DISA NGA SHKAQET PSE NDODHI SULMI TERRORIST I SERBISË FASHISTE NË BANJSKË TË ZVEÇANIT?!

03
Oct
2023
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Po, është e vërtetë.
Albini me qeverinë po marrin masa për rikthimin e mbi 3000 familjeve shqiptare të dëbuara me dhunë nga trojet e veta, në vitin 1999/2000, me ç’rast menjëherë pas hyrjes së NATO-s nga terroristët serbë, janë vrarë mbi 30 shqiptarë dhe askush nuk është përgjigjur para Drejtësisë së Kosovës as gjetkë…

Opozita e sotme, de fakto dhe de juro e pat ngritur flamurin e bardhë përballë trysnisë serbe dhe miqve të tyre ndërkombëtarë.
Veç, ca përpjekjeve të brishta, për të shtrirë dorën e shtetit në veri, u tregua jo e vendosur, duke dështuar me turp për të bërë rend dhe ligje, ekonomi të qëndrueshme dhe në aspektin e sigurisë së qytetarëve pa dallim kombi dhe kombësie pësoi bllokada të “pakapërcyeshme”, që këto dy vitet e qeverisjes së qeverisë “Kurti 2”, me rezistencën e pandalshme, u dëshmua që nuk ishin të pathyeshme! …

Serbia Fashiste, pas luftës vazhdimisht investonte shumë në Mitrovicën e andej urës të Lumbardhit ish-Ibrit, që e kishte nën kontroll të plotë me bandat e veta, të drejtuara prej Radojqiqëve, Veselino Viqërve të tjerë, së bashku me puthadorët e tyre shqipfolës, të cilët ishin në pushtet, por aspak nuk ju interesonte që atje Kosova të kishte sovranitet. Atyre, iu interesonte vetëm përfitimi i tyre në biznes me kriminelët terroristë.

Serbia Fashiste, për kolonët e saj jepte miliona euro dhe dollarë: ndërtonte pallate dhe popullsinë serbe me 3/4 % pakicë në Kosovë e mbante me ndihma, me infrastrukturë kulturore dhe shkencore, atyre i jepte dhe iu jep të ardhura të majme (rroga), si qytetarë të saj, atyre u ndërtoi shkolla gjer në fakultete dhe spitale që punuan dhe po punojnë paralel me institucionet tona shkencore, spitalore e të tjera…

-Serbët në Kosovë, ishin dhe janë pakica më e privilegjuar në rajon, ata këto 26 vite i marrin dy rroga mujore, një nga shteti amë, Serbia dhe një nga shteti, “njerkë” Kosova.
Ata, janë të ndihmuar shpesh dhe nga organizata jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare.
-Serbët kolonë, të ardhur në Kosovë kryesisht ata, që jetojnë në veri asnjëherë nuk e kanë njohur as e njohin Republikën e Kosovës, dhe “Flamurin e saj”, imponuesin laraman ahtisarian, përkundër gjithë këtyre shkeljeve të Kushtetutës së Kosovës, ata, madje, nuk e paguanin as sot e sot, nuk e paguajnë, rrymën dhe ujin, nuk e paguajnë tatimin, e, të tjera, për shtetin
“e tyre” të Kosovës.

Pra, ata enklavistë të çmendur, të përkëdhelur nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm eu-ruso-atl,
u janë dhënë falas 20 vende në Kuvendin e Kosovës?!!!
Dhe, duke bërë këtë faktori politik “kosovar” dhe ai ndërkombëtar i ka ngritur shumë në majë gishtave!…
Kosova, është e gjendur si çeliku midis kudhrës dhe çekanit!…
Ata “dylberët”, si fëmijë të dëshirit, nuk paguanin, as nuk paguajnë asgjë për shtetin ku jetonin dhe po jetojnë, sa “të diskriminuar që ishin dhe janë”?!!!

Shul shqip:
Kush e beson këtë, i beson një gënjeshtre serbe-armike dhe shqipfolëse,-tradhtare,
e cila është
-gënjeshtër më e madhe se, majet e larta, të Himalajeve.

-Andej, kah veriu, për kolonët serbë, Serbia kolonialiste dhe pushtuese e trojeve shqiptare, ndërtoi mbi 100 pallate dhe rrokaqiej me lartësi mbi 5 katëshe, deri në 15,-të katëshe, ndërtoi, mbi 200 shtëpi në dy rajone të lagjeve serbe të ardhur nga Knini i Kroacisë, nga Shumadia e Serbisë dhe nga Serbia,
gjetkë…

-Tani, shtrohet pyetja:
Sa investoi shteti serb, për Kosovën Lindore?!
Sa vende, ua fali atyre në Kuvendin e Serbisë?
A po lejon qeveria e Beogradit që shqiptarët të kenë bile abetaren e tyre shqipe të njësuar, kudo për trojet shqiptare?!
-A po ju propozon, a, po ua lejon atyre të drejtën e një Asociacioni njëetnik?!
-Mbi 200.000 mijë shqiptarë jetojnë në Kosovën Lindore, pse politika “shqiptare” dhe ndërkombëtare, kanë heshtur si mumjet, për të gjitha ato padrejtësi ndaj një populli etnik që nuk është pakicë ardhacake, -kolone, por e cila jeton prej shekujsh në trojet e veta stërgjyshore shqiptare.

… Ndërsa, për shqiptarët, të gjitha qeveritë e Kosovës, ndërtuan,-hiç më shumë se 50 shtëpi 2 katëshe, investime këto krejt simbolike, në një lagje periferike si ajo “Kroi i Vitakut”, sikur bëheshin shkak-mbulesë dhe krekosjet për ca vota në fushatat e tyre elektorale!…
-Pa harruar të theksoj këtu faktin se, një burrë atdhetar, biznesmeni i quajtur, Hetem Ramadani, ka ndërtuar më shumë shtëpi,-sesa, marrë së bashku të gjitha partitë në koalicion LPAN+Listën Serbe.

Në këtë drejtim, as LVV deri tani, për ca arsye ka bërë pak:
E gjendur përballë trysnive të opozitës dhe qarqeve ndërkombëtare reaksionare, qeveria “Kurti 1”, u rrëzua për ca muaj.
Pastaj, kur u rikthye qeveria “Kurti 2”, në Kosovë, në rajon, në Europë dhe në botë plasën dy fatkeqësi: pandemia, Covid 19 që bënte kërdi në vazhdim dhe lufta imperialiste ruse, në Ukrainë.

-Pra, si shkak-pasojë e gjithë këtyre prapakthimeve, objektive dhe subjektive, Serbia e mbi populloi pjesën veriore të Kosovës me serbë ardhacakë, atë pjesë e cila para luftës ishte me afër 90% me shqiptarë etnikë, ndërsa, pas luftës, ajo e ndryshoi strukturën demografike.

-E shihni!
Serbia, vepronte në tri drejtime për ta aneksuar atë pjesë të atdheut tonë:
1.
ekonomike,
2.
politike
dhe
3.
policore/me uniformat civile, të arsyetohej para botës, kinse, kjo nuk është polici e shtetit serb, por, ishin dhe janë paramilitarë serbë, të dalë jashtë kontrollit shtetëror të Serbisë dhe të shtetit të Kosovës.

-Pra, ky është aspekti ushtarak i ndihmës finale për ta shkëputur atë pjesë nga më e pasura me minerale, “Trepçën” dhe me ujëra, “Ujëmanin”.

-Reaksioni fashist u përgadit gjatë dhe për kryengritje kundër rendit dhe Kushtetutës së Kosovës: në rast se kjo “polici civile” do të kishte nevojë ndihmash nga Serbia, ato iu dhuruan dhe përsëri nuk do t’u mungonin, kjo u vërtetua me sulmin e 24 shtatorit, 2023, me ç’rast ra dëshmori i atdheut Afrim Konjuhi, u plagos një polic tjetër, pastaj, gjatë betejës disa orëshe, nga policia e Kosovës u vranë 4 terroristë serbë, u plagosën disa dhe ikën të tmerruar dhjetëra e dhjetëra të tjerë.
Kah ikën?!
-Ikën drejt kufirit me Serbinë Fashiste.
-Pse ikën andej?
-Ikën, sepse e dinin strofkullën që qentë serbë e kishin te “majka” Serbi.

Mos të harrojmë!
-Protestat tona, pra të LVV që prej themelimit ishin:
1.
Jo negociata vetëvendosje!
2.
Ishin, kundër futjes së lirisë së Kosovës, në kornizat e politikave prapakthyese euro-atlantike, të Paketës të Ahtisarit e cila qe ndërkëmbëz tepër e keqe, qe dhe është një minë e kurdisur që, shpesh mund të shpërthejë për të hedhur në erë lirinë dhe sovranitetin e Kosovës.
3.
Ishin për mbrojtjen e vendit nga ricopëtimi që klasa politike më 2013 dhe 2015 po ia bënte me nënshkrimet e Hashimit dhe Isës për Asociacionin njëetnik, kundër Kosovës, bile jo vetëm ndaj Mitrovicës, por, ricopëtimi me ENKLAVAT serbe do të çante Kosovën në brendi të trupit të saj,-siç do të çahej me thikë një pjepër krejt lehtësisht.

4.
Albini dhe LVV u ndeshën si Anteu dhe antetë,-kështjellarët e Krujës mesjetare, kundër dy ndjeve pushtuese osmane dhe -sllave, edhe me të ashtuquajturin planin famëkeq të “Ndërrimit të territoreve”, me Serbinë Fashiste, me nismëtarët famëkëqijë, Vuçiq, Thaçi, Haxhiu dhe Rama.

5.
Albini dhe qeveria “Kurti 2” u ndeshën gjithashtu, edhe me idenë famëkeqe, planin serbomadh të ashtuquajtur të “Ballkanit të hapur”, me rrënjë të kalbura që nga koha e mamuthëve titistë, e cila dështoi falë rezistencës së urtë politike dhe diplomatike albiniane.
-Ideja, e ndërrimit të territoreve: që planifikohet që t’i jepeshin Serbisë troje shqiptare në veri, që t’i marrim ca troje tonat në Kosovën Lindore, por jo, as kjo e tëra..
-Kjo ide e maskuar që çonte drejt RICOPËTIMIT nuk u pranua, nga qeveria, “Kurti 1”, prandaj harabelët e zinj dhe të kukuvajkave vajtuese: “Albini, po na plishë (prishë) me AMELIIIKËN”, foshnjorakët e politikave ditore të klanit famëkeq, LPAN+LS në koalicion bashkë me reaksionin në krye me Grenellin, mikun e Serbisë Fashiste,
e rrëzuan qeverinë më demokratike në Ilirik (në Ballkan) qeverinë e Kosovës, në krye me Albin Kurtin.

6.
Për vite të tëra, Albini dhe LVV, u ndeshën për jetë a vdekje me armiqtë dhe tradhtarët e vendit, për t’u parandaluar këto gjëma të madha ndaj popullit të Kosovës.

Mjerisht, kjo nuk u arrit si do të duhej dhe me kohë, për faktin që populli ynë i shumëvuajtur i lodhur, qe besa edhe jo aq i ngritur politikisht dhe për interesa meskine personale dhe familjare, për 5 -50 euro, e votonte reaksionin e brendshëm të LPAN+LISTA, Serbe, ose i vidheshin votat.
-Kjo qe vërtet fatale për popullin tonë, gjendje që ende po e përjeton sot.
7.
Po, e nesërmja çfarë na pret:
Ne jemi të vendosur për mbrojtjen dhe shtrirjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës në çdo cep të atdheut.
-Mjerë shqipfolësit dhe shqipfolëset që po na pengojnë!…

8.
Armiqtë dhe miqtë e tyre, po i bëjnë punët e tyre me prapësira, po e mbrojnë Serbinë edhe me diplomaci gjer në KS në OKB, po, pse shkretanët dhe shkretanet borgjezët dhe borgjezet reaksionare ishin dhe janë në shërbim të tyre,-kjo i habitë vetëm naivët politikë dhe jo politikë.

9.
Ardhmëria jonë shkruan FITORE.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
V. F. L. P!
29 shtator, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk