Disa Poezi nga Genv Sefaj/ 𝗩𝗛𝗧𝗬𝗟𝗟𝗔 𝗡𝗘 𝗩𝗧𝗹𝗛𝗜𝗡Ë 𝗘 𝗕𝗱𝗧Ë𝗩

01
Apr
2026
Autor: Genc Sefa - Lushnja
Rrethi u ngushtua pa britmë, pa fjalë,
nga shumë në pak, si shteg mbi mal.
U shuan zëra që mbushnin ajër,
si gjethe që era i tret pa varr.
–
Në kohë të mira ishin pranë,
me buzĂ«qeshje qĂ« s’mbanin peshĂ«.
Kur u nxi qielli mbi shpinën tonë,
u tretën si mjegull larg në horizont.
–
Kemi njerëz lart që përjetësia i mban,
si gurĂ« nĂ« themele qĂ« s’rrĂ«zohen nga mal.
Mungesa e tyre na bie si shkëmb,
por forca e tyre na mban në këmbë.
–
Janë yje të heshtur në natë pa dritë,
janë zë i brendshëm që flet në shpirt.
S’i shohim me sy, por i ndjejmĂ« pranĂ«,
si rrënjë të thella që tokën e mbajnë.
–
E kemi dhe pranë hije pa zjarr,
qĂ« flasin me fjalĂ«, por s’mbajnĂ« barrĂ«.
Nëse të shohin në rënie të lirë,
bëhen si era e humbin në errësirë.
–
JanĂ« sy qĂ« shohin, por s’kanĂ« thellĂ«si,
janĂ« hapa qĂ« vijnĂ«, por s’rrijnĂ« nĂ« stuhi.
Më shumë peshon mungesa e atyre lart,
se prania bosh qĂ« s’ngre as gardh.
–
TĂ« jesh njeri s’ështĂ« zĂ« nĂ« treg,
as fjalë që fryhet si gjethe në erë.
ËshtĂ« tĂ« qĂ«ndrosh kur shembet njĂ« urĂ«,
kur gjithçka lĂ«kundet e s’mbetet mur.
–
ËshtĂ« tĂ« mbash fjalĂ«n si gur nĂ« themel,
kur koha përplas si dallgë mbi skelë.
Të mos ia shesësh shpirtin babëzisë,
por të rrish shtyllë në mes të stuhisë.
–
Dhe kur rrethi të mbetet veç pak,
mos e quaj humbje, as fat të thatë.
Se pak e të vërtetë, qoftë veç një që ngel,
vlen më shumë se një botë pa themel.
–
S’tĂ« duhet askush kur jeta Ă«shtĂ« behar,
por njihet i vërteti në dimër, në acar.
Ai qĂ« rri kur gjithçka lĂ«kundet —
si shtyllĂ« nĂ« stuhi qĂ« nga vendi s’tundet.
———
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 15 shkurt 2026.
———————————————————
𝗡Ë 𝗞Ë𝗠𝗕Ë!
Kur errësira zbret si mur,
kur frika troket në çdo prag,
mos u pĂ«rkul, mos u bĂ« pluhur —
ngrihu si rrufe mbi gjak!
–
Se kjo tokĂ« s’ështĂ« dhuratĂ«,
as mall që blihet me ar,
është betim në çdo shtrat
ku lindin burra e trima shqiptarë.
–
Sa herë furtuna na ka rrethuar,
sa herë na mbylli qielli me re,
nga hiri prapë jemi ngritur
si zjarr qĂ« s’vdes nĂ«n dhe.
–
Ata që ranë me sytë nga drita
nuk e lanë emrin në baltë,
por e shkruan me gjak mbi vite
që mos të humbasë kjo vatër e naltë.
–
Prandaj kur dita bëhet provë
e fjala kërkon guxim,
mos prit qĂ« dikush tjetĂ«r tĂ« thotĂ« —
ti bëhu vetë kushtrim!
–
Në këmbë kur padrejtësia flet!
Në këmbë kur e vërteta ther!
Në këmbë kur historia pret
të shohë kush rri e kush bie përherë!
–
Më mirë stuhi mbi kraharor
se pa nder e pa zë në jetë,
më mirë plagë me flamur
se sa turp qĂ« s’lahet pĂ«rjetĂ«.
–
Se ne s’jemi hije nĂ« erĂ«,
as fjalĂ« qĂ« tretet nĂ« hi —
jemi rrënjë që çan në gurë,
jemi gjak që thërret: Liri!
–
Dhe nëse rrethi mbyllet prapë,
nëse nata kërkon fron,
nga çdo zemër do të dalë një britmë
që tund qiellin e dheun tonë:
𝗡Ë 𝗞Ë𝗠𝗕Ë!
———
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 16 shkurt 2026.
——————————————————
PAVARËSIA KA EMËR
–
Dardani, bijë e lashtësisë,
mbi gurët e tu rri zgjuar historia;
në çdo prag fle një amanet,
nĂ« çdo varr – njĂ« emĂ«r lavdia.
–
Sot flamujt valojnë në sheshe,
këngët ngrihen gjer në qiell;
por pas çdo brohorime feste
rri njĂ« mungesĂ« qĂ« s’bĂ«het zĂ«.
–
S’erdhi liria si dhuratĂ«,
as si pranverë që troket lehtë;
erdhi me plagë në kraharor,
me gjak që u derdh në këtë dhe.
–
Erdhi me hapa nëpër male,
me betim nën shi e borë;
me sy që panë fundin përballë,
e prapĂ« s’u kthyen mĂ« nĂ« oborr.
–
Disa sot flenë nën dhe të ftohtë,
me gurë që mbajnë mbi vete kurorë;
disa u tretën pa gjurmë e varr,
veç Zoti e di ku pushojnë në tokë.
–
E disa mungojnë në këtë festë,
jo se s’e deshĂ«n kĂ«tĂ« ditĂ«;
por koha i ndau nga flamuri,
i la në pranga e në pritë.
–
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës,
larg brohorimës së atdheut të vet,
rrahin zemra qĂ« dikur thĂ«rrisnin “Liri!”,
e sot flasin me heshtjen — plagĂ« qĂ« s’flet.
–
Edhe në muret e Burgut të Idrizovës,
ku nata bie më herët se drita,
rrahin zemra që festojnë në heshtje,
me dorën mbi plagë e mbi kujtime të ngrira.
–
PavarĂ«sia s’ështĂ« veç njĂ« datĂ« nĂ« kalendar,
as firmë mbi letër me bojë;
është përgjegjësi mbi ndërgjegje,
Ă«shtĂ« drejtĂ«si qĂ« s’duhet tĂ« vonojĂ«.
–
Çdo pĂ«llĂ«mbĂ« toke qĂ« sot feston,
le ta kujtojë gjakun që ra;
se kjo liri që valon në erë,
u mboll me dhimbje e sakrifica të mëdha.
–
Dardani, bijë e Shqipërisë,
rritu në dritë, mos u përkul;
bashko plagët, shëro kujtesën,
mos e lër sakrificën të humbë në mjegull.
–
Dhe kur të kthehen pranë flamurit
ata që sot mungojnë në festë,
atëherë liria do të marrë frymë e plotë,
si shqiponjë në qiell të kthjellët.
–
Lavdi dĂ«shmorĂ«ve qĂ« s’u kthyen,
nder luftëtarëve me plagë e pranga;
bekim mbi këtë tokë të shenjtë,
gjaku i tyre mbolli shpresë të madhe.
——-
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 16 shkurt 2026
————————————————-
NË ZEMËR TË DARDANISË
–
Janë mbledhur shqipet nga çdo anë,
në zemër të Dardanisë, nanë;
nga malet, fushat, nga çdo vatër,
u ngrit njĂ« zĂ« qĂ« s’njeh as shpatĂ«.
–
JanĂ« çuar n’kĂ«mbĂ« burrat e dheut,
sot në festën e Atdheut;
jo për këngë, jo për valle,
por për të drejtën e tokës me halle.
–
Kërkojnë drejtësi!
Kërkojnë liri!
PĂ«r ata qĂ« shkruan histori —
me gjak në baltë e me betim,
–
me plagë në trup e pa pendim.
Për burrat e pavarësisë,
që ngritën flamurin e lirisë;
qĂ« s’e matĂ«n jetĂ«n me frikĂ«,
por me fjalĂ«n: “Atdheu mbi gjithçka, pikĂ«!”
–
Sot përballen me gjyqe të padrejtësisë,
me ftohtësinë e një salle pa shpirt;
por historia nuk shkruhet me aktakuza,
as me pranga që trokasin në terr të zymtë.
–
Se liria s’ka lindur nĂ« tavolina,
as në letra me vula të huaja;
ajo lindi në Prekaz me flakë,
ku u ngrit një epokë me gjak.
–
Ajo u rrit në mal e në stuhi,
nĂ« radhĂ«t e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s,
me pushkë e me lot;
ku djersa u bë betim,
e vdekja — portĂ« pĂ«r njĂ« komb tĂ« plotĂ«.
–
Sot thonĂ«: “Le tĂ« gjykohet historia.”
Por historia s’ështĂ« krim!
Nuk është turp të mbrosh pragun,
as faj tĂ« vdesĂ«sh pĂ«r lirinĂ« qĂ« s’blihet me çmim.
–
Kosova sot feston pavarësinë,
por s’e harron plagĂ«n nĂ«n flamur;
se festa s’ështĂ« e plotĂ« kur burrat
mbahen larg qiellit të kaltër e të pastër.
–
NĂ« sheshe valon kuqezi,
por në zemra digjet mall;
për ata që sot mbajnë barrën,
që dje mbajtën kombin gjallë.
–
Dardani, bijë e motit të lashtë,
mos e ul ballin para stuhisë;
se gjaku yt s’ështĂ« derdhur kot,
është themel i kësaj lirie.
–
Dhe nëse sot padrejtësia
vishet me petk ndërkombëtar,
e vĂ«rteta rri si shkĂ«mb i fortĂ« —
nuk thyhet nga asnjë acar.
–
Se burrat që ngritën Atdheun
nuk janë hije në histori;
janĂ« dritĂ« qĂ« s’shuhet kurrĂ«,
janë rrënjë në çdo shtëpi.
–
Janë mbledhur shqipet nga çdo anë,
në zemër të Dardanisë, nanë;
dhe sa të rrahë kjo tokë me zemër,
Kosova do tĂ« ngrihet prapĂ« —
më e fortë,
më e drejtë,
më e përjetshme se çdo padrejtësi.
——–
đ—šĂ«đ˜‡đ˜‚đ—źđ—ż đ——đ—źđ—żđ—±đ—źđ—»đ—¶, 𝟭𝟮 đ˜ƒđ—·đ—Č𝘁 đ—œđ—źđ˜ƒđ—źđ—żĂ«đ˜€đ—¶,
đ—§Ă« đ˜‚đ—żđ—Œđ—· đ—»đ—Žđ—ź 𝘇đ—Čđ—ș𝗿𝗼, 𝘂 đ—ŻĂ«đ—łđ˜€đ—” đ—Šđ—”đ—Ÿđ—¶đ—œĂ«đ—żđ—¶. đŸ‡ŠđŸ‡±
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 17 shkurt 2026
————————————————-
đ—šĂ«đ˜‡đ˜‚đ—źđ—ż đ——đ—źđ—żđ—±đ—źđ—»đ—¶, 𝟭𝟮 đ˜ƒđ—·đ—Č𝘁 đ—œđ—źđ˜ƒđ—źđ—żĂ«đ˜€đ—¶,
–
đ—§Ă« đ˜‚đ—żđ—Œđ—· đ—»đ—Žđ—ź 𝘇đ—Čđ—ș𝗿𝗼, 𝘂 đ—ŻĂ«đ—łđ˜€đ—” đ—Šđ—”đ—Ÿđ—¶đ—œĂ«đ—żđ—¶. đŸ‡ŠđŸ‡±
𝗗𝗿đ—Čđ—·đ˜đ—Čđ˜€đ—¶Ìˆ, đ—·đ—Œ đ—œđ—Œđ—čđ—¶đ˜đ—¶đ—žđ—Č – 𝗭đ—ČÌ‚đ—żđ—¶ đ—¶ đ—žđ—Œđ—șđ—Żđ—¶đ˜ !
Në sheshin e Prishtinës, ku çdo gur flet histori
dhe çdo rrugë mban kujtimin e trimërisë,
u ngrit një valë e madhe qytetare.
Mbi 200 mijë zemra u bashkuan, jo për parti,
jo pĂ«r pushtet – por pĂ«r drejtĂ«si, pĂ«r dinjitet,
për kujtimin e heronjve që dhanë gjithçka.
Hapat e tyre nuk ishin thjesht hapa. Ishin betime
që dridhnin tokën, dhe çdo brohoritje
ishte fjala e një kombi që nuk dorëzohet.
–
Të gjitë bashk, pa përkatësi, pa flamur politik,
vetĂ«m thirrje tĂ« forta, UÇK , qĂ« ngrihnin
shpirtin e çdo qytetari.
Në çdo sy shkëlqente krenaria e Kombit,
në çdo dorë dridhej shpresa që nuk shuhet.
–
Ky marshi nuk është vetëm një ngjarje.
ËshtĂ« himn i unitetit qytetar, njĂ« betim pĂ«r lirinĂ«,
një dëshmi se Kosova nuk harron
dhe nuk fal padrejtësinë.
–
DrejtĂ«si, jo politikĂ«! –
ky është zëri që bashkon, kjo është Kosova
që qëndron, Kosova që nuk dorëzohet kurrë.
——-
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i IdrizovĂ«s, 17 shkurt 2026. đŸ‡ŠđŸ‡±‘
—————————————————-
𝐍𝐉Ë 𝐙Ë 𝐈 𝐕𝐄𝐓𝐄𝐌, 𝐍𝐉Ë 𝐊𝐎𝐌𝐁
–
Në një sallë ku flitet për paqe e për rend botëror,
në prani të Donald Trump,
u ngrit zëri i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Ai kĂ«rkoi lirimin e krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«
që po gjykohen në Hagë.
Ishte një zë i artikuluar qartë,
një kërkesë e thënë para botës.
–
Por kjo nuk është çështje protagonizmi.
Nuk është garë se kush foli i pari.
Nuk është betejë për meritë politike.
ËshtĂ« çështje kombĂ«tare.
–
Sepse ata që sot gjenden në Hagë
–
nuk janë thjesht individë.
Ata janë pjesë e historisë së luftës çlirimtare,
një lufte që u zhvillua për mbijetesë,
për dinjitet, për liri.
–
Prandaj pyetja nuk duhet të jetë:
“Kush po e udhĂ«heq betejĂ«n?”
Por:
“A jemi tĂ« bashkuar nĂ« kĂ«tĂ« betejĂ«?”
–
Vjosa Osmani është Presidente e Republikës
së Kosovës.
Zëri i saj ka peshë shtetërore, institucionale, historike.
Ashtu siç ka peshë edhe zëri i Shqipërisë.
–
Por kur Ă«shtĂ« fjala pĂ«r UÇK-nĂ«,
Tirana dhe Prishtina nuk janë dy anë të ndryshme.
Janë dy shtete të një kombi.
Një trung me dy degë.
–
Dy shqiponja me të njëjtin krah.
Kur flet Shqipëria, nuk flet kundër Kosovës.
Kur flet Kosova, nuk zbeh Shqipërinë.
Kur flasin bashkë, flet kombi.
–
Nëse nesër drejtësia vihet në vend
dhe ata shpallen tĂ« pafajshĂ«m —
ashtu siç besojmĂ« e shpresojmĂ« —
kjo nuk do të jetë fitore e një lideri,
as e një qeverie.
–
Do të jetë fitore e së vërtetës.
Fitore e një lufte që historia e njeh si mbrojtëse.
Fitore e një populli që nuk kërkoi tokë të huaj,
por mbrojti pragun e vet.
–
Sot nuk kemi nevojë për heshtje,
as për ndarje.
Kemi nevojë për një qëndrim të përbashkët,
për diplomaci të koordinuar,
për zë të unifikuar.
–
Sepse kur është në pyetje nderi i luftës çlirimtare,
nuk ka Tiranë e Prishtinë.
Ka vetëm një emër:
Shqiptar ! đŸŠ…đŸ‡ŠđŸ‡±
——-
Autor: Genc Sefa Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 19 shkurt 2026.
————————————————-
PRUSH QË S’SHUHET
–
U dogja prush në thellësi të kraharorit,
jo nga një shkëndijë, por dorë e tradhtorit;
pabesisht flaka nĂ« gjoks m’u ndez,
që shpirtin ma shkrumboj si hijen e zezë.
–
Kur prangat si gojĂ« ujku m’u mbyllĂ«n nĂ« duar,
dhe heshtja mbi zemër më ra e pashuar;
atë ditë kuptova se brenda meje rri,
njĂ« zjarr qĂ« s’mpaket nĂ« asnjĂ« vetmi.
–
S’ështĂ« urrejtje qĂ« bĂ«het hi e tretet,
s’ështĂ« mllef i verbĂ«r qĂ« ndizet e shuhet;
është prush i kuq që thellë më përvëlon,
si mal qĂ« s’pĂ«rkulet, por lart qĂ«ndron.
–
Ç’ështĂ« ky zjarr qĂ« pĂ«rhapet furishĂ«m,
qĂ« vitet s’e mpakin, por e bĂ«jnĂ« mĂ« tĂ« fuqishĂ«m?
Ç’ështĂ« kjo flakĂ« qĂ« rritet nĂ« gji,
sa më shumë errësirë, aq më shumë dritë rri?
–
Vitet kalojnë me hapa të rëndë,
si roje që numërojnë kohën në mend;
por prushi nuk njeh as mur, as zinxhir,
ai pret njĂ« frymĂ« — dhe bĂ«het flamur i lirĂ«.
–
E pyeta natën në terr të thellë,
“Pse nuk ftohem, pse digjem si diell?”
Dhe nata m’u pĂ«rgjigj me heshtje tĂ« plotĂ«:
“Disa zjarre s’shuajnĂ« nĂ« asnjĂ« mot.”
–
Jam prush — dhe prushi s’ështĂ« dobĂ«si,
është zjarr që rritet edhe në robëri;
është betim i heshtur në gjak,
qĂ« s’e shuan as hekur, as prangĂ«, as lak.
–
Mund të më mbulosh me hi e pluhur,
mund të më lësh në terr të mbyllur;
por mjafton një frymë, një thirrje e re,
dhe flaka ngrihet si mal mbi dhe.
–
Kur unë të mos jem më, mos kërkoni në hi,
afrohuni pranë, frymë më jepni përsëri;
do ta ndjeni sërish nxehtësinë time,
si flakĂ« qĂ« s’vdes nĂ« asnjĂ« stinĂ«.
–
Nuk jam rob i zjarrit — ai rri nĂ« mua,
si kujtesĂ« e fortĂ« qĂ« koha s’e shuan;
dhe sa të rrahë ky gjoks me guxim,
ky prush do mbetet betim pa mbarim.
–
I heshtur, i thellë, i kuq si gjaku,
i fortë si mali përballë stuhisë;
edhe kur trupi një ditë të tretet në dhe,
prushi im do rrojë përjetësisht për atdhe.
———–
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 20 shkurt 2026
——————————————-
SA PATRIOTË KA SOT ATDHEU?
–
Sa patriotĂ« ka sot Atdheu im —
tani që pushka fle në mur,
që gjaku është tharë në gur,
dhe flamuri valon pa furtunë?
–
Sa zĂ«ra thĂ«rrasin: “Atdhe!”
kur s’ka mĂ« kush tĂ« bjerĂ« pĂ«r tokĂ«?
Sa gjokse rrahin për këtë Dhe,
kur s’ka mĂ« pranga, as hekur, as lotĂ«?
–
Dikur numëroheshin me varre,
me emra gdhendur në gur e baltë;
patriot ishte ai qĂ« s’kthehej,
që linte nënën me lot të thatë.
–
Dikur flamuri peshonte rëndë,
si plagë e hapur në kraharor;
nuk valëvitej për duartrokitje,
por ngrihej lart mbi një dëshmor.
–
Dikur Atdheu thirri në terr,
e burrat u ngritën pa frikë;
s’kishte skenĂ«, as duartrokitje,
veç njĂ« rrugĂ« — pa kthim, pa dritĂ«.
–
Por unë kam parë burra pa zë,
që flisnin pak dhe vepronin shumë;
s’kishin nevojĂ« pĂ«r medalje,
e mbanin Atdheun në zemër dhe heshtje.
–
Patriot nuk është kush bërtet,
as kush e shet Atdheun për fitim;
patriot është ai që rri drejt,
kur interesi ndeshet me nderin e tij.
–
Ai s’e shet tĂ« vĂ«rtetĂ«n pĂ«r karrige,
as s’e pĂ«rkul shpirtin pĂ«r fron;
ai mbron drejtësinë në vetmi,
edhe kur turma e rreme e gjykon.
–
Patriotizmi s’ështĂ« relike lufte,
as dekor për festa zyrtare;
është barrë mbi supe të drejta,
Ă«shtĂ« dritĂ« qĂ« djeg — po s’e mbajte fare.
–
Dhe Atdheu im s’ka nevojĂ« pĂ«r zhurmĂ«,
ka nevojĂ« pĂ«r shtylla qĂ« s’tunden;
që rrinë në këmbë kur fryn çdo erë,
nuk rrĂ«zohen, nuk shiten — janĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«.
–
Sa patriotë ka sot Atdheu?
Mjaft për ta mbajtur në jetë;
nëse zgjedhin të qëndrojnë të bashkuar,
jo vetëm me fjalë që shuhen lehtë.
——–
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 21 shkurt 2026.
———————————————
NUK SHUHET EMRI
–
Mos ma lani gjakun me bojë arkivash,
mos ma mbuloni plagën me fjalë të thata;
kjo tokë ka pirë betime burrash
dhe s’i tret nĂ« heshtje tĂ« ngrata.
–
Sado t’i ktheni faqet e librave,
sado ta zbehni zërin në sallë,
në gur të malit, në rrënjë ullinjsh,
rri historia — e gjallĂ«.
–
Ju mund të ngrini kulla harrese,
mund të vulosni letra me frikë,
por era e fushës kur fryn mbi varre,
e zgjon çdo emĂ«r — si thirrje armik.
–
Se Atdheu s’ështĂ« hartĂ« nĂ« tryezĂ«,
as firmë që thahet mbi letër;
është djersë e kripur në ballë të bujkut,
Ă«shtĂ« pushkĂ« qĂ« s’u pĂ«rkul kurrĂ« tjetĂ«r.
–
Në çdo prag ku u nda një nënë me birin,
në çdo natë pa dritë e pa gjumë,
u shkrua me gjak një kapitull i lirë
qĂ« s’e gris dot asnjĂ« furtunĂ«.
–
Mos më flisni për fitore të rreme,
as për paqe të blerë me turp;
paqja që lind nga mohim i varreve
është plagë që qelb nën trup.
–
Unë jam zëri që del prej balte,
prej pluhurit që shkelni me këmbë;
jam hapi qĂ« s’u ndal nĂ« kufi,
jam betimi qĂ« s’u thye nĂ« zemĂ«r.
–
E di — do lodheni duke shtrembĂ«ruar,
do shpikni data e fjalë të thata;
por e vërteta rri si shkëmb mbi shpat,
nuk e rrëzon dot asnjë dallgë valë.
–
NĂ« qelinĂ« time s’fle vetĂ«m njeriu —
aty pushon një histori e tërë;
aty rri flamuri pa u përkulur,
aty rri amaneti i bërë.
–
Mund tĂ« mĂ« quani si t’ju dojĂ« goja,
mund të më ndani në faj e në mit;
por gjaku që flet prej dheut tim
s’njeh gjyq qĂ« mĂ« bĂ«n tĂ« kem frik.
–
NjĂ« ditĂ« vetĂ« koha do t’ju tradhtojĂ«,
do t’ju rrĂ«fejĂ« pa dashje krejt;
se ata që i quajtët të mundur
ishin flamurtarë të vërtetë.
–
Dhe kur fëmijët të pyesin heshtur:
“Ku ishit ju kur digjej shtĂ«pia?”,
mos kĂ«rkoni strehĂ« nĂ« libra —
se përgjigjen e jep vetë historia.
–
Se kombi nuk vdes nga plumbi i huaj,
por nga frika që mbjell në gji;
prandaj ngrihu, o shpirt i këtij dheu,
mos e lër të plaket liria në sy.
–
Nuk shuhen emrat me bojë të zezë,
as me gjyqe, as me shpifje të ngrira;
sa të rrahë zemra e kësaj toke,
do rrahĂ« bashkĂ« me tĂ« — liria.
———
Autor: Genc Sefa — Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 22 shkurt 2026
——————————————-
đ—›đ—˜đ—žđ—šđ—„đ—”đ—§ 𝗗𝗛𝗘 đ—Šđ—›đ—Łđ—œđ—„đ—§đ—œ
–
Jeta nuk Ă«shtĂ« lojĂ«, as fat —
as zall ku rrëzohesh e qesh.
Jeta është teh shpate,
betim që digjet në meshë.
–
ËshtĂ« fluturim mbi tela me gjemba,
mbi gurë që pinë gjak;
është kokë në cung pa u dridhur,
kur frika kërkon haraç.
–
Na lidhën duart me hekur,
na mbyllën dritën me dry,
por harruan një të vërtetë:
shpirti s’burgoset me kyç.
–
Na thanĂ«: “Uleni kryet!”
Kryet u bë më i lartë.
Na thanĂ«: “Harroni rrugĂ«n!”
Rruga u bë zjarr në ballë.
–
O pranga, të ftohta si dimri,
a menduat se na thyet?
Ne jemi rritë në stuhi,
ku era gurin e shkyen.
–
Jeta nuk është lojë.
ËshtĂ« kĂ«ngĂ« qĂ« shpĂ«rthen nga kraharori
kur gjoksi s’mban mĂ« britmĂ«.
ËshtĂ« burrĂ« qĂ« qesh me fatin
edhe kur fati i rri mbi krye me thikë.
–
Fluturimi s’do krahĂ« tĂ« lirĂ« —
do zemĂ«r qĂ« s’pranon tĂ« bjerĂ«;
do sy që shohin përtej murit,
do shpirt që vdes veç për nder.
–
Na vunë kokën në cung?
Cungu u bë tribunë.
Na lidhën këmbët me zinxhir?
–
Zinxhiri u bë jehonë.
Se jeta nuk është lojë.
ËshtĂ« flamur qĂ« s’ulet nĂ« baltĂ«.
ËshtĂ« emĂ«r qĂ« s’fshihet nga frika.
ËshtĂ« dritĂ« qĂ« çan edhe natĂ«.
Dhe kur të pyesin nesër:
“ÇfarĂ« mbeti nga ju?”
Thuaju:
–
Mbeti fjala.
Mbeti nderi.
Mbeti prushi nën gur.
Hekurat ndryshken —
betimi jo.
–
Burgjet plaken —
ideali jo.
–
Jeta nuk është lojë.
ËshtĂ« fluturim edhe me pranga.
ËshtĂ« qĂ«ndresĂ« edhe nĂ« terr.
–
ËshtĂ« liri qĂ« lind
brenda një zemre
që nuk u përkul asnjëherë.
——–
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 23 shkurt 2026
————————————————–
KUSHTRIMI I KOMBIT
–
Dëgjoni, o male të Arbërit plak,
dĂ«gjoni, o troje tĂ« lara nĂ« gjak –
po flet ADN-ja e kombit tonë
nga palca e dheut e zemra që vlon.
–
Nuk flet me libra që koha i rrënoi,
as me fjalë që treten në erë;
ajo flet me plagë të hapura
qĂ« mbi kĂ«t dhĂ© s’u thanĂ« asnjĂ«herĂ«.
–
Në themelet e shtëpive tona
ende dridhet nata e ferrit të zi,
ku granatat çanin gurin e bukës
dhe flaka kërkonte të na bëjë hi.
–
Masa njerëzish krejtësisht të pambrojtur,
pa mburojë veç zemrës së gjallë,
si hije qĂ« s’dinin tĂ« ktheheshin prapĂ«,
ecnin drejt jetës me vdekjen në ballë.
–
Dhe instinkti i mbijetesës vetë
rrinte si zog i trembur në kraharor,
por mbi të ngrihej një zë më i fortë:
“Mos u dorĂ«zo – ky Ă«shtĂ« Atdheu ynĂ«!”
–
Sepse shqiptari lind me njĂ« fat –
njĂ« barrĂ« qĂ« s’e zgjedh por e mban:
të jetojë mes stuhive të kohës
dhe prapë të mbetet shqiptar.
–
Ëndrra e lirisĂ« na rri mbi sy
si dritĂ« qĂ« s’na lĂ« tĂ« flemĂ«;
ajo ua ndalon ëndrrave tona
të jetojnë vetëm për ne.
–
Se kombi është më i madh se jeta,
më i gjatë se shekujt që shkojnë,
dhe ata që jetojnë veç për veten
pa gjurmë në tokë kalojnë.
–
Sot bota zien si kazan i madh,
po mbledh forcat në heshtje të ftohtë;
po lindin luftëra në çdo horizont
si rrufe që kërkojnë tokë.
–
Kombet po rreshtohen në aleanca,
po forcojnë kufij e ushtri;
po gdhendin të ardhmen me dorë të fortë
si njerĂ«z qĂ« dinĂ« ç’do tĂ« vijĂ«.
–
E ne, bijtë e shqipes së vjetër,
rrimĂ« sikur s’na prek kjo stuhi,
sikur Atdheu të ruhej vetë
pa djersë, pa mundim e pa sy.
–
Ne nuk e vëmë ujin në zjarr
për fatin e këtij kombi të lashtë,
sikur liria të ishte e dhënë
e jo betim i larë në gjak.
–
Por historia nuk njeh mĂ«shirĂ« –
ajo godet si çekan mbi gur;
ajo i harron popujt që flenë
dhe i lartĂ«son ata qĂ« s’ulen kurrĂ«.
–
Mos pritni kushtrim nga të huajt,
as nga kohĂ« qĂ« s’vijnĂ« mĂ« prapĂ«;
kushtrimi lind në zemrën shqiptare
si rrufe që çan errësirën e natës.
–
Ngrihu, o shqiptar, në këmbë ngrihu,
se kombi nuk mbahet me fjalë;
ai mbahet me shpirt që nuk shitet
dhe me zemĂ«r qĂ« pĂ«r atdhe s’tĂ« falĂ«.
–
Ngrihu me gjuhĂ«n qĂ« s’u shua,
me flamurin qĂ« s’u pĂ«rkul kurrĂ«;
se kombi është kala e gjallë
që mbahet nga burra të fortë si gurë.
–
Mos e lër historinë në duar të tjera,
mos e lër kujtesën në baltë;
se kombi që humb vetveten
mbetet pa emër në hartë.
–
Se armiku nuk vjen veç me pushkĂ« –
ai vjen me harresë e përçarje;
ai vjen kur zemrat ftohen
dhe shpresa shndërrohet në varre.
–
Kush do ta mbajë zërin gjallë
kur heshtin bijtë e këtij vendi?
–
Kush do ta mbrojë pragun tonë
kur na ftohet gjaku ndër dej?
–
Dhe ADN-ja e kombit përsëri thërret:
Mos flini mbi plagët e vjetra,
mos jetoni si kalimtarë në dhe;
se toka nuk fal bijtë që harrojnë
për kë u derdh ky gjak ndër ne.
–
Ngrihuni sot – jo nesĂ«r vonĂ«,
se koha nuk pret askënd;
kombet që zgjojnë vetveten
bëhen zot në këtë vend.
–
Dhe nëse bie një ditë kushtrimi
si bubullimĂ« mbi kĂ«tĂ« dhe –
–
Le të na gjejë në këmbë, o vëllezër,
jo të përkulur para stuhive të reja.
–
Sepse ADN-ja e kombit nuk vdes,
ajo jeton nĂ« gjakun qĂ« zien –
dhe kombi shqiptar do të rrojë
sa kohĂ« qĂ« shqiptari ngrihet e s’bie.
——
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 25 shkurt 2026.
—————————————————-
MALLKIMI I TRADHTISË
–
Qofshi tĂ« mallkuar— ju qĂ« shitĂ«t besĂ«n,
për një fron të vogël mbi turpin e madh;
që Atdheun e shitët me peshë interesi
dhe shpirtin e shitët për një ditë pa lavd.
–
Prej nesh qofshi të ndarë si hija prej dritës,
prej Zotit qofshi larg si nata prej agimit;
mos paçit prehje në sofrat e jetës,
as paqe në shpirt në netët e trishtimit.
–
Ju që na latë në pranga të huaja,
ju qĂ« na shitet si mall pa zot —
gjaku që derdhi kjo tokë ndër shekuj
ju rëndoftë mbi ndërgjegje si gur i ftohtë.
–
Në arat tuaja mos mbiftë bekimi,
veç bar i hidhur e ferr i zi;
mos ju gëzoftë shtëpia me dritë,
as buka mos jua shoftë kurrë urinë.
–
Fëmijtë tuaj mos e njohshin krenarinë,
por peshën e turpit që latë pas;
emri juaj u shkroftë në hije
ku s’mbin kujtesĂ« e s’qĂ«ndron lavd.
–
Se tradhtia nuk vdes me njĂ« ditĂ« —
ajo rron si helm nëpër mote;
dhe ne që mbetëm ndër plagë të gjalla
e mbajmë mbi shpinë mëkatin e botës.
–
Por dita vjen — si gjyqi i heshtun,
kur fjala e drejtë do ngrihet përsëri;
atëherë mbi gurët e kësaj toke
mallkimi ynĂ« do t’ju ndjek nĂ« pafundĂ«si.
—
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 26 shkurt 2026.
————————————————–
NË KËMBË PËRTEJ ERRËSIRËS
–
Nuk lind drita pa u përplasur me natën,
as fjala pa u djegur në shpirt;
ka plagĂ« qĂ« s’i mbyll as koha vetĂ«,
ka zĂ«ra qĂ« s’i tret as vdekja nĂ« terr tĂ« ngrirĂ«.
–
Kam ecur nëpër heshtje si nëpër varre,
me hapat që rëndonin si gur;
dhe çdo kujtim më ndizte një plagë,
si zjarr i fshehur nën hi të përulur.
–
Kush e njeh udhën e njeriut të vetëm
e di sa peshon një zemër kur rreh;
kur nata bëhet mur përpara syve,
dhe shpresa si dritë e largët tretet në re.
–
Por unĂ« s’u ndala — jo, kurrĂ« s’u ndala,
as kur më thirrën të humburit prapa;
se njeriu rrĂ«zohet vetĂ«m njĂ« herĂ« —
kur heq dorë nga fjala e mbajtur me shpata.
–
Në gjoks mbaj një diell të fshehur,
qĂ« s’duket veç kur errĂ«sira zbret;
aty ndizet qëllimi si yll i pathyer,
aty lind forca qĂ« s’vdes kurrĂ« nĂ« jetĂ«.
–
E kam parë frikën në sytë e botës,
si mjegull që zbret mbi dhe;
kam parë njerëz që u thyen në heshtje,
si degë të thata në erë.
–
Kam parë fjalë të shitura lirë,
si mall në pazarin e turpit të ftohtë;
dhe njerëz që harruan betimet e tyre,
si gjurmë që shiu i lan me lot.
–
Por prapë një zë më thërret nga brenda,
si kambanĂ« qĂ« s’pushon nĂ« shpirt;
mĂ« thotĂ« se rruga s’mbaron me lodhjen,
as jeta me një çast të ngrirë.
–
Nëse nata më mbulon me terrin e saj,
unë prapë do ndez një shkëndijë;
se një dritë e vogël në errësirë
është më e fortë se mijëra hije gri.
–
E nĂ«se bie — le tĂ« bie si rrufeja,
jo si gjethe që e merr era kot;
le të mbetet gjurma ime mbi dhe,
si një betim i shkruar me gjak e me lot.
–
Se jeta nuk matet me frymë të marrë,
as me vite që shuhen në harresë;
jeta është zjarr që digjet për diçka,
ose hi që tretet në heshtje pa shpresë.
–
Dhe kur agimi të vijë mbi plagët e botës,
mos kërkoni një emër në gur;
kĂ«rkoni njĂ« zĂ« qĂ« s’u shua nĂ« natĂ« —
atëherë do ta dini se kam jetuar si burrë.
——-
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 27 shkurt 2026.
————————————————-

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
𝐍𝐉Ë𝐌𝐁Ë𝐃𝐇𝐉𝐄𝐓Ë 𝐃𝐈𝐓Ë𝐋𝐈𝐍𝐃𝐉𝐄 𝐋𝐀𝐑𝐆
–
Genta, rreze e shpirtit tim,
drita ime në çdo agim,
njëmbëdhjetë herë të kam uruar
me mall nga larg, pa të përqafuar.
–
Njëmbëdhjetë herë qirinjtë i fryve,
pa dorën time mbi ballë,
ndërsa unë me emrin tënd në buzë
e mbaja dhimbjen si një valë.
–
Në këtë vend ku ditët treten
si hije qĂ« s’gjejnĂ« dot shtegim,
emri yt më bëhet dritë
dhe më udhëheq në çdo mundim.
–
Nganjëherë natën zgjohem befas,
si të më thërrasësh nëpër gjumë,
dhe zgjatem kot drejt errĂ«sirĂ«s —
por s’mund tĂ« tĂ« pĂ«rqafoja unĂ«.
–
Ti u rrite larg syve të mi,
por jo larg zemrës sime kurrë,
se gjaku i babait s’njeh largĂ«si,
as hekura të ftohtë, as gurë.
–
Sot kur tortën ta presësh qetë,
dhe buzëqeshjen ta kesh në sy,
unë do të jem në çdo dëshirë
që zemra jote fshehtas di.
–
Mos e quaj mungesën time plagë,
as fat qĂ« rĂ«ndon mbi ty —
quaje forcë që të ka rritur
të qëndrosh drejt në çdo stuhi.
–
Se ti je dielli im, Genta,
ajri im në çdo vetmi,
arsyeja pse qëndroj i fortë
sa kohë mbetem në robëri.
–
Gëzuar ditëlindjen, bija ime,
bekimi im në këtë jetë;
një ditë malli do të derdhet
në një përqafim të vërtetë.
–
Dhe atëherë do ta kuptosh
sa fort tĂ« kam dashur gjithmonĂ« —
se babai mund të jetë larg,
por zemra ime për ty jeton.
——-
Edhe shumë pranvera të tjera
e tĂ« lumtura cuca babit ♄ 🎂🎉🙏
–
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 1 Mars 2026.
————————————————–
BETIMI I GURËVE
–
Mos kujtoni se kombi shuhet
kur era e huaj fryn mbi tokë;
ai është lis me rrënjë në gjak,
qĂ« e njeh stuhinĂ« dhe s’pĂ«rkulet lehtĂ«.
–
Shumë herë mbi këtë dhe
kanë rënë hije të zeza pushtimi,
por toka s’ka heshtur kurrĂ« —
ajo ka pirë gjakun dhe ka lindur qëndresë.
–
Historia jonë
nuk është shkruar me bojë të zbehtë,
por me plagë që flasin
edhe kur gurët duken të heshtur.
–
Gjaku bëhet kujtesë në libra,
por nderi rri roje në prag;
ai nuk fle në përvjetorë,
ai zgjohet sa herë rrezikohet emri ynë.
–
Atdheu nuk kërkon duartrokitje.
Ai s’lypet me fjalĂ« qĂ« treten nĂ« ajĂ«r.
Ai kërkon kraharorë që digjen në heshtje,
që nuk shuhen kur nata bëhet e gjatë.
–
Një popull që lidhet në besë
është mur i ngritur me shpirt;
stuhitë e përplasin me tërbim,
por gurët nuk ndahen nga njëri-tjetri.
–
Forca jonĂ« s’ështĂ« te zhurma,
por te qëndrimi;
jo te fjala që ndizet shpejt,
por te fjala që bëhet vepër.
–
Kur një brez harron rrënjët,
era e shpërndan si pluhur;
kur një brez mban gjallë kujtesën,
edhe hiri bëhet shkëndijë.
–
Mos prisni që kombi të jetojë vetë.
Ai jeton sa herë ne zgjedhim të mos thyhemi,
sa herë refuzojmë ta shesim nderin
për një ditë pa shqetësim.
–
Liria nuk është dhuratë,
as uniteti rastësi;
janë betim i përditshëm
qĂ« mbahet edhe kur askush s’tĂ« sheh.
–
Dhe nëse një ditë furtuna afrohet,
le të përplaset me gjithë egërsinë;
le të gjejë përballë saj
njĂ« mur qĂ« s’ështĂ« prej guri — por prej ndĂ«rgjegjeje.
–
Sepse kombi jeton në besë.
Jeton në zemra që nuk ftohen.
Jeton në breza që ngrihen kur duhet.
–
Dhe sa kohë ka një zemër që rreh për të,
një dorë që ngrihet për ta mbrojtur,
njĂ« fjalĂ« qĂ« nuk trembet nga e vĂ«rteta —
ky mur nuk shembet.
–
Ne nuk jemi hije kalimtare.
Ne jemi rojet e portës.
Ne jemi betimi i gurëve.
——–
Autor: Genc Sefa Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 3 Mars 2026.
————————————————————-
PUSHKA QË RINGJALLI KOMBIN
–
ǒka ka Drenica që flakë po merr?
Ç’ka ka Prekazi qĂ« s’bĂ«n mĂ« terr?
Krismat s’janĂ« veç plumb mbi gur —
janĂ« betim qĂ« s’vdes kurrĂ«.
–
NĂ« kullĂ« s’rrin veç njĂ« familje,
po rri historia në përpëlitje;
aty ku gjaku s’derdhet kot,
por bëhet flamur mbi çdo lot.
–
Ngrihet mali me za të randë:
“Mos u tutni, o bijtĂ« e mi,
se pushka kur del për vatan,
bĂ«het dritĂ« pĂ«r liri!”
–
Në prag të derës, burrë mbi gurë,
qëndron i patundur si lis në furtunë;
Adem Jashari — jehon e kushtrim,
zë që çan terrin në amshim.
–
Pranë tij, me flokë si borë mali,
qĂ«ndron si shkĂ«mb qĂ« s’e rrĂ«zon djalli;
Shaban Jashari — rrĂ«njĂ« e lisit t’vjetĂ«r,
që lirinë e mati me gjak, jo me letër.
–
Si rrufe e bardhĂ« nĂ« qiell t’zi,
në sulm përplaset për liri;
HamĂ«z Jashari — flakĂ« nĂ« gur,
që vdekjen e sheh në sy pa u dridhur kurrë.
–
Krah për krah, brez pas brezi,
si lis me rrĂ«njĂ« n’zemĂ«r t’dheut;
jo për fron e as për pushtet,
por qĂ« shqipja t’mbetet shqipe pĂ«rjetĂ«.
–
Shtëpia u bë kala e gjallë,
oborri u bë shesh përballë;
qielli mbi Drenicë u përkul ngadalë,
si dëshmitar i një epoke të rrallë.
–
Plumbi binte — s’i lĂ«kundi,
flaka digjte — s’i ndali kurrĂ«.
Kush Atdheun e mban në gji,
armikut i del përballë si burrë.
–
Tri ditĂ« e net qĂ« s’harrohen kurrĂ«,
mars i zjarrtë që shkruan përjetësi;
në Prekaz u ndez një diell,
qĂ« s’u shua — por u bĂ« ShqipĂ«ri.
–
Aty pushka s’ishte veç armĂ«,
ishte zë që çante re e mjegullnajë;
ishte kambanë mbi çdo varr,
qĂ« thĂ«rriste: “Ngrihu, o shqiptar!”
–
Gjaku i heronjve s’rridhte kot,
por si vulë mbi male e tokë;
çdo pikë bëhej betim i ri:
“Deri nĂ« vdekje pĂ«r Atdhe, pĂ«r liri!”
–
Nga ajo kullë e rrethuar,
doli një komb trim e i zgjuar;
nga flaka që përpiu trupat,
lindi njĂ« epokĂ« e re, qĂ« s’vdes kurrĂ«.
–
Se kur bie një familje për Atdhe,
jehona e tyre çan qiellin mbi re;
kur pushka këndon për liri,
frika vdes — dhe shkruhet njĂ« histori.
–
Ata nuk ranĂ« — u bĂ«nĂ« gur i fortĂ«,
nuk u shuan — u bĂ«nĂ« dritĂ« mbi botĂ«;
nuk u mbyllĂ«n nĂ« dhe —
hynë në histori, si udhërrëfyes për ne.
–
Kur mali sot prapë jehon mbi Drenicë,
dhe flamuri krenar valon mbi çdo shtëpi;
është zëri i tyre që thërret për ne:
“Mos e harroni kurrĂ« çmimin pĂ«r liri!”
–
Pushka e tyre s’ishte veç krismĂ«,
ishte kushtrim që ringjalli kombin;
gjaku i tyre s’ishte veç dhimbje,
ishte vula që hapi agimin.
–
E sa të ketë tokë me emër Shqipëri,
e sa tĂ« ketĂ« djem qĂ« thonĂ«: “Jam bir i saj”;
emri i tyre do të rrojë në përjetësi,
si rrĂ«njĂ« mali qĂ« s’pyet pĂ«r shekuj e stuhi.
———-
Autor: Genc Sefa Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 5 mars 2026.
————————————————–
EDENI QË NUK U SHUA
–
Nuk ka mendje njeriu, sado e lodhur nga stuhia,
qĂ« s’ruan fshehur njĂ« dritĂ« nĂ« thellĂ«si;
nuk ka zemër, sado ngrirë nga tradhtia,
qĂ« s’ëndĂ«rron njĂ« copĂ« qiell pĂ«r liri.
–
Kur orët zvarriten si pranga në kyçe,
e ditët përplasen me britmë e me tym,
ne kërkojmë një breg ku shpirti të prehet,
njĂ« dritĂ« qĂ« s’fiket nĂ« terr e mĂ«rgim.
–
Shumë ëndërrimtarë fluturojnë në harta,
në parajsa të arta pa emër e gjurmë;
por s’ka horizont, as agim mbi karta,
më e ndritur si toka që ka derdhur gjakun lumë.
–
Se ka një Eden në brigjet tona,
ku ulliri pikon si gjak i bekuar,
ku era përkëdhel gurët e vona,
dhe deti i flet qiellit si vëlla i betuar.
–
Atje bariu ruante kopenë me këngë,
nĂ«n diell qĂ« s’kursente djersĂ« e mall;
fusha shpërblente me grurë të rëndë,
si flamur i artë që valëvitej në ar.
–
Hardhia varej mbi shkëmb si kurorë,
rrushi i ëmbël si puthje në ballë;
fshatari i thjeshtë, me shpirt burrëror,
e mbante tokën si amanet të gjallë.
–
Por sot bregu mban plagë në rërë,
dhe era sjell fjalë të hidhura larg;
bijtë e tij shpërndarë nëpër botë si erë,
me mall në gjoks e me lot në prag.
–
Sot ulliri sheh hijen e heshtjes,
deti dëgjon britma pa zë;
Edeni ynĂ« s’ështĂ« veç i djeshmes,
ai rron në sakrificë e në besë.
–
Se parajsa nuk lind pa dhimbje,
as qielli nuk rri pa re;
ajo ngrihet kur burri s’pĂ«rkulet nĂ« bindje,
por çohet më i fortë mbi çdo rrëzim të ri.
–
Edeni ynë është djersa në arë,
Ă«shtĂ« gjaku qĂ« s’u fal pĂ«r fron;
Ă«shtĂ« fjala qĂ« s’u shit nĂ« pazar,
Ă«shtĂ« burri qĂ« bie — por s’e lĂ«shon.
–
ËshtĂ« nĂ«na qĂ« pret me dritĂ« nĂ« sy,
është fëmija që rritet me emër liri;
është ai që edhe mbyllur në qeli,
mbjell diell në vargje me poezi.
–
Toka jonë nuk matet me stinë,
as me kufij që vizaton frika;
ajo rrit Eden në çdo vetëdijë,
kur zemra jote s’bĂ«het armikja.
–
Dhe nëse orët sërish bien rëndë,
e bota na lodh me zhurmë e përçarje,
ne gjejmë prapë atë breg në mendje,
ku Shqipëria lind si agim mbi valë.
–
S’ka Ă«ndĂ«rr mĂ« tĂ« ndritur mbi tokĂ«,
as parajsë të falur nga dorë e huaj;
Edeni ynë rron në çdo lot,
qĂ« bie pĂ«r Atdhe — e bĂ«het krua.
–
Kur historia të peshojë kohën,
mes tradhtisë e burrërisë së vërtetë,
kjo tokë do të qëndrojë e shenjtë,
si Eden qĂ« nuk shuhet — i ringjallur pĂ«rjetĂ«.
——-
Autor: Genc Sefa Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 6 Mars 2026
———————————————
TË MOS THYHESH
–
Nuk më rriti koha me fjalë të buta,
por me plagĂ« qĂ« s’mbyllen lehtĂ«;
kam mësuar të eci nëpër furtuna,
pa kërkuar strehë nga bota e shkretë.
–
Kam parë njerëz që shiteshin lirë,
si hije qĂ« s’lanĂ« gjurmĂ« mbi dhe;
por burri njihet kur mbetet i drejtë,
edhe kur mbetet krejt vetëm në re.
–
Nuk më trembi nata me errësirën e saj,
as rruga kur mbeti pa shenjë;
se kush mban një qëllim në zemër
nuk humbet — as nĂ« mjegull tĂ« dendur.
–
Kam rĂ«nĂ« — por kurrĂ« s’u shtriva pĂ«rdhe,
kam heshtur — por s’e shita fjalĂ«n;
se burri nuk matet sa herë fiton,
por sa herë ngrihet prapë mbi plagën.
–
Në gjoks kam mbajtur një zjarr të heshtur,
qĂ« s’e shoi as koha me vite;
ai digjet i qetë si prushi nën hi,
dhe pret vetëm erën që të ndizet.
–
Nuk kërkova lavdi mbi emrin tim,
as gurë që të mbajnë kujtim;
mjafton tĂ« di se s’u pĂ«rkula kurrĂ«
para gënjeshtrës që quhej fitim.
–
Nëse bie një ditë në rrugën time,
le të bie si rrufe mbi dhe;
më mirë një çast që digjet me nder
se një jetë që shuhet pa zë.
–
Sepse burri nuk vdes kur mbyll sytë,
as kur trupi mbetet në dhe;
burri vdes vetëm atëherë
kur dorëzon shpirtin në heshtje.
–
Dhe nëse dikush pyet një ditë për mua,
mos tregoni për plagë a stuhi;
thoni vetĂ«m njĂ« fjalĂ« tĂ« thjeshtĂ« —
qëndroi deri në fund në këmbë ai njeri.
———
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 7 mars 2026
——————————————————–
MBRETI QË S’U PËRKUL
–
NĂ« valle me jetĂ«n – mes burgut dhe pavdekĂ«sisĂ«
–
MbretĂ«rit nuk kĂ«rkojnĂ« falje —
kështu rrëfejnë kronikat e vjetra,
aty ku koha gdhendet në gur
dhe heshtja vlen më shumë se fjala.
–
Luani nuk pendohet kurrĂ« —
ai ecën drejt nëpër pyll,
pa kthyer kokën pas,
si një stuhi që nuk njeh dyshim.
.
Shenjtorët mbesin të pastër në qiell,
të larë me dritë e me lutje;
por toka është më e rëndë se qielli
dhe njeriu më i brishtë se engjëjt.
–
E unĂ«…
në vallen time të gjatë me jetën,
me plagë, me mëkate e me ëndrra,
i kam bërë vend vetes në letër.
–
Aty ku faji bëhet rrëfim,
dhe rrëfimi bëhet histori;
aty ku plagët më të vjetra
gjejnë zë në poezi.
–
Kalojnë njerëzit pranë me një përshëndetje,
disa më njohin, disa jo;
disa e mbajnë mend emrin tim
si një jehonë të largët në kujtesë.
–
Por kjo s’mĂ« trondit.
–
Sepse njeriu nuk matet
nga sa shpesh përmendet emri i tij,
por nga sa thellë
rrënjosen mendimet e tij në kohë.
–
Nëse ndonjëherë do të jem mbret,
do jem mbret mbi vetveten —
mbi frikën, mbi dyshimin, mbi errësirën.
–
Nëse ndonjëherë do të jem luan,
do jem në betejën e brendshme
ku shpirti përballet me heshtjen
dhe zemra me vetminë.
–
Nuk do kërkoj falje
për rrugën që më bëri ky që jam.
–
Nuk do pendohem
për zjarrin që më ka djegur.
Sepse njeriu që pendohet për vetveten
shpesh ka jetuar për hijet e të tjerëve.
–
Shenjtor nuk do jem —
as nuk kam dashur të jem ndonjëherë.
–
Shenjtorët nuk bien në baltë,
ndërsa unë kam ecur përmes saj;
ata nuk njohin rënien,
ndërsa unë jam ngritur prej saj.
–
Por një gjë e di:
–
Gjuri im nuk do përkulet
para dridhjeve të kohës;
nuk do thyhet nga frika
që kërkon të gjunjëzon njeriun.
–
Eshtrat e mia nuk do copëtohen
nga mendjemadhësia e botës;
sepse kokëfortësia ime
nuk është krenari bosh,
por një shtyllë
që më mban drejt në stuhi.
–
Dhe kur të vijë dita
që jeta të më rrëshqasë nga duart,
ajo nuk do ikë si hije.
–
Ajo do vdesĂ« me mua —
si një besnik i fundit
që nuk e braktis zotin e tij në betejë.
–
Sepse në fund
njeriu nuk merr me vete mbretëri,
as lavdi,
as emra në libra.
–
Ai merr vetëm një gjë:
veten e tij.
–
Dhe nëse një ditë
do të ngihem me mendime
si një mal mbi mjegull,
do e di se kam jetuar
pa kërkuar falje nga frika,
pa u penduar nga turpi,
dhe pa u shtirur shenjtor
në një botë
ku shpesh është më e vështirë
të jesh njeri
se sa të jesh mbret.
———–
Autor: Genc Sefa Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 11 mars 2026.
—————————————————-
KOHA KUR LUFTA KËRKONTE EMRIN E SAJ
–
Në fillim lufta nuk kishte emër.
Ishte vetëm një zë në male,
një krismë që çante heshtjen
dhe një mjegull që mbulonte të vërtetën.
–
Askush s’e dinte ku ishte fronti,
as ku fillonte armiku.
Hartat rrinin të palosura mbi tryeza,
por rrugët i zgjidhnin zemrat.
–
U ngritën djemtë nga fshatrat,
me pushkë të vjetra në sup
dhe me besim të ri në sy.
–
VullnetarĂ« — pa grada e pa lavdi,
veç me një ëndërr të thjeshtë në zemër.
–
Ata luftuan gjatë
në fronte të gabuara për të tjerë
–
Luftuan në kohë të keqe,
kur historia vetë ishte e hutuar
dhe era e fatit
ndërronte drejtim çdo agim.
–
Luftuan kundër sulmuesve të gabuar,
sepse mjegulla e kohës
ua mbulonte fytyrat armiqve.
–
Nganjëherë u kthyen kundër
atyre që dje kishin qenë kundërshtarë,
e që sot koha i kishte sjellë
në të njëjtën vijë zjarri.
–
Dhe shpesh sulmuan kundër
armiqve tĂ« rrejshĂ«m —
hije të lindura nga frika
dhe nga propaganda e ditëve të errëta.
–
Kështu ndodh gjithmonë
në vitin e parë të luftës.
–
Sepse në fillim luftojnë
kryesisht vullnetarët:
djem që nuk presin urdhër,
djem që nuk kërkojnë shpërblim,
djem që besojnë
më shumë se të gjithë të tjerët.
–
Ata mendojnë se lufta
do tĂ« pĂ«rfundojĂ« shpejt —
para se dimri të rëndojë mbi male,
para se të bien Kërshëndellat.
–
Por luftërat e vërteta
nuk mbarojnë me kalendar.
–
Ndërkohë atdheu ende nuk e kishte të qartë
fytyrën e së nesërmes.
–
A do të ishte ai vendi
për të cilin luftuan luftëtarët?
–
Apo një hije e gdhendur
në tavolinat e marrëveshjeve?
–
Heronjtë modernë dolën si mbrojtës,
jo për lavdi,
por për domosdoshmëri.
–
Ata ruanin një tokë
që vetë nuk dinte ende
çfarë forme do të merrte nesër.
–
Ç’ështĂ« kjo lojĂ« me fatin tĂ«nd, o popull?
Fatkeqësia shpesh kalon kuturu,
si një kalë i tërbuar nëpër histori.
–
Drejtësia jote mbeti pa krahë,
si një shqiponjë e plagosur
mbi shkëmbin e vet.
–
Ndërsa kokat e mençura
shëtisnin nga pozita në pozitë,
si udhëtarë të lodhur të pushtetit.
–
Ndërkohë malet të gëlltisnin,
dhe edhe ato vetë, të bardha nga bora,
dukej sikur zbardheshin nga frika.
–
Sepse malet kanë parë shumë luftëra
dhe e dinë mirë
se sa shpesh e vërteta
humbet në zhurmën e armëve.
–
Kjo Ă«shtĂ« njĂ« kohĂ« e pagĂ«zueshme —
një kohë që kërkon emrin e saj.
–
Një kohë kur historia
duhet të vendosë
kush ishte armiku,
kush ishte vëllai,
dhe kush ishte ai
që mbajti flakën ndezur
kur të gjithë të tjerët
kishin filluar të dyshonin.
–
Sepse lufta nuk mbahet mend
vetëm për fitoret.
–
Ajo mbahet mend
për ata që dolën të parët në mjegull,
për ata që besuan
kur të tjerët hezitonin,
për ata që ranë
pa e ditur ende
se çfarë emri do të kishte historia.
–
Sepse lufta mund të ngatërrojë rrugët,
politika mund të ngatërrojë armiqtë,
por gjaku i derdhur për liri
nuk e humbet kurrë kuptimin.
–
Ai mbetet në tokë
si një farë e heshtur
që një ditë
e detyron historinë
të thotë të vërtetën.
————
Autor: Genc Sefa Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 12 Mars 2026.
————————————————-
NË PARAJSËN E MJERIMIT
–
Nganjëherë më dhemb në zemër thellë,
dhe eshtrat më rënkojnë si pyll në shi;
si male të lodhur nga dimrat e gjatë
që mbajnë mbi supe një shekull vetmi.
–
Pyes veten në netët e gjata të kohës:
sa pranvera kaluan pa zë?
Mos vallë gëzimi u bë një mysafir i rrallë
që humb udhën dalëngadalë?
–
Por qesh me gazin e bijës, si dritë,
që çan errësirën e natës së gjatë;
se brenda atij zëri të pastër e të dlirë
gjej forcën të ngrihem mbi çdo fat.
–
Dhe unë i fsheh stuhitë në palcë,
si detari qĂ« s’dridhet para furtunĂ«s;
luaj me demonët netëve të gjata
në detin e hapët pa vela, pa busull.
–
Jam mësuar në parajsën e mjerimit,
ku buka ka shijen e djersës në gji;
ku shpresa rri ndezur si qiri i vogël
në erën e ftohtë të ditëve gri.
–
Kam parë fytyra që shesin ndërgjegjen
për fron të bërë nga rërë dhe hi;
por burra që mbajnë në shpirt flamurin
nuk bien, edhe kur era fyen kundër tyre.
–
Në rrugët e botës drejtësia flet ngadalë,
si plagë që mbyllet me kohë e durim;
kurse padrejtësia bërtet si mbret
dhe shkel mbi ëndrra me tërbim.
–
Megjithatë pres ylberin e largët
pas stuhive qĂ« s’kanĂ« mbarim;
se qielli, sado të errësohet një ditë,
nuk harron kurrë dritën e tij.
–
Dhe njeriu — edhe kur lodhet nĂ« rrugĂ«,
edhe kur plagĂ«t i mbart nĂ« kraharor —
mbetet njĂ« flakĂ« qĂ« s’pranon tĂ« shuhet,
një hap që vazhdon edhe në terr.
–
Sepse jeta s’ështĂ« veç plagĂ« e kujtime,
as barrë që thyhet në mes të udhës;
ajo është betim që rreh në gjoks
si daulle e lashtë që thërret qëndresën.
–
Dhe kështu ecim në kohën e turbullt,
mes zërash që shiten e shpresash në hi;
por ai që mban zemrën të drejtë në kraharor
mbetet i lirĂ« — edhe nĂ« robĂ«ri.
———-
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 13 mars 2026.
———————————————————–
FJALA E VAJZËS
–
Në qelinë ku nata rëndon si prangë,
ku heshtja mbi mure rri varur si plagë,
nga telat e ftohtĂ« mĂ« erdhi njĂ« zĂ« —
si rreze që çan një qiell plot me vragë.
–
“Baba,” mĂ« tha ajo, “ti dukesh i fortĂ«,
si shkĂ«mb qĂ« stuhia s’e tund nga vendi;
në pamje i rreptë, pak i vrazhdë për botën,
si burrĂ« qĂ« s’e thyen as jeta, as rendi.
–
Por unë të njoh ndryshe, më thellë se të tjerët,
se gjaku i bijës e njeh mirë atë zemër;
ti dukesh si gur në sytë e kësaj bote,
po brenda je zjarr
 dhe shpirt shumë i ndjerë.
–
Ti je sentimental, baba — mĂ« tha,
edhe kur hesht e nuk flet për plagë;
se kush mban stuhi të mëdha në kraharor
ka zemër që digjet si flakë nën prag.
–
Dhe mbeta në heshtje në anën e telit,
se fjala e saj më preku si dritë;
nganjëherë një bijë me një fjali të vetme
t’a hap gjithĂ« shpirtin mĂ« shumĂ« se njĂ« britmĂ«.
–
Se bota të sheh si shkëmb të pathyer,
si burrĂ« qĂ« s’e pĂ«rkul as dhimbja, as fati;
por bija ta njeh zemrĂ«n mĂ« mirĂ« se bota —
se bijat e dinë ku rreh zemra e babait.
———
Autor: Genc Sefa Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 15 mars 2026.
———————————————————
𝗕𝗘𝗩𝗜𝗠𝗜 đ—€Ă‹ đ—Šâ€™đ—•đ—šđ—„đ—šđ—ąđ—Šđ—˜đ—§
–
Qeshni me ëndrrat e mia
nĂ«se doni —
unĂ« s’kam frikĂ« nga e qeshura juaj.
Kam dëgjuar edhe më shumë se kaq
në netët kur hekurat flasin me heshtjen.
–
Qeshni me shpresat e mia pa kuptim,
por unë prapë do ta them:
unë ende besoj tek njeriu.
–
Sepse edhe këtu,
ku muret janë të larta
dhe dita matet me hapa të ngadalshëm,
zemra ime nuk e ka harruar dritën.
–
E kam parë njeriun
nĂ« çastet mĂ« tĂ« vĂ«shtira tĂ« jetĂ«s —
kur frika përpiqet ta përkulë,
dhe kur shpresa mezi merr frymë.
–
E megjithatë
nga thellësia e shpirtit të tij
del një zjarr i vjetër:
dëshira për liri.
–
Ajo është më e fortë se prangat,
më e vjetër se burgjet,
më e madhe se çdo mur
që mund të ngrihet kundër saj.
–
Sepse liria për zemrën
është si buka për trupin:
pa të
shpirti nuk jeton.
–
Prandaj shpirti im nuk udhëhiqet për hunde,
as nga frika,
as nga heshtja e imponuar.
–
Ai ecën drejt
si një udhëtar që e di rrugën e vet.
–
Sepse unĂ« besoj tek njeriu —
edhe kur ai gabon,
edhe kur bie,
edhe kur bota e humb për një çast.
–
Besoj tek ai që ngrihet përsëri,
që mbledh copat e shpirtit
dhe i bën dritë.
–
Nga ai lind çdo fëmijë,
nga ai nis çdo shpresë,
nga ai vjen edhe e ardhmja
qĂ« ende s’ka emĂ«r.
–
Por në fund, më fort se çdo besim tek tjetri,
kam mësuar të besoj tek vetja ime:
tek zëri që nuk trembet,
tek drita që rritet brenda shpirtit,
tek zjarr që nuk shuhet
edhe kur errësira përpiqet të më përkul.
–
Nëse të tjerët shkojnë larg,
nëse koha mat plagët dhe hesht,
unë gjej fuqinë brenda vetes
dhe eci, i lirë,
sepse shpirti nuk mund të burgoset.
–
Dhe një ditë
kur koha të ketë kaluar mbi plagët tona
si një lumë i qetë,
do të kuptojmë
se jeta, dashuria dhe energjia
nuk mund të robërohen.
–
Ato do të vrapojnë gjithmonë
si gjaku nëpër damarë,
derisa zemrat tona
të rrahin të lira.
–
Sepse njeriu mund të lidhet me pranga,
por besimi i tij
dhe fuqia që lind nga vetja
nuk burgosen kurrë.
——–
Autor: Genc Sefa Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 16 mars 2026.
———————————————————
KA VETËM NJË DIELL
–
Unë e përbuz paqen
që lind nga gjunjët e përkulur,
paqen që vjen si një leckë e lagur
mbi plagët e një populli të gjallë.
E përbuz atë heshtje
–
që mbulohet me fjalë të bukura,
por në fund të betejës
mbledh vetëm trupat e të rënëve
dhe i numëron si shifra në letër.
–
E përbuz erën e gjakut
kur ajo bëhet zakon,
kur burrat që duhej të ngriheshin
mësohen të ulin kokën.
–
Dhe ata që shkelin eshtrat e të rënëve në baltë,
si tĂ« ishin fjolla bore —
edhe ata i përbuz.
–
Prandaj këndoj për heronjtë,
nga thellësia e shpirtit që vlon,
nga thirrja e dheut të lashtë
që flet në gjakun tonë.
–
Sepse jam lodhur nga ajo thënie e vjetër
që na e përsërisin si mallkim:
–
“Ne jemi si delet.”
Jo!
–
Delet nuk kanë histori,
nuk kanë varre me flamur,
nuk kanë këngë që ngrihen
si mal mbi shekuj.
–
Delet nuk lindin burra
që për një grusht dhe
ngrihen kundër perandorive.
–
Ne nuk jemi tufë.
Ne jemi bij të një dheu
ku çdo gur ka një emër,
ku çdo lumë ka parë gjak,
dhe çdo mal ka dëgjuar betime.
–
Në këtë tokë
nuk janĂ« rritur vetĂ«m lisat —
janë rritur edhe betimet.
KĂ«tu nuk mbillet vetĂ«m gruri —
këtu mbillet edhe fjala
që nuk shitet.
–
Dikur na mësuan:
“Toka blihet me para.”
–
Por toka nuk blihet.
Toka fitohet me qëndresë,
me djersë që bie si shi mbi arë,
dhe kur duhet —
me gjakun që nuk pranon robëri.
–
Sepse toka nuk është mall.
Toka është kujtesë.
Ajo mban në gjoks
hapin e të parëve,
britmën e luftëtarëve,
dhe lotin e nënave.
–
Dhe kush mendon
se një popull mund të jetojë
pa kujtesĂ« —
ai nuk e njeh historinë.
–
Sepse në mishin e këtij kombi
ka një gjak që zgjohet
sa herë që padrejtësia troket në derë.
–
Si një shtyllë zjarri
që ndizet në errësirë,
si një dritë
që nuk shuhet nga shekujt.
–
Nuk ka dy të vërteta në këtë botë.
E vërteta është vetëm një.
Ashtu siç nuk lindin dy diej
mbi të njëjtin qiell.
–
Dhe mbi këtë tokë
që quhet Shqipëri
nuk ka dy shpirtra,
nuk ka dy betime.
–
Ka vetëm një gjak
që rrjedh ndër shekuj,
një kujtesë
që nuk shuhet nga furtunat e kohës.
–
Sepse njeriu mund të bjerë,
mund tĂ« rrĂ«zohet nĂ« baltĂ« e nĂ« pranga —
por kombi që ngrihet nga e vërteta
nuk përkulet kurrë.
————-
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 17 mars 2026.
——————————————
TOKA NË PRANGA
–
Nuk kam bërë asgjë,
përveç se kërkova lirinë tokës sime,
që të më mbyllnin në gur e në hekur.
–
S’kam vrarĂ« dritĂ«n,
s’kam mallkuar qiellin,
s’kam shitur kurrĂ« shpirtin tim.
–
Por prapë më hodhën në errësirë,
si një gur që duan ta fundosin,
si një zë që duan ta shuajnë
në një tokë të harruar.
–
Oh, toka ime e shkretĂ« —
e mbuluar me mjegull e me heshtje!
–
Sa herë nata bie mbi ty
unë dëgjoj zërat e maleve,
si kĂ«ngĂ« tĂ« vjetra qĂ« s’vdesin kurrĂ«.
–
Deri kur do të më mbani të lidhur
me pranga bronzi e me zinxhirë të ftohtë?
Deri kur do të më numëroni ditët
si gurë të vegjël në një varr pa emër?
–
Më mirë të isha hije nën dritën e Zotit,
se sa trup i gjallë në këtë qeli
ku muret nuk kanë zemër
dhe heshtja rëndon si plumb mbi shpirt.
–
Nga larg i shoh kodrat e përjetshme,
si pleq të urtë që presin kthimin tim.
–
I shoh livadhet e gjelbra,
ku lulet fëshfërijnë
si flamuj të vegjël të pranverës.
–
Ato më thërrasin në heshtje:
“Mos u dorĂ«zo.”
Sepse liria nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« derĂ« e hapur —
liria është një zjarr
që digjet edhe në zemrën e prangosur.
–
UnĂ« do tĂ« vdisja mĂ« mirĂ« —
po ta dija se shpirti im
do të endej i lirë nëpër kreshta,
atje ku retë flenë mbi shpatet e maleve
dhe ku shqiponjat nuk njohin kufij.
–
Po, një ditë
do të marr krahët e shqiponjave.
–
Do t’i hap sytĂ« drejt diellit,
do ta ngre ballin tim të plagosur
si një mal që nuk përkulet.
–
Le të më shohë qielli
me prangat që më rëndojnë në duar,
por me shpirtin qĂ« s’e ka nĂ«nshtruar askush.
–
Sepse prangat janĂ« pĂ«r trupin —
jo për horizontin.
–
O qiej të mëdhenj!
Sa të buta janë përkëdheljet tuaja
kur prekin ballin e atij
që nuk e shiti kurrë lirinë.
–
Atje ku fryjnë erërat e maleve tona,
atje ku shkëmbi i bardhë flet me retë,
atje ku rrufetë ndriçojnë natën
si shpata tĂ« lashta tĂ« historisĂ« —
atje do të lindë përsëri fjala ime.
–
Sepse liria
nuk është vetëm një hapësirë pa mure.
Liria është një shpirt
që edhe në pranga
ngrihet mbi malet.
———-
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 19 mars 2026.
——————————————————
FJALA E NJË POPULLI QË S’PRANGOSË
–
S’ka njeri nĂ« kĂ«tĂ« tokĂ« qĂ« s’ka plagĂ« nĂ« shpirt,
po ne plagët i kemi kthyer në këngë e në dritë,
jemi rritur në flakë, në furtunë e në gjëmë,
dhe mbi eshtrat e rënëve kemi ngritur një emër.
–
Na kanë ndarë në harta me laps e me thikë,
na kanĂ« thĂ«nĂ«: “Kaq jeni!” — po s’na njohĂ«n mirĂ«,
se një gjak na rrjedh në damarë si kushtrim,
njĂ« gjuhĂ« na mban gjallĂ« – si flamur nĂ« shpirtin tim.
–
Nga Shqipëria në Kosovë që u ngrit prej hirit
në dritë,
nga ÇamĂ«ria qĂ« qan ende me zĂ« tĂ« ngrirĂ« nĂ« kujtim,
nga Ilirida ku fjala shqip s’u pĂ«rkul nĂ« stuhi,
deri në Lugina e Preshevës që rreh si zemër në kufi.
–
Në male kemi thirrur emrin e lirisë,
në fusha kemi mbjellë gjakun si farë të qëndresës,
dhe çdo brez qĂ« ra pĂ«r tokĂ«n qĂ« s’u shit,
u bĂ« dritĂ« pĂ«r tjetrin — qĂ« kurrĂ« s’u ligĂ«shtit.
–
Na mbyllën në burgje, në tela e në gurë,
po s’ka burg qĂ« e mban njĂ« popull
në gjunjë përgjithmonë,
se fjala jonĂ« s’ështĂ« vetĂ«m zĂ« — Ă«shtĂ« betim,
është një zjarr që digjet përtej çdo errësim.
–
Në Kosova kemi parë dhimbjen të bëhet flamur,
nĂ« ÇamĂ«ria kemi lĂ«nĂ« amanete pa varr,
në Sanxhak kemi kënduar mes heshtjes së rëndë,
nĂ« IliridĂ« kemi qĂ«ndruar — si gur mbi gur.
–
S’jemi vetĂ«m histori e shkruar nĂ« libra tĂ« vjetĂ«r,
jemi gjallë në çdo nënë, në çdo djalë e në çdo letër,
jemi kĂ«nga qĂ« s’ndalet edhe kur na e ndalojnĂ«,
jemi zëri që ringrihet sa herë që na mohojnë.
–
Dhe sot — edhe kur lodhemi, edhe kur harrojmĂ«,
edhe kur mes nesh vetë përçahemi e gabojmë,
prapë një zë nga thellësia na thërret si kushtrim:
–
“Mos e humb rrugĂ«n — se je njĂ« popull,
jo veç njĂ« njeri i thjeshtĂ«, o biri im!”
–
Se liria jonĂ« s’erdhi si dhuratĂ« nga qielli,
ajo u shkrua me gjak, me lot, me diell e me terr,
dhe në çdo varg që lind, në çdo fjalë që themi,
jeton njĂ« komb i tĂ«rĂ« — qĂ« kurrĂ« s’prangosemi.
——–
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 21 mars 2026.
—————————————————-
𝗹𝗡Ë 𝗩’𝗘 𝗞𝗔𝗠 đ—Ąđ——đ—”đ—Ÿđ—šđ—„ 𝗟𝗹𝗙𝗧Ë𝗡
–
Se kam ndalur luftĂ«n — armĂ«n kam ndĂ«rru’,
nga pushka tek fjala, por zjarrin s’e kam shu’.
Në Kosovë u ndeza si flakë mbi liri,
ku toka mĂ« thirri: “O bir, ngrihu pĂ«r mbi!”
–
Nuk ishte veç luftĂ« — ishte betim nĂ« gjak,
njĂ« zĂ« qĂ« mĂ« thoshte: “Mos u kthe kurrĂ« prapĂ«!”
Me shokë përkrah e me vdekjen në sy,
ecnim si furtunĂ« qĂ« s’njeh asnjĂ« kufi.
–
E erdhi Lugina — plagĂ« qĂ« s’mbyllet lehtĂ«,
ku fjala “shqiptar” peshon mĂ« shumĂ« se jetĂ«.
Aty ku kufijtĂ« s’janĂ« veç vijĂ« nĂ« hartĂ«,
por thikĂ« mbi zemĂ«r qĂ« s’hiqet as natĂ«.
–
E prapĂ« u ngritĂ«m, se s’dimĂ« me u pĂ«rkul’,
se gjaku kur vlon, s’pranon me u ftoh’ nĂ« pluhur.
Nga një front në tjetrin, si era pa fre,
lufta na ndiqte — dhe ne pas saj gjithnjĂ«.
–
E Kumanova
 zjarr që ende më flet,
ku qielli u nxin e toka s’mbajti mĂ« vet’.
Rrethimi u mbyll si lak mbi çdo frymë,
dhe vdekja na priti me emër në krye.
–
Disa ranĂ« si lisa, u bĂ«nĂ« gur e dhe’,
disa mbetĂ«n emĂ«r qĂ« s’shuhet mbi re.
Disa u lidhĂ«m me hekur nĂ« dorĂ« —
por shpirti s’u lidh, ai mbeti burrnor.
–
Në burg më hodhën, në gur e në terr,
ku dita s’ka dritĂ« e nata s’ka emĂ«r.
Ku heshtja të vret më shumë se çdo plumb,
dhe koha s’ecĂ«n — veç rĂ«ndon si njĂ« gur.
–
Por aty ku menduan se do të mbaroj,
aty unë nisa për herë të parë të jetoj.
Se fjala më lindi si zjarr në kraharor,
dhe vargu u ngrit si ushtar pa uniformë.
–
Nuk kisha mĂ« pushkĂ« — por kisha njĂ« zĂ«,
që thërriste të vërtetën përmes çdo rrëke.
Dhe çdo varg qĂ« shkruaj s’ështĂ« veç poezi,
por plagë që flet e kërkon drejtësi.
–
Se lufta s’ka mbaruar — vetĂ«m formĂ« ka ndĂ«rru’,
nga plumbi në heshtje, nga zjarri në dru.
Sot luftoj me kujtesë, me emra, me dhimbje,
që mos të na i vrasin historinë në bindje.
–
E nesĂ«r kur dikush tĂ« pyesĂ«: “Ku je?”
Thuaju: “Jam aty ku s’pĂ«rkulet atdheu.”
Se burgu s’mĂ« mbylli — veç mĂ« bĂ«ri mĂ« t’fortĂ«,
njĂ« shpirt qĂ« s’thyhet, njĂ« fjalĂ« qĂ« s’e vrasin dot.
———
đ—”đ˜‚đ˜đ—Œđ—ż: 𝗚đ—Čđ—»đ—° 𝗩đ—Č𝗳𝗼 – đ—Ÿđ˜‚đ˜€đ—”đ—»đ—·đ—ź
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 22 mars 2026
—————————————————–
AMANETI QË NUK SHUHET
–
(Në nderim të Dëshmorëve dhe familjeve të tyre)
–
S’ka plagĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« mbi kĂ«tĂ« dhe,
se dora e vogël që kërkon bukë në erë,
kur babai i saj mbeti në baltë e në re,
e emri i tij u bĂ« kĂ«ngë  por s’kthehet nĂ« derĂ«.
–
Në pragun e shtëpisë hesht hija e burrit,
njĂ« palĂ« kĂ«pucĂ« presin — por s’ka kush t’i mbathĂ«,
një zë që dikur thërriste nga ara e gurit,
sot është jehonë që tretet në natë.
–
Nëna mban zi me sytë nga dera,
por jo pĂ«r vete — pĂ«r jetĂ«n qĂ« s’u bĂ«,
njĂ« djalĂ« qĂ« u rrit pa fjalĂ«n “o bir” nga hera,
veç me njĂ« fotografi qĂ« s’flet
 por rri.
–
E toka rënkon nën peshën e gjakut,
si plagĂ« qĂ« s’mbyllet nĂ« gjirin e saj,
çdo hap mbi të është kujtim i flakut,
që la pas liri
 por edhe vaj.
–
Në xhama trokasin lotët e fëmijëve,
si lutje që ngjiten drejt një qielli të ftohtë,
ku emrat e rënë janë dritë e yjeve,
por poshtë  mbetet njĂ« boshllĂ«k i plotĂ«.
–
Amaneti s’ështĂ« vetĂ«m fjalĂ« e fundit,
as gur mbi varr, as flamur në erë,
është buka që mungon në sofrën e fundit,
është dhimbja që rritet nga herë në herë.
–
Mos e harroni — thĂ«rret gjaku nga dheu,
jo për lavdi që harrohet në festë,
por për dinjitetin që lind nga atdheu,
dhe për jetën që duhet ndërtuar mbi besë.
–
Se liria nuk është veç këngë trimash,
as histori që rrëfehet në mbrëmje,
është përgjegjësi në sy jetimash,
që presin drejtësi
 jo vetëm kujtime.
———-
Autor: Genc Sefa Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 24 Mars 2026.
—————————————————-
LAHUTA E TRIMËRISË
NJË KËNGË PËR NIJAZI AZEMIN
–
(Komandant Mjekra, Dëshmor i Atdheut.)
–
Ndalu pak
 o mal i Karadakut,
ndalu erë, mos shkund degët,
se po ngrihet kënga për një burrë,
kĂ«nga e trimit qĂ« s’vdes kurrĂ«!
–
N’Karadak ku shkĂ«mbi çahet,
ku rrufeja tokën rreh,
aty lindi njĂ« trim i rrallĂ« —
–
Nijazi Azemi për Atdhe!
Me mjekrĂ«n si flamur n’erĂ«,
me besë burri, nder përherë,
me pushkë krahu e sy si zjarr,
s’i trembej plumbit as zjarrit t’parĂ«!
–
Kur binte nata mbi male,
kur armiku zbriste valë-valë,
ai si lis në këmbë qëndronte,
tokë nënë me shpirt e mbronte.
–
“Mos u ndalni!” — thoshte fjala,
“Mos u thyeni!” — ish betimi,
se për tokë e për flamur,
jetën falte pa kursim!
–
Nuk ish burrĂ« pĂ«r fjalĂ« t’lehta,
po për pushkë e për përpjekje,
ku kishte zjarr — aty gjendej,
ku kishte luftĂ« — aty printe!
–
Dhe kur erdhi dita e madhe,
dita që burrat i ndan,
n’ballĂ« t’furtunĂ«s ai u ngrit,
si shqiponjë mbi çdo anë!
–
Plumbi ra, po shpirti s’u tremb,
trupi u ndal — por jo ky vend,
se ai ra si bien trimat —
me fytyrë kah Atdheu i vet!
–
Ra si lis që rrënjë lë,
ra si dritĂ« qĂ« s’shuhet mĂ«,
ra si këngë që mbetet gjallë,
në çdo zemër, në çdo varg!
–
Mos e qani si tĂ« rĂ«nĂ« —
se ai rron në çdo këngë,
në çdo lahutë që tingëllon,
nĂ« çdo brez qĂ« s’pĂ«rkulet kurrĂ«!
–
Se burrat si Komandant Mjekra,
nuk i mbulon as dheu, as nata,
ata bëhen zë mbi male,
bëhen dritë për krejt vatanin!
–
Ngrihu lahutë, mos pusho,
trego brezave si luftohet,
si jetohet për liri,
si vdes burri pĂ«r ShqipĂ«ri! đŸ‡ŠđŸ‡±
——
Lavdi e përjetshme Heronjve!
Autor: Genc Sefa – Lushnja
BashkĂ«luftĂ«tar i DĂ«shmorit nĂ« UÇPMB
I robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 26 Mars 2026
———————————————-
ANTIGONA FAZLIU – FLAKA E BARDHË E LIRISË
–
Në pranverë kur plagët çelin si lule gjaku,
kur toka e Kosovës digjej në zjarr e flakë,
u ngrit një vajzë, jo me kurorë, por me betim,
me duar që shëronin
 dhe zemër plot guxim.
–
Ishte Antigona — emĂ«r qĂ« tingĂ«llon si kushtrim,
si lahutë që këndon mbi plagë e mbi lavdi,
një bijë e re, me ëndrra të bardha si drita,
por që zgjodhi të bëhet flakë për liri.
–
Në bankat e shkollës mësonte të shërojë jetën,
të lidhi plagët, të ndalte dhimbjen njerëzore,
por kur Atdheu thirri me zë të përgjakur,
ajo s’heshti — u bĂ« pĂ«rgjigje burrĂ«rore.
–
E la librin
 por jo dijen,
e la rininë  por jo guximin,
veshi bluzën e bardhë mbi zjarrin e luftës,
dhe hyri në histori me shpirtin e flijimit.
–
NĂ« vijĂ«n e frontit — ku vdekja s’pyet pĂ«r moshĂ«,
ajo u bë dritë në mes të errësirës,
një dorë që shpëtonte, një zë që jepte shpresë,
një zemër që rrihte më fort se krisma e armës.
–
Plumbat binin si shi mbi trupat e tokës,
por ajo s’u pĂ«rkul, s’u tĂ«rhoq asnjĂ« hap,
mes britmave, tymit e dhimbjes së luftës,
Antigona mbeti — si engjĂ«ll mbi gjak.
–
Dhe kur ra
 nuk ra si një lule e thyer,
por si një yll që ndriçon përjetësinë,
ajo nuk vdiq — u bĂ« pjesĂ« e tokĂ«s,
u bë frymë që mban gjallë lirinë.
–
Sot kur ecim mbi këtë dhe të shenjtë,
çdo hap mban emrin e saj të skalitur,
çdo valë flamuri është fryma e Antigonës,
çdo rrahje zemre — amanet i pĂ«rjetuar.
–
O bijë e kombit, o dritë e pavdekshme,
ti nuk je thjesht kujtim, por udhë që na prin,
se liria s’ështĂ« dhuratĂ« — Ă«shtĂ« gjak i derdhur,
dhe ti je dëshmia më e pastër e këtij flijim.
–
Lavdi për ty, që jetën e ktheve në këngë,
lavdi për ty, që vdekjen e ktheve në përjetësi,
se sa të ketë shqiptarë që ndjejnë me zemër,
emri yt do tĂ« jetojĂ« — pĂ«rjetĂ« pĂ«r ShqipĂ«ri.đŸ‡ŠđŸ‡±
——-
Autor Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 27 mars 2026.
——————————————————
KULTURA E AMBALAZHIT
–
Jetojmë në një kohë ku zhurma ka zë,
e heshtja varroset pa ceremoni,
ku sytë shohin dritë artificiale
dhe zemrat mësohen me errësirë.
–
Jetojmë në një botë të përmbysur,
ku varrimi bëhet madhështor
e i vdekuri harrohet shpejt,
ku loti matet me sy të tjerëve
e dhimbja vishet për publik.
–
Ku dasmat janë skenë e dritë,
por dashuria mungon në prapaskenë,
ku buzëqeshjet janë të stërvitura
dhe ndjenjat — tĂ« zĂ«vendĂ«sueshme.
–
Kjo Ă«shtĂ« bota jonë 
ku dukja blihet me çmim të lartë,
e dituria shitet lirë në heshtje,
ku fjalët peshojnë më pak se fotografia
dhe e vërteta filtrohet si fytyrë.
–
Kjo Ă«shtĂ« kultura e ambalazhit —
ku kutia ka më shumë vlerë se ajo brenda,
ku njeriu matet me hijen e vet
dhe jo me dritën që mbart.
–
Ne ndërtojmë fasada të bukura,
mbi themele që dridhen,
ngremë emra të mëdhenj
mbi shpirtra të zbrazët.
–
Dhe ne heshtim

kur duhet të bërtasim.
Dhe duartrokasim

kur duhet të pyesim.
–
Sepse është më lehtë të dukesh
sesa të jesh.
–
Por diku, thellë në këtë rrëmujë,
njĂ« e vĂ«rtetĂ« ende merr frymĂ« —
se njeriu nuk është ajo që tregon,
por ajo që mbetet
kur dritat fiken.
–
Dhe ndoshta një ditë,
kur maskat të bien një nga një,
kur pasqyrat të thyejnë gënjeshtrën,
do të mësojmë sërish
të duam pa publik,
të qajmë pa turp,
të jetojmë pa frikë nga gjykimi.
–
Sepse bota nuk shpĂ«ton nga pamja —
por nga përmbajtja.
——-
Autor: Genc Sefa – Lushnja
I robëruar në trup, i lirë në shpirt për Atdheun
Burgu i Idrizovës, 29 mars 2026
————————————————–
DËSHMORIT INDRIT CARA
(11. 07. 1971– 31. 03. 1999)
–
Ushtar ” Kavaja ” , Ă«ndĂ«rr nĂ« jetĂ« ,
E kishte tĂ« bĂ«hej njĂ« ditĂ« mjek …
Por jeta atij , nuk ia mundësoi ,
Të ndjekë rrugën që dëshiroi .
–
Skëndërbegas regjistrohet ,
Si ushtarak të diplomohet .
Në fillim të tranzicionit ,
Mori rrugën e emigracionit !
–
NĂ« Angli Indriti shkoi ,
Si çdo shqiptar atje punoi .
Kur Kosova po masakrohej ,
Shpirti tij nis tĂ« trazohej …
–
I edukuar të mbrojë Atdhenë ,
Por si shqipja mbron folenë !
U betua trimi nĂ« flamur , “
PĂ«r Atdhe , ja sot ja kurr ‘ !
–
Atdhetarët po i bashkon ,
Nis në Londër i ushtron ;
Ishin luanët e Dardanisë ,
Që do luftonin kundër Serbisë !
–
Indrit Cara e merr vendimin ,
Për Shqipëri nis fluturimin ;
Syrin pishë , zemrën çelikut ,
Niset trimi drejt Pashtrikut !
–
Kur kalon Drinin e Bardhë ,
NjĂ« jehonĂ« n’vesh i ka ardhĂ« ;
Ish sokollima e Is Boletinit ,
Mirëseardhje i uronte trimit !
–
Gjëmojnë kodrat e Gallushës ,
Ndizet toka e Pagarushës ;
Ushtar Kavaja po lufton ,
Sllavo – çetnikĂ«t po i tmerron !
–
UÇK – ja jep njoftimin ,
” NĂ« betejĂ« , na e vranĂ« trimin ” !
U këput një këmbë mali ,
Shqipërisë jetën ia fali !
————————‐——————————–
Autor Genc Sefa-Lushnja.
Luftëtar në Ushtrinë çlirimtare të Kosovës,
NĂ« UÇPMB, nĂ« LuginĂ«n e PreshevĂ«s,
Dhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë !
Poezia është botuar në librin tim
kushtuar dëshmorëve të Atdheut :
PUSHKA E TYRE KUSHTRIM LIRIE !
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve !
———————————————
Mall për Nënën
–
Më mori malli për fjalët e tua,
Për përqafimin e ngrohtë, lotët si krua,
Në sy të tu shikoja yjet e heshtur,
Në kraharorin tënd gjeja qetësinë e munguar.
–
Lum kush e ka nënën në jetë,
Që buzëqesh dhe dhimbjet i bën të lehtë,
Zemër e nënës nuk merret hua,
Kupton mallin, shpresën dhe çdo fjalë që thua.
–
E prek në ëndërr dhe ia puth duart,
Më mbush me gëzim dhe dashuri pa mat,
Harrim nuk ka, ky emĂ«r s’vdes kurrĂ«,
Se humbja e saj në zemër është shkruar.
–
Mall me rrënjët thellë në shpirt,
Që rritet, lulëzon, edhe në errësirë ngjit,
Si lumenj që rrjedhin drejt detit të qetë,
AsgjĂ« s’i zbehĂ«, asgjĂ« nuk shuhet nĂ« jetĂ«.
–
Kur bie nata dhe heshtin zogjtë,
Ndjej mbi ballë dorën tënde të ngrohtë,
Një fjalë e ëmbël, një ledhatim i butë,
Mban shpirtin tim gjallë në këtë skut.
–
O nënë, o zjarr i shenjtë në zemër,
Mall i pashuar dhe mungesë pa fund,
Në çdo frymë timen, në çdo hap që marr,
Zjarri i mungesës tënde shpirtin ma përvëlon.
——–
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 31 Mars 2026.
——————————————-
HIJA QË S’LARGOHET KURRË
(Kushtuar babait tim të ndjerë)
–
Ah, kjo ikje jote — si rrufe nĂ« shpirt,
pa trokitur, pa zë, pa një lamtumirë,
Unë mbeta i ngujuar brenda mureve hirtë,
si fëmijë që humbi udhën në shkretëtirë.
–
Si nuk e dija
 si s’e ndjeva atĂ« çast,
kur sytë e tu më thoshin pa një fjalë lamtumirë,
fjala jote dridhej si gjethe në vjeshtë,
dhe zemra jote më linte të vetëm në errësirë.
–
FjalĂ«t qĂ« s’u thanĂ« — si gurĂ« nĂ« kraharor,
më rëndojnë natën, më zgjojnë në agim,
i mbaj si plagë pa shërim në botë,
si thirrje që më ndjek në çdo hap tim.
–
“Ndoshta vonĂ«â€Šâ€ — unĂ« e ndjeva si tĂ« thĂ«nĂ«,
e s’e kuptova sa e rĂ«ndĂ« ishte kjo heshtje,
tani më djeg si prush në zemër,
si mallkim i heshtur qĂ« s’ka ndalur.
–
Sa herĂ« tĂ« kujtoj — shembet bota ime
shpirti më mbushet me mall të pashuar,
lotët rrëshqasin si gurë mbi kujtime,
dhe dhimbja bëhet një det pa brigje e kthim.
–
Kurrë nuk e harroj këtë plagë të hapur,
qĂ« ike pa mĂ« parĂ«, pa mĂ« thĂ«nĂ« “rri”,
mĂ« le boshllĂ«k qĂ« s’mbushet kurrĂ«,
njĂ« mall qĂ« s’di tĂ« shuhet nĂ« kĂ«tĂ« jetĂ«.
–
Po prapĂ« tĂ« ndjej — nĂ« çdo frymĂ« tĂ« lehtĂ«,
në çdo hap që hedh, në çdo rrugë që ndjek,
si hije e bardhë që më ndjek pa ndalur,
si dorë e padukshme që më mban drejtë.
–
Në netët e gjata, kur bota fle e hesht,
flas me ty në gjuhën e zemrës sime,
të tregoj për ditët, për plagët, për jetën,
si dikur kur më dëgjoje me përqafime.
–
Ti s’je mĂ« kĂ«tu — por je mĂ« shumĂ« se kurrĂ«,
je në gjakun tim, në emrin që mbaj,
je nĂ« çdo rrahje qĂ« s’di tĂ« ndalet,
je në çdo lot që për ty e ndaj.
–
Dhe njĂ« ditĂ« — kur kjo rrugĂ« tĂ« mbyllet,
kur shpirti im të kërkojë dritë në amshim,
dua të vij tek ti, pa fjalë, pa dhimbje,
veç me mallin qĂ« s’gjeti kurrĂ« shpjegim tĂ« plotĂ«.
–
Atëherë do të flasim si dikur, pa frikë,
do tĂ« tĂ« them gjithçka qĂ« s’arrita nĂ« jetĂ«,
do tĂ« tĂ« shoh nĂ« sy — e s’do ketĂ« mĂ« ndarje,
veç pĂ«rqafimit qĂ« s’do shuhet pĂ«rjetĂ«.
——–
Autor: Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të atdhedashurisë
Burgu i Idrizovës, 1 prill 2026.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/04/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk