Djepi i Gjakut

06
Aug
2025
Autor: Genci Sefa – Lushnja


Le të sulemi, vëllezër, nën flamur me gjak,
në flakë të lirisë të digjemi prapë,
të na dehë baruti si vera e re,
me shpirt të ndezur – për nder e atdhe!

Të vdesim me britmën: “Rroftë Shqipëria!”,
me gjakun në buzë – të vlojë krenaria,
se vdekja për Atdhe s’është vdekje, jo –
është jeta që rilind – përjetësisht Hero!

Zgjidhe çfarë feje do, si të ndjesh në shpirt,
në kishë, në xhami, në mal a në dritë,
po kurrë mos guxo t’i kthesh shpinën kombit,
se e tradhton gjakun, e therr shpirtin tonë.

Kush bën armikun me flamurin e vet,
vulë turpi në ballë: tradhtar përjetë!
Se kombi s’është zgjedhje, as pazar i ri –
është gjaku i nënës, është djepi i fëmijërisë

E kush harron gjuhën që i ka falë Nëna,
le të shkojë e tretet n’shkretëtirë me hiena –
se s’ka vend n’shoqëri për vëlla të shitur,
që shet dhe nderin me shpirt të shprishur!

Ndaj le të digjemi në këtë flakë të shenjtë,
si prush në zemër që kurrë nuk shuhet,
dhe le të vdesim si trima – në këmbë,
me fjalën e fundit: “Rroftë Shqipëria Nënë!”

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk