DISA TË DHËNA RRETH PJESMARRJES SË VULLNETARËVE  

07
Jan
2023

Nga: Dilaver Goxhaj 

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

7 janar 2023 

nga Republika e Shqipërisë dhe trevat e tjera shqiptare jashtë Kosove dhe të huaj,  

në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në UÇPMB dhe në UÇK (Maqeoni) 

 

Nga REPUBLIKA E SHQIPËRISË u reshtuan në radhët e formacioneve luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-sw), brenda në Kosovë, 151 vullnetarë, prej të cilëve ranë dëshmorë 37 vullnetarë = 24,5 % e tyre.  

 

Ata 151 vullnetarë vinin nga 19 rrethe të Republikës së Shqipërisë:  

nga Kruma 45 vullnetarë, prej tyre 18  dëshmorë, një rënë në Maqedoni;  

nga Tropoja 36 vullnetarë, prej tyre 10 dëshmorë, një rënë në Maqedoni;  

nga Kukës 28 vullnetarë, prej tyre 3 dëshmorë;  

nga Tirana 11 vullnetarë, prej tyre një dëshmor rënë në Maqedoni; 

nga Librazhdi 4 vullnetarë, prej tyre një dëshmor rënë në Maqedoni;  

nga Lushnja 4 vullnetarë;  

nga Durrësi 4 vullnetarë;  

nga Berati 3 vullnetarë, prej tyre 2 dëshmorë, njërirënë në Maqedoni;  

nga Gjirokastra 3 vullnetarë;  

nga Shkodra 2 vullnetarë, prej tyre një dëshmor; 

nga Fieri 2 vullnetarë;  

nga Tepelena 2 vullnetarë;  

nga Kavaja 1 (një) vullnetar, ai dhe dëshmor;  

nga Çamëria 1 (një) vullnetar;  

nga Vlora 1 (një) vullnetar;  

nga Pogradeci 1 (një) vullnetar;  

nga Peshkopia 1 (një) vullnetar;  

nga Prenjasi 1 (një) vullnetar;  

nga Elbasani 1 (një) vullnetar.  

 

Nga të gjithë këta 151 vullnetarë, 17 kishin qënë oficerë ushtrie të Republikës së  

Shqipërisë, të cilët në Luftën për Çlirimin e Kosovës, (si dhe ata prej trevave të tjera shqiptare), kryen detyra të ndryshme komanduese dhe, 4 prej radhëve të këtyre oficerave kanë rënë dëshmorë.  

Nga KOSOVA LINDORE pati në Ushtrinë Çlirimtare e Kosovës gati 50 vullnetarë; 

Nga shqiptarët në MAQEDONI pati në radhët e U. Ç. K-së gati 50  vullnetarë;  

Nga shqiptarët që jetojnë në MAL të ZI, pati në U. Ç. K-së rreth 40 vullnetarë.  

Në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, (UÇPMB)  

shkuan nga R.Shqipërisë 4 vullnetërë, të gjithë oficerë. 

Në radhë e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (Maqedoni) shkuan nga R. Shqipërisë  

10 vullnetarë, prej tyre 5 oficerë. 

Përsa i përket EMIGRACIONIT DHE DIASPORËS SHQIPTARE, mund të themi  

me krenari se ajo u ngrit si një trup i vetëm, duke iu përgjigjur thirrjes së 2 Prillit 1999 të Shtabit të Përgjithëshëm të UÇK-së dhe Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës, dhe brënda dy javësh mbritën në Durrës gati 12 mijë vullnetarë. Shumë prej tyre të lindur nga prindër shqiptarë në Perëndim, edhe pse nuk e dinin gjuhën shqipe, ndiheshin shqiptarë. 

Një mobilizim kaq të madh e kaq të shpejtë nuk munden ta bëjnë dhe shtete shumë të organizuar, e jo më të vinë kaq shumë brenda një jave nga të katër anët e ruzullit tokësor, sikundër erdhën djemtë dhe burrat shqiptarë. Ky është kombi shqiptar!  

Me këtë veprim i treguam botës mbarë se ja kush është karakteri i vërtetë i shqiptarit, të cilin kur e thërret Atdheu ngrihet edhe nga varri. Të gjithë këta vullnetarë i dhanë Luftës Çlirimtare të Kosovës karakterin e një lufte mbarë kombëtare, dhe UÇK-së i dhanë karakterin e një ushtrie mbarë kombëtare.  

Mirëpo Lufta për Çlirimin e Kosovës pati edhe një karakteristikë tjetër. Në atë 12 mijëshen  

e vullnetarëve që erdhën nga diaspora, pati edhe VULLNETARË ME KOMBËSI JO SHQIPTARE nga 10 shtete Perëndimore: nga Gjermania, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Kanadaja, nga Franca, nga Norvegjia, nga Finlanda, nga Italia, nga Algjeria dhe nga Turqia. Nga radhët e tyre kemi rreth 10 dëshmorë.  U përsërit internacionalizmi i Luftës së Spanjës ku morrën pjesë vullnetarë nga 53 shtete; ajo luftë zgjatu 3 (tre) vjet, 1936-1939, ndërsa vullnetarët internacionalistë në Luftën e Kosovës erdhën në 78 ditëshin e angazhimit të NATO-ja me aviacionin e saj (24 mars – 8 qershor 1999). 

Kjo pjemarrje i dha Luftës për Çlirimin e Kosovës tiparet e një LUFTE INTERNACIONALISTE (dhe, si e tillë, jo vetëm që nuk mundet ta mohojë kush nga forcat politike shqiptare të Prishtinës dhe të Tiranës, që deri tash kanë folur me gjysëm zëri, për mos të thënë me përbuzje si ato ashtu dhe shoqatat shqiptare të veteranëve të Luftës II Botërore), por me atë luftë dhe atë ushtri mbarë kombëtare, njëkohësishtë me tipare edhe internacionaliste, do të krenohet jo vetëm historia kombëtare shqiptare, por edhe ajo e luftrave botërore.  

Kjo përbërje mbarëkombëtare e ndërkombëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ka dhënë pjesmarrësve në radhët e saj të drejtën të jenë krenarë ata si dhe bijtë, bijat, nipa e mbesat e tyre, që nesër të mburren me aktin e prindërve dhe gjyshërve të tyre, si dhe të dinë se ku t’i kërkojnë rrënjët e tyre, por dhe miqtë e vërtetë. 

Nga radhët e gjithë këtyre vyllnetarëve, jo qytetarë të Kosovës, kanë rënë dëshmorë 62 prej tyre. 

 

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk