Drejtesia dhe burokracia.

18
May
2024
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

      Qytetaret amerikane ndjehen tejet te lodhur e te zhgenjyer me sistemin e drejtesise ne Amerike, ku mendohet nga popuj dhe vende te tjera se nje gjendje e tille, kurresesi nuk ka mundesi te jete e vertete ne drejtesine e ketij vendi model e te enderruar te demokracise.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      Por jane kaq te shumtat, e rasteve ku organet e drejtesise nuk veprojne drejte, ne baze te mbrojtjes se ligjeve, sa i lutesh te gjithepushteteshmit ne qiell, per ata qe besojne, qe te mos “jeshe me fat” te kesh nje problem per t’ju drejtuar organeve te drejtesise per ta zgjidhur. Dhe kjo vjen nga fakti se brenda te njejtes pakete ligjiore, te miratusr per t’u zbatuar pa dallime, nga ligjevenesit, sipas parimit qe te gjithe jane e duhet te jene te njejte te barabarte, e te pergjegjshem para ligjit.

      ”Prapesite’ e ndodhura “pa dashje” nga organet e drejtesise, shtyjne jo pak njerez te ndershem, qe u dhimbset fati i se ardhmes se vendit, te kerkojne te ndalojne poziten e veprimit me dy standarte te drejtesise nepermjet organizimit te protestave ne daljen ne rruge, te masave te medha te njerezeve, ku ne protestat e tyre ngrene zerin sa me lart qe burokracija te mos mbetet e shurdher, por te degjoje e te degjoje mire, nevojat dhe problemet e shumeta te njerezeve amerikane.

      Kush ka probleme, dhe i drejtohet gjykates e organeve te tjera te drejtesise, shikon se ka dy standarte ne zbatimin e ligjit. Me sa duket edhe miqte tane amerikane, kane mesuar nga ne shqipetaret, ne vend qe te ndodhe e kunderta sic eshte enderra e shqipetareve, per te pasur nje drejtesi te njejte per te gjithe. Duket qarte se shprehja shqipetare se “ka ligj, por ka edhe Maliq”, shprehje e cila thote se ligji behet nga Maliqi, e ai duhet te zbatohet jo sic eshte shkruar e sic eshte vulosur, por sic vendos “Maliqi” vete, ka zene vend edhe ne Amerike! “Ndoshta eshte faji” i emigranteve shqipetare te Amerikes, qe “po e bejne Ameriken si Shqiperia?!

      Populli inteligjent shqipetar, nga eksperienca e tij, ka edhe nje fjale tjeter te bukur, per “drejtesine e drejtesise”, e cila thote: “Kush te ngordhi ne hu, Kadiu, e ku do te ankohesh, prape tek Kadiu”!

      Mire te nderuar miqte e mia amerikane, nga une qytetari shqipetar me shtetesi amerikane, duhet mire te dini, se kjo gjendje, qe per mua eshte e njejte ne drejtesi, si ne atedheun tim ame, te origjines, edhe ne atdheun e dyte, te cilin nuk e dua me pak se ai i origjines, por as me shume se ate te origjines, po u them se jeni se prapthi, dhe kesaj meseleja ja degjoni kengen nje dite, kur “violina te qaje per ate qe nuk vazhdohet me”, e ky moment eshte me dhimbje te nderuar, qofshi ju amerikanet e shteresave te mesme apo edhe te pasur, e po ashtu edhe per “pro-amerikanet” shqipetare, servile e puthadore profesioniste.

      Eshte masive, nder amerikanet, ne biseda midis tyre ne grupe miqsh, apo edhe ne organe te ndryshme te medias, mendimi:

      ’Për një kohë të gjatë, ka pasur grupe të ndryshme drejtësie në sistemin tonë (amerikan-L.B.) ligjor – një për të pasurit dhe të fuqishmit dhe një tjetër për ne të tjerët. Dhe kjo hipokrizi ka ngarkuar në mënyrë disproporcionale komunitetet indigjene, zezake, latine dhe aziatike të Amerikës. Dhe tani, ky standard i dyfishtë është shfaqur plotësisht, pasi dikush që duhet të mbahet sipas standardeve më të larta etike dhe ligjore në vendin tonë, manipulon sistemin tonë ligjor për t’iu shmangur llogaridhënies dhe për të fshehur informacionin nga publiku.”

      ”Oh, e mori e mira, e mori”, kjo eshte saktesisht si ne SHQIPERI, ku “drejtesia e re” e vendosur pas permbysjes se sistemit socialist ne Shqiperi, nen udheheqjen “e babajit te demokracise” alla shqipetare, nje fare njeriu qe zbriti nga nje zone e thelle e maleve shqipetare, me nje valixhe druri, nje nga ata qe kishte fjetur me trungun e pemes nen koke, ne vend te jastekut, u be doktor, e si doktor kardiak, pritej e shpresohej te sheronte plaget e hallet e shqipetareve. Por ky doktor me bluze te bardhe mjeku, e me zemer te zeze, me koburen UDB-ashe, qe qendronte mbi koken e tij, nga rekrutimi ne sherbim te UDB-se, e coj SHQIPERINE ne zerro, duke perdorur edhe nje mashtrim ne emer tuaj, duke thene se industria e re moderrne, ishte ngarkuar ne anijet amerikane, qe prisnin ne Itali, per ta bere SHQIPERINE ZVICER, na falni, por duhet te lexoni “per t’a bere Shqiperine ha*e”, sic u be.

      Ju miqte e mij amerikane, mos e lini me gjate ne drejtesi te veprojne dy standarte, mbasi pasojat sociale, do te jene katastrofike, e po ashtu edhe pasojat ekonomike, jo vetem per shtresen e mesme, por edhe per ate te te pasureve te ketij vendi te madh, aleat i shqipetareve, qe quhet Amerike. Mos harroni se ju, dhe vendi juaj, eshte shembull dhe shpresa per shume popuj te tjere, e ne se ju deshtoni, demet jane te pallogariteshme kudo ne bote.

      Ndersa ju miqte e mi shqipetare, bashkekombas te mi, kudo qe jeni, jetoni e veproni, mos harroni se jeni vetem ju dhe vetem ju qe duhet t’i dilni zot atedheut tuaj, SHQIPETARISE. Populli shqipetar thote nje fjale tjeter te madhe, se “e di i zoti i shtepise se ku i pikon catia” apo “traun e shtepise e mban vetem i zoti i saj”. Voten tuaj qe keni si neneshtetas i nje vendi tjeter, kur ta hidhni ne kutite e votimit, pyetni veten edhe ne se e ndihmon apo demton SHQIPETARINE, direkt apo indirekt zgjedhja e ketij personi qe une i jap voten?! Mos shikoni emertimin e partise qe ju mbeshtetni, por programet dhe objektivat qe kane edhe ne drejtim te kombit shqipetar, sepse ndryshe shkoni te flini me mullixhiun per inat te vjehrres”, apo perseri “per inat te vjehrres, luteni t’ju vdese edhe djali i vetem”!


15 Maji 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 18/05/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk