DITËMADHJA E SHQIPTARISË!

28
Nov
2025
Nga: ISA FERIZAJ

28.11.2025.
Sot, ditëmadhja e shqiptarisë, ç’i ndritka nuri;
Vjen terrsithellash, në të sajën zemër, flamuri!
Fluturoi Flamurshqipja, nga lavdi e Skënderbeut;
I solli ogurbardha, Ditëbashkimin Mëmëdheut!
–
Sot, heroike ditë je, me Flamurshqipen e lirisë;
Je, shqipe n’fushëkuq, frymëjetë e shqiptarisë!
S’t’u ftoh, jo, gjakderdhuri shekujsh për atdhe;
Në gji e ruajte, ditepokale, dritë, t’na bëhej ne.
–
O ditëshenjta lavdipraruar, e kohërave kurorë;
Ti ëndërrmbushur, si diellrreze, bujte në Vlorë!
Gjakkuqin me shqiponjë, serish na e shpalose;
Mëvetësinë na e dhe, me lavdivulë, ç’e vulose!
–
Nën Flamurkomb, trojet tona mëvetësove;
Mbarë trojesh etnike, Kombin njëjtësove!
Nam, nder edhe emër, ç’ia rrite shqiptarisë;
Çakejt rrotull i tmerrove, hienat e histerisë!
–
Ngrite Flamurkombin, i fole botës si dikur;
Foli shqiptaria, në zë të të urtit, Kryeburrë!
Foli Ismal Qemali e, krejt bota vesh e mori;
Aty qe shqiptaria, Isë Boletini, zemërbaroti!
–
E trondite, moj ditëmadhe, Evropën hileqare;
I tregove asaj se s’vdes jo, rron raca shqiptare!
Pa ç’na u sulen egërsirat, na vranë e copëtuan;
Por, jo, jo! Assesi, kombin tonë, dot s’e shuan!
–
Rrofsh, o ditë atdhelavdie, e kombit majavlerë;
Lidhe heronjtë, Kastriot, Ismail Qemal e Enver!
Në ballë të historisë, ata yjet, që kurrë s’shuhen;
Rron njëzet e teta e Nëntorit, saj kombi mbruhet!
–
Jo, jo! S’na e shuajnë rrufetë, në zemra zjarrin;
O Nënë e tonave ditë, e linde ti, Adem Jasharin!
Ti, heroikja lavdimbuluar, në dritë nxore UÇK;
O njëzet e teta nëntorjane, epokalja e tim Atdhe!
–
-Mos flini me hasm,- na the -pará e tij,i yni varr!
Kurrë, mirë s’na deshi, na përçan, flakë na kall.
S’e duron ditëlavdia e flamurit, jo, jo, tradhtinë;
Don ajo, nder, dinjitet, sovranitetin, mëvetësinë!
–
Kjo ditëmadhore, o shqiptarë, quhet “Lavdi”;
Kjo ditepokë, vëllezër, frymon prore shqiptari!
Kjo shqipeditë, sharm e nur, quhet “Ditëflamur”;
Kjo legjendare ditëkomb, palcën ka, në palcëgur!
–
Sado stuhi derdhen mbi ne, rron njëzet e teta;
Ndrin si dielljeta, e jona ajo, është si dielljeta.
Flamur e ditëkushtrim, prore, na lyp Bashkim!
Tek Flamuri,besa-besë, sot kombi don shpëtim!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/11/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk