DIPLOMACIA E TIRANËS ZYRTARE NUK E KA KUPTUAR DERI MË SOT, SE

31
Oct
2023
Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Me shkas,
për rilexim dhe reflektim
Shqiptarët e Maqedonisë janë dhe duhet të konsiderohen si të tillë edhe nga diplomacia e Tiranës zyrtare: prioritet i çështjes shqiptare, pas lirimit dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në lidhje me debatim që kam zhvilluar unë, më 30 tetor 2016, me Ambasadorin atëherë të sapoemëruar të Tiranës zyrtare në Shkup, nuk kam shkruar për opinionin lexues atëherë e deri më sot, për çështje parimore, por, që atëherë nuk jam ftuar nga kjo Ambasadë, as për raste solemne siç është rasti i shënimit të festave kombëtare. Ky fakt dëshmon mjaftueshëm.
Sigurisht se, u dhemb qëndrimi im, që mund t’ua prishë miqësinë e interesit* me pushtetin e Shkupit zyrtar, i cili asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk ka as sot qasje të drejtë ndaj popullit shqiptar vendës në Maqedoninë Veriore, sepse qasje të drejtë ndaj shqiptarëve të këtushëm nuk ka pasur gati asnjëherë as pushteti i Tiranës zyrtare, siç nuk ka pasur as ndaj Çështjes së Kosovës, Çështjes së Çamërisë e të shqiptarëve në Greqi, si dhe të shqiptarëve në shtetet tjera fqinje, në përgjithësi.
* Shumica e drejtuesve të pushtetit dhe politikës në Tiranë, Maqedoninë Veriore e përdorin si destinacion të përshtatshëm, edhe si bankë ofshore, për investime përmes miqve të tyre të këtushëm, nga shumat e mëdha të parave të vjedhura nga Shteti Shqiptar, por jo edhe për blerjen e objektit të Kongresit të Manastirit, të ndonjë objekti tjetër me vlera historike e kombëtare, për ndërtimin e ndonjë shkolle apo spitali, për përkrahje financiare të kulturës, arsimit, hulumtimeve shkencore, të lëvizjes politike progresive e atdhetare, siç veprojnë të gjitha shtetet tjera të rajonit, historikisht, për mbrojtjen e interesave të popullsisve të veta në shtetet tjera fqinje.
(30. X. 2023)
Nga kujtesa e ditës së sotme, 30 tetor 2016
Me miq, në bisedë e kafe pas përurimit të librit ,,Shqiptarët e Maqedonisë – prioritet i çështjes shqiptare” i autorit Shaban Murati, Ambasadori i parë i Republikës së Shqipërisë në Shkup (1993-1997).
Me ish-Amabasadorin shqiptar në Shkup, diplomatin Shaban Murati, Ambasadorin aktual të Republikës së Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup, prof. dr. Skender Asani, drejtorin e Institutit të Studimeve Politike dhe Ndërkombëtare, prof. dr. Ylber Sela, poetin Ilirian Zhupa, kryetarin e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë, Nuhi Dardhishta, botuesin dhe veprimtarin, Azam Dauti, gazetarin dhe analistin Suat Saqipi, studiuesin Sevdail Demiri, miq e shokë të tjerë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 31/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk