të institucioneve të Kosovës: Kuvend, Qeveri Kryetar/e, të shtetit: mendoj, këto çështje të cekura më lartë, në organet përkatëse shtetërore t’i shtrojë për zgjidhje.
Nuk kam dëgjuar, as lexuar që, ndonjë shtet në botë, i ka ndjekur nga puna, ish-vullnetarët e LÇ-re nga detyrat civile dhe ushtarake. Vetëm në Shqipërinë tonë të sunduar prej neo-fashistëve Saliu-Rama, ndodhin anomali dhe padrejtësi të tilla që, hiç bash kurrkund nuk gjenden në Evropë, në Amerikë e gjetkë…
Shpifjet, trillimet, akuzat e liga për Dritan Goxhaj, i kanë bërë ndër vite të liqtë; shpifësit, trilluesit, akizuesit e të tjerë që kurrë s’kanë menduar me trutë, veç me zorrët që pastaj, të majmen si derrat e kënaqur si “heroi” i poezisë së Migjenit, Derri i kënaqur”.
Dritani, midis fatit Derr i kënaqur, apo Sokrat i varfër; heroi ynë i ditëve tona, e ka zgjedhur të gëzojë fatin e Sokratit të varfër.
E sa, për teoritë e tij “utopike”, koha do ta dëshmojë drejtësinë e tij përballë regjimeve fashiste si ai i S.Millosheviqit dhe të neo-fashistëve Saliu-Rama.
Në kohën kur ilegalja shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare veproi kundër regjimeve reaksionare të Tito-Rankoviqit, që nga vitet 50-ta, disa shkretanë “shqiptarë” frikacak dhe interesaxhinj që strukeshin dhe zgërdhiheshin para “kollitjes” të politikanëve, ushtarëve udbashëve apo policve jugosllavë, kur si bajgat nën rrotat, iu kishin lyer regjimeve pushtuese, me gojën plot bajga të teorive reaksionare politike titsto-rankoviqjane; vërtet e quanin utopi, Republikën e Kosovës që u arrit vetëm me LÇ-re të UÇK-së Heroike.
-Tani e tutje, Shqipëria Etnike dhe kombi shqiptar, si kurdoherë më parë të mendojmë dhe të punojmë ditë e natë, jo veç të rrëzojmë regjimet anti-popullore, me vota ose me protesta, por të realizojmë objektivën tonë madhështore shekullore, të ligjshme, të Ribashkimit kombëtar.
S’kishte, s’ka, as s’do të ketë Shqipëri të Re,-për ju as për ne, pa Shqipërinë e RIBASHKUAR; të lirë, të barabartë, të drejtë dhe krejtësisht të mosvarme nga pushtuesit, kolonizuesit dhe sunduesit e saj të këqijë!…
Turp!
Kjo është tradhti, fund e krye tradhti-do të thoshte heroi ynë kombëtar, Avni Rustemi.
Lavdi!
28. 06. 202


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
