DREJTËSIA VONON MË NË FUND TRIUMFON!

01
Sep
2023
Shkruan: Fadil Shyti


(Populli)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Siç lexova në fzb, së shpejti Lajçak dhe Borrel, nuk do të jenë edhe më tutje udhëheqës e bisedimeve në Bruksel,-midis Kosovës dhe Serbisë.
Çështjen në fjalë, do ta marrë në duar, Amerika.
Të shpresojmë që, më në fund; punët atje të marrin për së mbari,-e, jo si gjer më tani, që dialogu bëhej me shumë pengesa dhe bllokada për Kosovën, sipas politikave reaksionare serbo-ruse-europiane-amerikane.

“Drejtësa, triumfon me dituri dhe vendosmëri, drejtësisë i duhet gjithashtu, morali i lartë luftarak dhe forca”!
(F.SH).
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me politikën dhe diplomacinë e urtë larpamëse, me vendosmërinë e tij, ndonëse u detyrua të hyjë në procesin e padrejtë të dialogut të Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë, arriti që, çështjen e pazgjidhur të Kosovës dhe në veçanti çëshjen e Mitrovicës dhe të veriut të Kosovës ta çojë më përpara, botërisht, e shtrojë bindshëm me argumernte, të drejtën tonë shqiptare, për të shtrirë sovranitetin në çdo cep të Republikës, me mendje të kthjelluar në tavolinën e qarqeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
-Arriti me suksese në aksione kombëtare, jo veç politike që: pa maltretuar, lënduar, plagosur, burgosur, apo, pa e vrarë as,-një kundërshtarë politikë; siç bënin pushtetarët dikur, me Albinin dhe LVV,-mirëpo, me përkrahjen e popullit të Republikës së Kosovës, i eliminoi nga skena politike opozitarët servilë LPAN dhe Listën Serbe e nxori jashtë lojës demagogjike, në Kuvendin e Prishtinës e kishte (me nder jush) by…,-ndërsa, kokën në Kuvendin e Beogradit, në koalicion me mashtruesit e paqësimit të Kosovës, në bashkëpunim ekonomik dhe politik me Radojçiqët dhe Veselinoviçët.
të cilët, qeverinë “Kurti 1”, së bashku me Grenellin “ameliiikan, pas një qeverisjeje disa mujore, arritën ta rrëzojnë, madje në një gjendje të nderë tejet kritike, kur Shqipëria Etnike dhe bota, po përjetonte sulmin e Covid 19.
Ztr, borgjezë dhe pinjollë të kthyer në llumproletariat reaksionarë, të me një mocion me vota “të natës” dhe të tregtive të poshtra arritën të krijojnë një qeveri ilegjitime, të “Abdulla Huti” për më keq, me një deputet të inkriminuar në vepra penale.
-Pas zgjedhjeve të parakohshme, Albini dhe LVV fituan bindshëm me rezultatin famoz, mbi 51% të votave të popullit të Kosovës. Për Albinin dhe qeverinë “Kurti 2”, përsëri filloi “golgota” maratonike e dialogut në Bruksel dhe kriza ekonomike në ballë të globit, pas ikjes së Covid 19, shpërtheu LÇ-re, për çlirim nga pushtimi rusomadh në Ukrainë, superfuqitë u ndeshën nga larg-afër, kriza ekonomike u zgjerua në Europë.
Albini dhe LVV në qeverinë, “Kurti 2” u ndeshën në shumë fronte të bërjes së shtetit të Kosovës.
-Rikthimi i Albinit në pushtet e dridhi Serbinë e krajëve të rinj, mbi të dhe vazalët e saj, kolonëve ardhacakë dhe shqipfolës në Prishtinë, Tiranë, e gjetkë, filluan “stuhitë e qeta” me goditje sporadike, por që keq e destabilzuan “politikën paqësore” të krajlit Vuçiq.
-Aksionet e pandërprera aktive paqësore, në veriun e Kosovës, e tërbuan Serbinë Fashiste.
Kjo Serbi që ishte mësuar keq, vetëm të përkëdhelej nga opozitarët e sotëm qyqarët, “kosovarë” dhe reaksioni ndërkombëtarë i sojnikëve Mogherini, Grenelli, Hashimi dhe Isa, Serbia as miqtë e saj, nuk po e merrnin me mend, as nuk e kishin parashikuar, “as në ëndrra” që, ngjarjet do të merrnin kahje kaq fuqishme në favor të Kosovës.
-Kërcënimet e saj me ushtri në kufi, Albini në krye të qeverisë përparimtare i merrte me gjakftohtësi ironike, mirëpo, për asnjë çast, pa e ulur vigjilencën!
Serbia pushtuese, kishte dhe ka “përvoja të këndshme”, me Kosovën Kreshnike. Ajo e din që, shqiptari, për asnjë çast, nuk e heq syrin nga shënjestra e pushkës.
Syri gishti dhe pushka, ishin dhe janë dhe do të jenë, pjesë të trupit të tij.
Ato bllokada në rrugët e Kosovës, kërcënimet, bashkë me presionet kobzeza armiqtë tanë dhe tradhtarët, le t’i ruajnë për vete: le t’i trumbetojnë hapur, apo të pëshpërisin si suflerët e Serbisë Fashiste, si Lajçak dhe Borrel,-duke ua dhënë ison për prapësi edhe miku i Serbisë,-Eskobari, pa harruar të theksoj që presionit të tyre cinik dhe i ashpër që, vulën e padrejtësisë e mori duke e barazuar, politikën shqiptare të Albinit si fajtore për gjendjen në veriun e atdheut tonë, ca km, përtej urës së Lumbardhit (ish-Ibrit) në Mitrovicë, urë kjo që e e simbolizon qëllimin dhe paaftësinë e “Europës Plakë”, për të mos qenë e drejtë si kurdoherë që ishte ndaj shqiptarëve, e la qytetin tonë verior të ndarë, e la së bashku me ca mercenarë të politikave dhe të diplomacisë kundër-shqiptare, si Hashim Thaçi, Isë Mustafa, Ramush Haradinaj, Bexhet Pacolli e të tjerë që, nuk e kishin përparësi sovranitetin e Kosovës, por, vetëm përfitimet për t’ i plotësuar lakmitë e makutërisë së tyre personale, familjare, partiake dhe mëe tej, pra, për t’u bërë milionierë, me politikat, alias pula-tikat dhe diplomacinë e tyre prej strucëve servilë.
Albinin, aspak nuk e tundi, as mospërkrhaja e kryetarëve të opozitës Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit, Ramush Haradianj, ndaj politikave të tyre, gjithnjë servile dhe pajtuese me Serbinë Fashte as ajo e Kryemninistrit të Shqipërisë, Edi Ramës, në romancat e tij me Vuçiqin, në veçanti me “Open Ballkanin” tani siç po shihet; me kundërtshtimin e Albinit dhe të Europës, plani i Vuçiqit ra me rrokullsje si një “njeri” prej dëbore, i ngjyrosur zi, si një “njeri” mashtrues me ndjenja akulli…
Të gjithë këta politikanë dhe diplomatë që, mendojnë: “Të kam pushtet dhe pasuri për vete sot, pa, ç’më hynë në punë, se çfarë ndodh nesër, me popullin dhe atdheun”; gjithnjë i kishin dhe i kanë ndihmat e zhurmaxhinjve të “RTSH”, dhe të mediave të tjera të shkruara, me analistë-banalistët zhurmaxhinjtë dhe të mashtruesve të tyre analfabetë në politikë,-me apo pa pagesa, milionëshe që merrnin dhe po marrin liderucët dhe shefat e tyre nga Serbia dhe Rusia cariste e Putinit.
Mirëpo, “Sikur të gjithë njerëzit të ishin të këqijë, do të na lëshonte toka”.
(Populli)
-E them këtë, sepse gjatë këtyre dy viteve e ca muaj, që Albini dhe përkrahësit e tij, kur po ndeshesheshin dhe po ndeshen me fushata nga më të poshtrat dhe më të egrat, kudo në Europë, në Amerikë dhe më tej, burrështetasit përparimtarë, grashtetase përparimtare, senatorë amerikanë dhe deputetë europianë, por edhe ilirikë (ballkanikë, (madje , kishte prej tyre edhe serbë: analistë dhe analiste përparimtare.
Ndërsa, në atdhe, nuk munguan zërat e drejtësisë nga shqiptarë përparimtarë dhe shqiptare përparimtare, duke ngritur zërin fuqishëm, poshtu, as mërgata jashtë atdheut nuk heshti, ndaj këtyre padrejtësive, akuzave, shpifjeve, komploteve, me ca greva dhe protesta “të ca padrejtësive shoqërore”, si ajo e Sindikatatës të Arsimit, ajo e Veteranëve të rrejshëm, e të tjera…, që po i bëheshin dhe që po vazhdojnë t’i bëhen Albinit dhe Republikës së Kosovës e cila është njohur nga më shumë se njëqind e ca shtete, por populli ynë, ende nuk e gëzon lirinë e vërtetë, derisa, shteti i Kosovës, ende është i ndarë, nuk e shtrinë plotësisht sovranitetin e saj; në ca enklava serbe të cilat kudo i kanë ngritë flamurin e Serbisë, të cilat po veprojnë në dëm të shtetit tonë, të përkrahur nga Serbia Fashsite.
-Faleminderit miq dhe mikesha politikanë dhe politikane, analistë dhe analiste, brenda e jashtë atdheut, Shqipërisë Etnike, ishit dhe jeni heklmeta mbrojtëse të vërteta të Kosovës, dhe të së vërtetës dhe të pjesës së ndarë të Shqipërisë, Dardanisë së Kuqe.
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
30 gusht, 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk