Drejtësia e njëanshme e ‘drzhavës’!

29
Sep
2023
Shkruan: Medai Shaholli


Me ligjin për amnisti që do të miratohet së shpejtinë parlamentin e Severnës si duket nuk do të lirohen të dënuarit e formës së prerë të rastit ‘Monstra’, pasi për këtë ligj janë shprehur socialdemokratët e premierit Dhimo, të cilët kanë thënë se nga ky ligj nuk do të përfitojnë të dënuarit e ‘Monstrës’.
Vite më parë ku ishte në opozitë pionieri i titistëve të rinj Zajko, deklaronte se ka prova për pafajësinë e të burgosurve shqiptarë të rastit ‘Monstra’ dhe se me ardhjen e SDSM në pushtet do të vendoset drejtësia!
Dhe ja ku jemi afro tetë vite më vonë drejtësia e ‘drzhavës’ ngeli drejtësi e kapur dhe e njëanshme që jep vendime ndryshe për shqiptarët dhe ndryshe për sllavo-maqedonët, ku togat e zeza në të gjitha nivelet e Gjykatave po japin vendime sipas oreksit të pushtetit dhe jo sipas drejtësisë së pavarur.
Sheqerkat ‘demokratike’ që u hodhën në treg për injorancën shqiptare nga ish premieri Zajko’, si slogan ‘për një jetë më të mirë për të gjithë’, nuk dolën kurrë në horizont por ngelën një premtim i vakët dhe i parealizueshëm.
Zëvendsimi i një sharlatani me një sharlatan tjetër kokëzbathur si premieri Dhimo, nuk sjell progres dhe ‘një jetë më të mirë për të gjithë’ ku shqiptarët janë dëshmitarë të gjallë para lojrave të skuthëve sllavo-maqedonë në krye të qeverië së paku në dy dekadat e fundit të shkërdhatokracisë dhe drejtësisë kapur dhe të njëanshme të ‘drzhavës’.
Ky është disponimi antishqiptar dhe shoven i Gjyqësorit të ‘drzhavës’ që paraqitet përmes padronëve të pushtetit siç janë titistët e rinj të SDSM-së me vendimeve të padrejta dhe të njëanshm vetëm se janë shqiptarë!
Ndaj, fajtorin mos ta këkojmë vetëm te skuthët e pushtetit që qeverisin këtë ‘drzhavë’ si premierët e qeverisë, por edhe te bashkëpunëtorët e pushtetit siç janë vasalët shqiptarë, të cilët nuk dinë të thonë asnjëherë JO, se nuk jemi dakord me vendimet njëanshme të Gjyqësorit të njëanshëm dhe qëndrimet shovene të pushtetit ndaj shqiptarëve të cillët ajo i konsideron si grup etnik pa identitet gjuhësor!
Fundja çdo popull meriton ata qeveritarë që ka, ndryshe do të ishim ndryshe.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 29/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk